Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar në News24 mbi zhdukjen për rreth 10 orë të ish-zv/drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima, ngjarje që ka ngritur shumë pikëpyetje.
Sipas Lalës, Shima konsiderohej si “truri kryesor” i AKSHI-t dhe kishte dijeni për çështje të rëndësishme që mund të çonin në hetime të reja. Ajo tha se nuk beson se kemi të bëjmë me një largim me dëshirë, por se Shima mund të jetë kërcënuar për të heshtur.
“Daniel Shima di shumë. Nëse ai flet, shumë hetime mund të hapen. Nuk besoj se është një largim i zakonshëm. Duhet hetuar nëse ai është kërcënuar dhe nëse ka nevojë për mbrojtje”, tha Lala.
Një tjetër detaj i rëndësishëm sipas Lalës është se Shima kohët e fundit kishte marrë para me fajde, çka shton dyshimet për presione dhe kërcënime ndaj tij.
Klodiana Lala: Daniel Shima konsiderohej si truri kryesor i AKSHI. Kontaktin e fundit Shima e ka pasur me partneren. Ai ka qenë në Borsh, gjatë kohës së kthimit kishte blere vezë. Dje ka shkuar tek shtëpia e gjyshes. Partneres i ka dërguar vetëm një mesazh që po më arrestojnë. Nga ky moment është dhënë alerti. Por, kamerat e sigurisë e tregojnë edhe në Tiranë, deri tek Tuneli i Elbasanit. Ai ka thënë se ka pasur konflikt me partneren. Unë nuk e shikoj kështu, por besoj se çështja ka nevojë për hetim të thelluar. Policia duhet të sqarojë se Shima, pasi iku nga Tirana, kë takoi në Borsh dhe Shijak, pse e dërgoi atë mesazh se do më arrestojnë.
Daniel Shima di shumë. Nëse ai flet, shumë hetime mund të zhvillohen. Nuk besoj se ka qenë ikje me dëshirë. Duhet ditur nëse ai është kërcënuar dhe për të heshtur, a ka nevojë ai për mbrojtje dhe mos ka nevojë të flasë për atë që ka ndodhur në AKSHI. Kohët e fundit kishte kërkuar para me fajde. Kësaj çështje duhet t’i shkojë deri në fund policia. Ndoshta ka njerëz që janë të interesuar që ai të heshtë.