Deputeti socialist Erjon Braçe ka bërë një denoncim të fortë publik mbi ekzistencën e një skeme piramidale që, sipas tij, është përhapur me shpejtësi në zonat e Divjakës dhe të Lushnjes.
Braçe deklaron se prej dy muajsh është në dijeni të kësaj skeme, të quajtur TXEX e cila funksionon online dhe përmes telefonave celularë. Ai thekson se është kontaktuar fillimisht nga një sipërmarrës vendas, i shqetësuar nga përhapja e fenomenit në komunitet.
Braçe u bën thirrje qytetarëve që janë përfshirë në këtë skemë që të tërhiqen menjëherë dhe të bashkëpunojnë me autoritetet.
“Dilni sa më shpejt nga kjo piramidë dhe denonconi në policinë e shtetit. Dorëzoni atje telefonin tuaj që hetuesit të kenë mundësi të ndjekin përgjegjësit përmes rrjedhës së parave”, shkruan Erion Braçe.
Sipas tij, vetëm në Divjakë mund të jenë përfshirë mbi 1,000 persona, një shifër alarmante për një zonë me popullsi të vogël. Ai thekson se situata është “e tmerrshme” dhe se përhapja e mëtejshme në Lushnje është një kërcënim serioz.
Postimi i plotë:
PIRAMIDAT E REJA;
TANI JANE ONLINE, NE CDO TELEFON!
PO JU GRABISIN!
KJO-TXEX ME E MADHJA!
KAM DY MUAJ QE MERREM ME KETE;
DIVJAKA ESHTE ARSYEJA-PERFSHIRJA KETU, NISUR NGA NUMRI I VOGEL I POPULLSISE ESHTE I TMERRSHEM!
Dy muaj me pare nje sipermarres me vuri ne dijeni, ai nisur nga cpo degjonte prej njerezve te ndryshem ne Divjake;
Jam munduar ti them kujt kam mundur ne Divjake te dale sa me shpejt nga kjo SKEME PIRAMIDALE apo te MOS HYJE NE TE;
Ja kam komunikuar POLICISE dhe dua shume te besoj e kam besim qe po ben gjene e duhur!
SOT, KUR SKEMA MUND TE KETE PERFSHIRE MBI 1000 PERSONA VETEM NE DIVJAKE BRENDA E PO HYN NE LUSHNJE, DUA TA PERSERIS APELIN PUBLIKISHT-JO ME INDIVIDUALISHT:
DILNI SA ME SHPEJT NGA KJO PIRAMIDE DHE DENONCONI NE POLICINE E SHTETIT-DOREZONI ATJE TELEFONIN TUAJ QE HETUESIT TE KENE MUNDESI TE NDJEKIN PERGJEGJESIT PERMES RRJEDHES SE PARAVE;
PER KE ESHTE JASHTE SKEME E PO JOSHET TE HYJE;
MOS HYR ATY, DO TE GRABISIN; TI I KE PARA MUNDI E DJERSE, PUNE TE FORTE E TE LODHSHME ME TOKEN;
MOS UA JEP GRABITESVE!