• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zjarrëvënie pyjesh me vendim qeveritar

17:20 : 09/09/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Fejton nga Boldnews.al

Unë jam një i pasur, një zengjin i ri pluralizmi, ose edhe një oligark, nëse keni qejf të më quani kështu. Mos më pyesni si i kam bërë paratë; me tendera qeverie, me trafik droge, me mashtrim apo edhe me trashëgimi të ligjshme. Nuk ka ç’ju duhet. Ajo që duhet të dini është që kam llogaritë bankare plot, por akoma më plot dyshekët, jastëqet e qypat në shtëpi.

Shuku i parave më del e më tepron për të ndërtuar resorte e parqe fotovoltaike. Si i pasur, kam kohë të bëj pushime të gjata. Shëtis nga Veriu në Jug. Jo për të ngrënë karkaleca e për t’u shulluar në diellin bregdetar. Jam velur me këto gjëra. Qëllimi im është të shoh terrene se ku mund të investoj paratë, që të mos më kalben, siç i ndodhi një zonje në qendër të Tiranës.

Punësoj një djalë të ri, nga ata që njohin kompjuterin dhe dinë të lexojnë hartat që ka përgatitur Elon Musk me satelitët e tij. I kërkoj që të shohë për terrene të lira për investime të mëdha. Më thotë se bregdetin e kanë zënë të tjerë para meje. Ndaj, alternativa mbeten kodrat në zonat turistike.

“Ka një problem”, më thotë djaloshi, i cili i njeh mirë ligjet. “Kodrat në Theth, në Jalë, Palasë, Dhërmi, Delvinë e kudo tjetër, janë të mbushura me ullishte e pemë drufrutorë”. Ai më thotë se këto pemëtorë ligji i quan “toka bujqësore”. Aty mund të ndërtohen vetëm objekte të lëvizshme, pra pa themele.

Lexo edhe:

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Morali i munguar i politikës

Mendoj: E ç’më duhet mua të bëj një investim miliona e miliona euro për ndërtesa që i merr era?

Djaloshi, me kompjuterin përpara, më sheh me sy pak djallëzorë. “Ka një zgjidhje, nuk të lë Edi Rama pa rrisk!”

E shoh me vëmendje. Ai vazhdon: Në 25 Gusht 2025, Rama dhe nja 10 ministra të tij, kanë miratuar një vendim në Këshillin Kombëtar të Territorit, që thotë se “tokat që në zë kadastral janë pemëtore, por që në terren provohet se nuk ka më pemë, mund të jepen për investime të mëdha betoni”.

Po mirë, i them, çfarë të bëj unë. Të mas pëllëmbë për pëllëmbë Shqipërinë dhe të shoh se cilat toka që kanë qenë pemëtore e ullishte nuk kanë më dru?

“Ka zgjidhje, ka zgjidhje…”, vijon djaloshi dinak.

Nuk e vijova më tej bisedën, ia kapa fillin se çfarë duhet të bëj. Ndërtoj planin me disa pika.

Në fillim, piketoj një tokë me pemë apo ullishte që më pëlqen dhe më intereson për resort ose park fotovoltaik.

Më pas, gjej një bari, që e kalon pjesën më të madhe të vitit në stane në mal dhe i jap porosi që të marr një shkrepse e pak benzinë dhe t’i vëj flakën pyllit. Bariun e josh me një tufë kartmonedhash, të cilat ai nuk i bën as për pesë vjet me qumështin e gjizën e dhive e deleve.

I garantoj që do të mbaj me ushqim familjen e tij, nëse arrestohet nga policia për zjarrëvënie dhe i dal për zot që do të dalë nga burgu për maksimumi një deri në dy vjet. Se, natyrisht, dikush duhet të sakrifikojë pak për t’i dhënë jetë investimit tim.

Por, ama, kur të dalë, bariu dhe familja e tij, do të jenë përherë miqtë e mi dhe do t’i shoh në ditë të mira e të këqija.

Pasi të shkrumbohet faqja e malit nga shkrepsja e bariut dhe pasi të mos ketë mbetur asnjë pemë, marr një topograf të zonës dhe i them që të më hartojë një akt-verifikimi, ku të tregojë të vertetën, që toka që më pëlqen mua, nuk ka këmbë peme në këmbë. Kështu e kërkon vendimi i Ramës me 10 ministra.

Me aktin e topografit në dorë, gjej rrugën për të shkuar deri tek zyrat e Edi Ramës. Prezantoj projektin për resort apo park fotovoltaik në “pemëtoren”, e cila nuk ka më asnjë kokërr druri.

Et voila! Me një shkrepse, me një bari të urtë e të bindur dhe me vullnetin dashamirës të Edi Ramës, edhe unë mund të marrë një tokë gjigante, për të bërë resortin tim.

Pemët? Ju garantoj se do të mbjell disa palma tek-tuk nëpër kantierin e investimit, sa për t’i pasur si foto për në “Facebook”.

Etiketa: Boldnews.alfejtonpemëtpyjepyjeshqeveriaqeveritarRamashkrepesevendimzjarrezjarrvenie

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Bulevardi i bllokuar, protesta zhvendoset në sheshin Skënderbej: Rama jep dorëheqjen!

18:38 : 03/06/2026
AKTUALITET

Ç’po ndodh në bulevard/ Rama ndalon marshimin e protestuesve? Gardh te Kryeministria

18:24 : 03/06/2026
AKTUALITET

Integrimi/ Vokshi akuza qeverisë: Po censurohet opozita dhe publiku

11:51 : 03/06/2026
Para

Aksident i rëndë në Fier! Makina përplas 4-vjeçarin në mes të fshatit

TË GJITHA

Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom