Agjencia e lajmeve “Reuters“ i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, pas prezantimit të kabinetit të ri nga kryeministri Edi Rama.
Vëmendjen më të madhe e ka marrë emërimi i “Diellës”, një asistente virtuale e bazuar në inteligjencën artificiale, e cila do të marrë postin e ministres së ngarkuar me prokurimin publik.
Sipas Reuters, kjo është hera e parë që një “anëtare” e kabinetit nuk është fizikisht e pranishme, por funksionon përmes teknologjisë.
Më tej agjencia e lajmeve amerikane ka nënvizuar se dhënia e kontratave të tilla ka qenë prej kohësh një burim skandalesh korrupsioni në Shqipëri, një vend ballkanik që ekspertët thonë se është një qendër për bandat që kërkojnë të pastrojnë paratë e tyre nga trafikimi i drogës dhe armëve në të gjithë botën, dhe ku korrupsioni ka arritur në korridoret e pushtetit.
Një ministër i ri në Shqipëri i ngarkuar me prokurimin publik do të jetë i paprekshëm nga ryshfetet, kërcënimet apo përpjekjet për të fituar favore. Kjo sepse Diella, siç quhet ajo, është një robot i gjeneruar nga inteligjenca artificiale. Kryeministri Edi Rama, i cili është gati të fillojë mandatin e tij të katërt, tha të enjten se Diella, që do të thotë “diell” në shqip, do të menaxhojë dhe japë të gjitha tenderët publikë në të cilët qeveria kontrakton kompani private për projekte të ndryshme.
“Diella është anëtarja e parë e kabinetit që nuk është fizikisht e pranishme, por është krijuar virtualisht nga inteligjenca artificiale”, tha Rama gjatë një fjalimi ku prezantoi kabinetin e tij të ri.
Ajo do të ndihmojë që Shqipëria të bëhet një vend ku tenderët publikë janë 100% të lirë nga korrupsioni. Dhënia e kontratave të tilla ka qenë prej kohësh një burim skandalesh korrupsioni në Shqipëri, një vend ballkanik që ekspertët thonë se është një qendër për bandat që kërkojnë të pastrojnë paratë e tyre nga trafikimi i drogës dhe armëve në të gjithë botën, dhe ku korrupsioni ka arritur në korridoret e pushtetit.
Ky imazh e ka komplikuar pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, të cilin Rama dëshiron ta arrijë deri në vitin 2030, por që analistët politikë e thonë se është ambicioz. Qeveria nuk dha detaje se çfarë mbikëqyrjeje njerëzore mund të ketë për Diellën, ose nuk trajtoi rreziqet që dikush mund të manipulojë robotin e inteligjencës artificiale.
Diella fillimisht u lançua në fillim të këtij viti si një asistente virtuale e mundësuar nga inteligjenca artificiale në platformën e-Albania, duke ndihmuar qytetarët dhe bizneset të marrin dokumente shtetërore. E veshur me veshje tradicionale shqiptare, ajo ofron ndihmë përmes komandave zanore dhe lëshon dokumente me pulla elektronike, duke zvogëluar vonesat burokratike. Jo të gjithë janë të bindur.
Një përdorues i Facebook-ut tha: “Edhe Diella do të korruptohet në Shqipëri.”
Një tjetër tha: “Vjedhja do të vazhdojë dhe Diella do të fajësohet.”
Parlamenti i ri, i zgjedhur në maj, është planifikuar të mblidhet të premten, megjithëse mbetet e paqartë nëse qeveria do të votohet në të njëjtën ditë.