• Kontakt
Thursday, September 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga influenceret “prost*tuta” tek gazetarët “shpifës”, të gjithë mufkat e rrezikshme të Arben Rakipit

18:53 : 04/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në vigjilje të mandatit të katërt dhe më të fortë politik, qeveria e majtë e Edi Ramës ka nisur të hedhë hapat kryesorë për miratimin e Kodit të ri Penal. Është një draft shumë represiv për qytetarët dhe me nuanca të theksuara tolerance ndaj zyrtarëve të përfshirë në vepra penale që lidhen me detyrën.

Për të prezantuar këtë Kod, me “plot risi positive”, qeveria ka vendosur maskën e Arben Rakipit.

Juristi 64-vjeçar ka ndërruar shumë “maska” gjatë karrierës së tij, e cila ka nisur prej vitit 1985. Rakipi mbajti fillimisht “maskën” e gjyqtarit në periudhën e komunizmit. Më pas, atij iu vesh “maska” e Prokurorit të Përgjithshëm në kohën e pluralizmit, kur u zgjodh nga shumica socialiste e Fatos Nanos në vitin 1997 dhe nga ku u shkarkua si limon i shtrydhur brenda natës së 18 marsit 2002, pas një pakti të rrallë për nga natyra e tij, mes pozitës dhe opozitës.

Pas disa vitesh si avokat, Arben Rakipi emërohet Drejtor i Shkollës së Magjistraturës, duke vendosur “maskën” e njeriut që do të përgatiste gjyqtarët dhe prokurorët e rinj, të cilët do të ndihmojnë Shqipërinë të integrohet në Bashkimin Europian.

Lexo edhe:

Këlliçi: Rama shmangu Samitin e OKB-së nga frika e përballjes me administratën amerikane

Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva

Së fundmi, Rakipit i është veshur “maska” e hartuesi të Kodit të Ri Penal, një material që thuhet se do e bëjë gati vendin të hyjë në BE brenda vitit 2027, siç ka premtuar kryeministri Edi Rama.

I mllefosur për nëpërkëmbjen e karrierës së tij, i vetëpërdorur si “maskim” për punët e rëndomta me natyrë politike, ish-gjyqtari i komunizmit i shndërruar në “demokratikas europianist”, tashmë ka gjetur momentin për të shfryrë të gjithë pakënaqësitë që ka akumuluar ndër vite.

Ka gjetur një mënyrë “origjinale” për të zbrazur mëritë që ka me gjithë botën-të hartoj një Kod Penal, me anën e të cilit të terrorizojë çdo qytetar shqiptar, madje edhe ata që nuk kanë lindur ende.

Natyrisht, Arben Rakipi nuk është truri i këtij Kodi. Ai është vetëm maska, masha me të cilën qeveria e Ramës dhe Ulsi Manjës po mundohen ta mbulojnë me “ekspertë të shkëlqyer” produktin që nuk synon parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, por frikësimin e çdo zëri kritik ndaj qeverisë, ndaj pushtetit të Liderit.

Por, Rakipi nuk e ka aspak problem të përdoret e keqpërdoret çdo herë që i jepet rasti të flaës për “risitë” e Kodit të ri Penal.

Ai ka mendim për çdo gjë, nga puna e influencerave e deri tek etika e gazetarëve. Nga zbutja e penalizimeve për shpërdorimin e detyrës e deri tek dënimi me burg për keqtrajtimin e kafshëve.

Përgjatë javëve të fundit, Arben Rakipi ka mbushur hapësirën mediatike e publike me thagmat e tij, në një përpjekje për të shpërndarë sa më shumë konfuzion me detaje idiote të Kodit të ri e për të fshehur “hiletë” e qeverisë për të shpëtuar sa më shumë nga armata abuzuese qeveritare.

“Boldnews.al” ka përmbledhur disa nga “thagmat” e prezantuara nga Arben Rakipi, gjatë fushatës së tij për Kodin e ri Penal.

Prostitucioni

“Ky lloj profesioni (prostitucioni) ka marrë përkrahje të gjerë që demonstrohet haptasi edhe nga influencerët e jetës të të miturve apo të tjerëve në vend. Për rrjedhojë lënda penale tashmë është e padobishme. Këtu jemi bazuar për të bërë propozimin tonë”.

Shpifja

“Shpifja, kjo është mjaft delikate nga të gjitha pikëpamjet. Mund të shpifë kushdo nuk është e domosdoshme që subjekti të jetë gazetar, ka sisteme nga ato që më duken të papërshtatshme që me ligj kanë përjashtuar gazetarët nga penalizimi i shpifjes. Ai sistem, sistemi belg në mos gaboj, më duket e para që cënon barazinë e njerëzve para ligjit, plus më duket fyes për gazetarët sepse nëse përjashtohen nga penalizmi për shpifjen më duket sikur u jepet licencë për të shpifur.

Apo më keq akoma përmban paragjykimin që po ata shpifin. Në fakt nuk është kështu. Misioni i gazetarit është tjetër gjë, lidhet me të vërtetën, fakteve dhe analizave që çon në të vërteta dhe konskluzione. Shqetësimi që gazetari të mos kërcënohet me penalitet sepse ekziston mundësia që mund të gabojë, dhe atij i duhet një mbrojtje, kjo është përjashtuar”.

