Pasi vetë duket se e ka fjetu mendjen që Edi Rama nuk e bën më ministër, Erion Braçe ka zgjedhur romanin e Lea Ypit “Të poshtëruar” për të goditur kolegët e tij brenda radhëve të PS-së, të cilët po presin me ankth për ta marrë vesh më 11 shtator nëse e kanë emrin në kabinetin “Rama 4” apo jo.
Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se askush nuk punon në këtë kohë, pasi të gjithë zyrtarët sipas tij, po presin se kush do të bëhet ministër, drejtor, përgjegjës, shef i madh apo shef i vogël.
Sipas tij, kjo situatë është e njëjta që nga koha e osmanëve, teksa thekson se të presësh nga zyrat e shtetit që të shërbejnë në gusht është njësoj si të presësh dëborë në verë.
Postimi i plotë:
TE POSHTERUAR-LIBRI SHQIPTAR I LEA YPIT/faqet e mesit
THUAJSE 100 VITE ME PARE, I NJEJTI VEND-SHQIPERI,
I NJEJTI QYTET-TIRANA, TE NJEJTAT ZYRA PUBLIKE!
“NJK PUNON NJERI NE GUSHT JOOO; TE PRESESH NGA ZYRAT E SHTETIT TE TE SHERBEJNE NE GUSHT ESHTE SI TE PRESESH DEBORE NE VERE”;
100 vite me pas, nje here ne dy vite eshte edhe me keq;
Cdo zyrtar shteti pret kush do behet MINISTER, pastaj drejtor, pergjegjes, shef i madh-i vogel, shef;
Pastaj rremuja e organizuar-e perjetshme e Tiranes, zhurma e saj;
Pastaj te gjithe te gjithediturit qe bertasin ne trafik e jo vetem “nuk ka shtet”;
Lexoj dhe pyes; NUK KA NDRYSHUAR HIC GJE PREJ PAS OSMANEVE APO KJO ESHTE FORMA E KRITIKES EDHE PER DJE, EDHE PER SOT?














