• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Artur Metani, me 8 këshilltarë nepotikë që shndërrojnë ILD-në në agjenci punësimi

19:21 : 11/09/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga avokat Arben Llangozi

Institucioni i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në vend që të jetë shtylla e transparencës dhe garantuesi i llogaridhënies në sistemin gjyqësor, është shndërruar në një çerdhe të nepotizmit, klientelizmit dhe pazareve politike nën drejtimin e Artur Metanit.

Artur Metani ka arritur të vendosë një “rekord institucional”: është i vetmi drejtues në Shqipëri që ka nevojë për plot 8 këshilltarë personalë. Jo se drejtësia shqiptare është aq e ndërlikuar, por sepse qokat duhen shpërndarë me kujdes. Në vend që ILD të jetë institucion i pavarur dhe garant i ligjit, është kthyer në një agjenci punësimi për bij, bija, bashkëshorte e njerëz të pushtetit.

Me këtë ritëm, nuk kemi më një Inspektor të Lartë të Drejtësisë, por një “Kryeinspektor të Qokave”, i cili, për të justifikuar detyrën, ka krijuar rreth vetes një kabinet nepotik që i kushton shqiptarëve miliona lekë në muaj. Ironia është se institucioni që duhet të kontrollojë shkeljet e gjyqtarëve e prokurorëve, është vetë shembulli më flagrant i shkeljes së parimeve të ligjit, meritokracisë dhe paanshmërisë.

Me 8 këshilltarë personalë, secili i paguar me 150.000 lekë neto në muaj nga taksat e qytetarëve, Metani ka ngritur një rrjet familjarësh dhe militantësh politikë që nuk kanë asnjë lidhje me meritën apo integritetin profesional.

Lexo edhe:

Prokurorja Besiana Sadikaj kundërshton pretendimet e ILD

Të mblidhemi bashkë në referendum, se Atdheu na thërret/Na hoqën emrin, Nënë, Baba, Atdhe, Besë, Nder!

Klajdi Dvorani, djali i gjyqtarit Ardian Dvorani, i cili është vetë subjekt kontrolli i ILD-së. Ky është konflikt interesi flagrant dhe provë e kapjes së institucionit nga interesa private.

Lindita Rusmaili, bashkëshortja e Ilir Rusmailit në KAS, emëruar si shpërblim për shërbime ndaj partisë në pushtet. Qokë e pastër politike.
Nensi Hoxha, vajza e rektorit Artan Hoxha, emëruar si shpërblim familjar, një tjetër shembull i përdorimit të shtetit si zyrë punësimi për të afërmit e të pushtetshmëve.

Diana Dervishi, bashkëshortja e Besnik Dervishit, Komisioner për të Drejtën e Informimit, duke dëshmuar lidhjet e hapura klienteliste që kanë kthyer institucionet në pronë private të një rrethi të ngushtë njerëzish.

Këto nuk janë thjesht emërime të gabuara. Janë shkelje të rënda të ligjit, abuzim me fondet publike dhe prova e kapjes totale të drejtësisë nga një kastë e korruptuar që shpërblen njëri-tjetrin me poste dhe privilegje.

Reforma në drejtësi, që iu shit shqiptarëve si shpëtim, sot ka përfunduar në maskaradë nepotike. Në vend që të luftojë korrupsionin dhe të heqë duart e politikës nga gjyqësori, ajo ka krijuar një rrjet të mbyllur ku sundojnë qokat, interesat familjare dhe urdhrat e partisë në pushtet.

Ne i bëjmë thirrje publike SPAK-ut dhe çdo institucioni të pavarur që të hetojë menjëherë këtë skandal. Heshtja është bashkëfajësi. Qytetarët shqiptarë nuk mund të paguajnë më miliona lekë në muaj për qokat dhe pazaret e Metanit dhe klanit të tij.Artur Metani dhe këshilltarët e tij nepotikë duhet të japin llogari para ligjit!

A mund të presin qytetarët drejtësi nga një Inspektorat i Lartë i Drejtësisë që është kthyer në “ILD e qokave”? Kur kreu i tij, Artur Metani, rrethohet me 8 këshilltarë të përzgjedhur jo për meritë, por për mbiemra të pushtetit dhe lidhje familjare, ky institucion humbet çdo besueshmëri dhe shndërrohet në vegël nepotizmi, jo në garant të ligjit.

Etiketa: arben llangoziArtur MetaniavokatDiana DervishiILDInspektoriati i Lartë i DrejtësisëKlajdi DvoraniLindita Rusmailinepolitikeqoka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prokurorja Besiana Sadikaj kundërshton pretendimet e ILD

18:23 : 12/11/2025
AKTUALITET

Të mblidhemi bashkë në referendum, se Atdheu na thërret/Na hoqën emrin, Nënë, Baba, Atdhe, Besë, Nder!

15:23 : 07/11/2025
AKTUALITET

Akuza për mashtrim dhe falsifikim dokumentash, Prokuroria Vlorë kërkon masë arresti për avokatin

09:55 : 06/11/2025
AKTUALITET

“Të q* r*bt qelbësirë”, avokati i zhvat paratë qytetarit, fyen dhe gazetaren

21:42 : 03/11/2025
AKTUALITET

Metani raporton në Kuvend: Gjyqet zgjasin me vite, sistemi i drejtësisë në kolaps nga mungesa e gjyqtarëve

22:05 : 27/10/2025
AKTUALITET

Sjellje të pahijshme dhe të papërshtatshme, ILD kërkon masë për magjistraten e Sarandës/ EMRI

11:48 : 27/10/2025
Para

Analiza e DW: Si e mbron NATO veten nga sulmet ruse dhe çfarë masash ka marrë Aleanca?

TË GJITHA

Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut të drogës në Ekuador, arrestohen 7 shqiptarë

19:08 : 14/11/2025

KPA pranon gjetjen e vëzhguesit të ONM-së për gjyqtarin Ervin Pollozhani

19:04 : 14/11/2025

“Mos hap gojë derisa të mbarojnë zgjedhjet”, SPAK zbardh akuzat ndaj Bufit të Roskovecit

18:59 : 14/11/2025

Rama sulmon sërish drejtësinë: Gjyqtarët ose të korruptuar, ose injorantë

18:54 : 14/11/2025

“Si mbledhjet e Enverit, poshtë komunizmi”, Rama nervozohet me komentuesin: Je idiot

18:35 : 14/11/2025

Majlinda Bufi u mor e pandehur nga SPAK, Bardhi: Vetëm një nga shumë shkeljet që ka kryer

18:33 : 14/11/2025

Viti 2026 vjen me shumë fat për dy shenja horoskopi

18:18 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com