“Shfaqjet e huaja”

“Ne si grup pune kemi menduar, që këto vepra të penalizohen. Por diskutimi publik na lejon të shohim nëze është i drejtë apo jo. Nuk bëhet fjalë për sondazhe të rreme e dëshira, por për një sondazh real që na lejon të kuptojmë a ia vlen të penalizohet për shembull bigamia, pirja e alkolit në publik… A ja vlen të penalizohet çështja e alkoolit? Që janë çështje të thjeshta në pikëpamjen ligjore, por në pikëpamjen sociale janë shumë të rëndësishme”.

Eutanesia (vrasja e asistuar)

“Ka dhe çështje që duhet t’i depenalizojmë. Eutoanazia që nuk është prekur në publik apo prostitucioni, edhe për këtë çështje nuk është folur fare. Diskutimi publik është mjaft i rëndësishëm”.

Shpërndarësit e drogës

“Shpërndarësit e rrugës, kur nuk është për përdorim vetjak, ne mendojmë që të mos penalizohen, me kushtin që të tregojnë se ku e kanë marrë drogën, pra burimin”.

I rrituri i mitur

“Nëse një person kryen një vepër penale që nuk është e rëndë, mund të përfitojë të njëjtin trajtim si i mitur. Kjo nënkupton më shumë masa edukative dhe më pak dënim penal”.

Vjedhja

“Vjedhjet brenda familjes janë vlerësuar që mund të trajtohen me ankim. Prokurori nuk e fillon dot çështjen përveçse me ankim, dhe kjo është lehtësuese për politikën penale në tërësi”.

I mituri 21-vjeçar

“Si i mitur mund të trajtohet edhe një 21-vjeçar, pas një vlerësimi statistik dhe logjik që mbështet pjekurinë e tyre. Mosha 18-vjeçare, 16 apo 14, në rastet e krimeve duhet të trajtohet me më shumë tolerancë. Kemi bërë këtë propozim në mënyrë që të jetë në dobi të shoqërisë sonë,” përfundoi Rakipi.

Burgimi i përjetshëm

“Dua të ndalem te lirimi para kohe me kusht. Ne kemi patur në ligj disa pengesa që lidhen me aplikimin e lirimit para kohe me kusht, lidhur me burgimin e përjetshëm. Diskutimi i gjatë u mbyll me propozimin që po, ne mund ta aplikojmë lirimin para kohe me kusht, për dënimin me burgim të përjetshëm”.

Këto javë vetëm disa nga “risitë” që ka prezantuar publikisht Arben Rakipi, në cilësinë e draftuesit kryesor të Kodit të ri Penal.

Natyrisht, këto ‘thagma” janë deklarata, kryesisht për konsum publik dhe që mbulojnë të vërtetën më të madhe që gjendet në projektin prej 952 nenesh të projektit. Brenda tij ka shumë e më shumë problematika të mprehta, të cilat e orientojnë Shqipërinë drejt autokracisë zyrtare.

 

 

 

 

 

Etiketa: BEEdi Ramakodi i ri penalkomunizemshkolla e magjistratures

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këlliçi: Rama shmangu Samitin e OKB-së nga frika e përballjes me administratën amerikane

19:59 : 25/09/2025
AKTUALITET

Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva

19:37 : 25/09/2025
AKTUALITET

Tomorri: Lidhjet me kartelet e drogës, kanë bërë që SHBA t’i mbyllë derën Edi Ramës

19:11 : 25/09/2025
AKTUALITET

Takimi i njerëzve të Ramës me bosët e krimit në Aruba/ Gazetari: Ka përgjime, përmendet kryeministri

18:58 : 25/09/2025
AKTUALITET

Zbardhet vendimi i Qeverisë, shkarkimin e Erion Veliajt e firmos vetë Edi Rama

17:58 : 25/09/2025
AKTUALITET

Zvarritja e zgjedhjeve të pjesshme vendore, PS me standarde të dyfishta

17:58 : 25/09/2025
Para

Mbyllet pjesa e parë, Shqipëria nuk arrin t'i shënojë Gjibraltarit (Video)

TË GJITHA

EMRI/ Aksident me vdekje në aksin Peqin–Elbasan, humb jetën punëtori i pastrimit

20:52 : 25/09/2025

Skandal në fshatin Kurdari të Matit/ 2.5 mln euro për ujësjellësin, banorët ende pa ujë të pijshëm

20:51 : 25/09/2025

EMRAT/ Dënohen me 40 vite burg 7 shqiptarë në Britani, kishin një rrjet “shtëpish bari”

20:43 : 25/09/2025

Skema Ponzi që mashtroi qytetarët e Divjakës: 580 viktima, mes tyre edhe zyrtarë lokalë

20:33 : 25/09/2025

Torturë, përdhunim dhe vrasje “live” në Instagram, 3 vajza bien pre e një bande droge në Argjentinë

20:29 : 25/09/2025

Si u mashtruan banorët e Lushnjës nga skema piramidale “XEUX”! Ekspertët: Kanë patur garanci nga lart!

20:19 : 25/09/2025

“Fenomen shqetësues”/ INSTAT: 180 aborte për 1 mijë lindje vitin e kaluar

20:12 : 25/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com