• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Komunat e Jugut rrezikojnë mbylljen masive të shkollave këtë vit, nuk ka më fëmijë

08:49 : 09/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, SOCIALE

69 njësi administrative të vendit, me më pak se 100 fëmijë të moshës 0-14 vjeç, sipas Cens 2023. Në Njësinë Administrative Frashër në Bashkinë e Përmetit kishte vetëm 2 fëmijë të moshës 0-14 vjeç në rreth 8 fshatra kur u zhvillua Cens 2023.

Në komunat e Jugut, fëmijët numërohen me gishtat e dorës, teksa të dhënat mbi popullsinë tregojë tkurrje të madhe të moshave të reja nga Censi deri më 2025.

Me fillimin e vitit të ri shkollor, një pjesë e vendit përballet me zhvillime dramatike, mungesën e nxënësve. Të dhënat nga censi 2023 mbi popullsinë 0–14 vjeç tregojnë se disa njësi administrative kanë aq pak fëmijë, sa nuk kanë nevojë për shkolla.

Në njësinë administrative Frashër, në zonën e Përmetit, në vitin 2023 ishin vetëm dy fëmijë të moshës 0-14 vjeç. Në këtë njësi administrative janë tetë fshatra – Frashër, Zavalan, Ogren, Gostivisht, Miçan, Vërçisht, Kreshovë, Soropull.

Numri i fshatrave është më i madh se ai i fëmijëve. Kjo njësi administrative kishte vetëm 144 banorë në vitin 2023 nga 387 në vitin 2011. Tani gati dy vite pas censit, me gjasë janë zhvendosur edhe ata dy fëmijë duke i bërë tërësisht të panevojshme shërbimet arsimore në këtë njësi administrative. Vite më parë, njësia administrative Frashër, djepi i rilindësve, ka qenë zona më e populluar e Përmetit.

Lexo edhe:

Rama e bën rrugë, betohet sërish: PS nuk ka asnjë shans që të tradhtojë fëmijët e këtij vendi

Tragjedia në Mengël ngre alarmin, a janë të sigurt fëmijët pranë shkollave në akset kombëtare?

Njësitë administrative të Jugut me të dhënat e cens 2023 duket se janë zbrazur tërësisht nga fëmijët. P.sh. në vitin 2023, në njësinë administrative të Zagorisë kishte vetëm 7 fëmijë të moshës 0 deri në 14 vjeç.

Në qytezën e Leskovikut, gjithashtu kishte vetëm 7 fëmijë në moshën e arsimit 9-vjeçar. Ndërsa Ngraçani ka vetëm 9 fëmijë. Po kështu, Pogoni dhe Voskopoja kanë vetëm nga 10 fëmijë të moshës 0-14 vjeç.

Shifra të ngjashme ka edhe në njësitë administrative Odrie dhe Çlirim me nga 11 fëmijë, ndërsa në Novoselë, vetëm me 12 fëmijë, në njësinë administrative Shllak, 13 fëmijë, në Barmash 14 fëmijë dhe në Shosh, 15. Në këto zona, mësuesit shpesh japin mësim në klasa të kombinuara dhe shkollat funksionojnë me numër minimal nxënësish.

Mbyllja e shkollave në këto zona e bën të pamundur që një familje e re të nisë jetën dhe lindë fëmijë. Duket se arsimi dhe zhvillimet demografike janë kthyer në një rreth vicioz, ku shkollat mbyllen nga mungesa e nxënësve dhe nga ana tjetër, familjet e reja zhvendosen nga mungesa e shkollës.

Në anën tjetër, qarqet e mëdha si Tirana dhe Durrësi, sidomos zonat urbane kanë përqendrim më të madh të fëmijëve në moshë shkollore. Ne censin 2023 në të gjithë vendin, kishte 374 mijë fëmijë të moshës 0-14 vjeç. Në të gjithë vendin, 74,5 mijë ose 20% e tyre ndodhen në Bashkinë e Tiranës.

Të dhënat në lidhje me popullsinë tregojnë se zonat rurale, kryesisht në Jug të vendit, do të shuhen në një të ardhme jo të largët, për shkak të mungesës së fëmijëve.

Në njësitë administrative Frashër, Voskopojë, Pogon, Aliko, Zagori, Mesopotan, Ngraçan, Dhiver, Qendër Leskovik, Odrie, Finiq, Livadhja, Çepan, Dropull i poshtëm, fëmijët nën 14 vjeç ishin më pak se 5% të popullsisë së përgjithshme.

Në 14 njësi administrative (nga 377 njësi administrative, ku janë të përfshira edhe bashkitë) numri i fëmijëve 0-14 vjeç zuri më pak se 5% të popullsisë totale. Në 32 njësi administrative të tjera shihet se, fëmijët 0-14 vjeç zunë 5-10% të popullsisë së përgjithshme.

Një 177 njësi administrative, fëmijët zinin nga 10-15% të popullsisë totale.

Në 33 njësi, fëmijët 0-14 vjeç zinin 15 deri në 20% të popullsisë totale dhe në vetëm në 24 njësi administrative, fëmijët zinin mbi 20-27% të popullsisë totale.

Ish-Komuna e Tërthores në Kukës renditet si njësia administrative me numrin më të lartë të fëmijëve në raport me popullsinë totale. Të dhënat e Cens 2023 treguan se në këtë njësi administrative, 27% e banorëve ishin në 14 vjeç.

E dyta renditet njësia Administrative e Gjinajt po në Kukës, në të cilën 26.1% e banorëve ishin fëmijë, e ndjekur nga ish-Komuna Kolsh, po në Kukës, ku 25% e banorëve ishin fëmijë.

Njësitë e Administrative të Kukësit kryesojnë për raportet ende të larta të fëmijëve në raport me popullsinë në krahasim me qarqet e tjera të vendit.

Njësitë administrative, Zapod, Surroj, Fajzë, Shtiqen, Arrën, Grykë Qajë, Ujmisht, Golaj, Krumë, Bicaj, Kalis janë të gjitha pjesë e Bashkisë së Kukës dhe kanë numrin më të lartë të fëmijëve në raport me popullsinë me mbi 21%, duke u renditur në krye të njësive administrative për popullsinë e re në moshë.

Edhe në këto njësi lindjet kanë rënë ndjeshëm gjatë tranzicionit, por sërish normat e lindshmërisë janë më të lartat në vend. Nga ana tjetër, këto njësi kanë edhe nivelin më të lartë të varfërisë në vend.

Të dhënat e Cens 2023 për përbërjen demografike lajmërojnë se si duhet alokohen fondet publike, sidomos në arsim. Ndërsa në njësitë administrative të Jugut duhet bërë gati më shpejt infrastruktura për moshat e vjetra.

Teksa pjesa dërrmuese e banorëve në vend po shkon drejt plakjes, as pushteti vendor dhe as ai qendror nuk është duke i përshtatur politikat sociale në raport me zhvillimet demografike.

Në Veri po rritet braktisja e shkollës, për shkak të mbylljes dhe përqendrimit të shkollave, ndërsa në Jug, mijëra të moshuar që vuajnë nga disa sëmundje kronike nuk marrin kujdes social./ Monitor

 

 

Etiketa: fëmijëGostivishtKomunat e JugutMiçanOgrenshkollaVërçishtZavalan

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama e bën rrugë, betohet sërish: PS nuk ka asnjë shans që të tradhtojë fëmijët e këtij vendi

20:53 : 02/06/2026
AKTUALITET

Tragjedia në Mengël ngre alarmin, a janë të sigurt fëmijët pranë shkollave në akset kombëtare?

21:04 : 01/06/2026
BOTA

UNICEF: 77 fëmijë të vrarë dhe të plagosur në Liban vetëm brenda një jave

11:19 : 30/05/2026
AKTUALITET

Aksidentet fatale/ Shtohen viktimat këmbësorë, në dy muaj humbën jetën 11 persona

18:50 : 29/05/2026
BOTA

Europa në alarm, rritet me 400% numri i materialeve të abuzimeve seksuale me fëmijë të krijuara me AI

13:41 : 29/05/2026
AKTUALITET

Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, arrestohen 13 persona! Sekuestrohen lëndë narkotike dhe armë zjarri

10:02 : 28/05/2026
Para

FOTO/ Ragip Gila largohet me a*më në dorë pas dy v*asjeve dhe dy plagosjeve në Shkodër

TË GJITHA

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom