• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zjarret/ Kur Rama akuzonte: Shqipëria digjet, kryeministri krihet

10:25 : 14/08/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Ishte gushti i largët i 2012-ës. Vapë, njëlloj si tani 13 vjet më pas, por po njëlloj kishte edhe një situatë të rëndë nga zjarret që kishin shpërthyer nga të katër anët e vendit. Ajo që ishte ndryshe ishte se në qeveri ishte kryeministër Sali Berisha ndërsa kryetar i Partisë Socialiste në opozitë ishte Edi Rama. Sot duket si një rokadë nëse lë mënjanë gjithë ato zhvillime që kanë ndodhur midis.

Më shumë se një dekadë më parë, kur dihet që edhe mundësitë ishin edhe më të pakta, kreu i opozitës akuzonte ashpër qeverinë për situatën. Edi Rama ndoshta harron, por interneti jo. Nga një kërkim që lapsi.al bëri online gjeti disa “cicërima” të Ramës në Twitter-in e asaj kohe ku shkruante se vetëm gjatë qeverisjes së Sali Berishës ishin humbur sipërfaqe të konsiderueshme pyjesh për shkak të keqqeverisjes.

“Shqipëria digjet, kryeministri krihet!”– është ende online komenti i kreut të opozitës së asaj kohe në lidhje me situatën e zjarreve në vend duke shtuar: “Saliu sapo inauguroi për të disatën herë të njëjtën rrugë buzë Dajtit dhe pas kurrizit te tij kishte faqen e malit te djegur para pak javësh”- shkruante Rama në profilin e tij në Twitter.

Ai nënvizonte se “në 7 vjet vendi ka humbur nga zjarret e abuzimet e pafundme aq shumë sipërfaqe pyjore sa s`ka humbur në 100 vjet shtet të marra së bashku”.

Lexo edhe:

“OSBE ngriti ‘këmbanën e alarmit’ për lirinë e medias”/ Bardhi: Rama ka ‘varrosur’ demokracinë

Zjarret gjunjëzojnë Spanjën, 7 persona humbin jetën

Po sot?

Sot që ka 13 vjet në qeveri, më gjatë se të gjithë paraardhësit e tij dhe kur pretendon se e ka afruar Shqiëprinë me BE-në, Rama gjen të gjitha justifikimet për të mos blerë avionë kundër zjarreve apo për të mos investuar më shumë në sistemin zjarrfikës, efektëvët e të cilëve gjendjen shpesh në vështirësi për shkak të mungesës së pajsjeve të domosdoshme. Në një koment të gjatë nga vila qeveritare e Dhërmiut ku po kalon pushimet, tashmë në “X” (Twitter i dikurshëm), Rama thoshte se edhe po të blinin avionë për shuarjen e zjarreve, nuk do të kishte zgjidhje të situatës.

“Ka shpërthyer një debat pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës, ndërkohë që ka ca llogari që duhen bërë dhe zjarret e ditëve të fundit nuk janë assesi çështje e një apo dy apo edhe tre avionësh! Dakord, mirë do ishte t’i kishim, por…

Duke i siguruar të gjithë se kemi këto ditë mjete nga ajri më shumë se çdo vit më parë, falë flotës sonë dhe mbështetjes nga Mekanizmi Europian apo Emiratet e Bashkuara Arabe, i ftoj të gjithë të ngrenë një pyetje: Po fqinjët tanë, Greqia dhe Italia apo Turqia dhe Spanja, që po përcëllohen më keq se ç’do vit tjetër kanë vallë mungesë avionësh?!

Ja një informacion bazuar në referencat e vetë shtypit grek për Greqinë për shembull: Greqia ka një flotë ajrore totale prej 77 avionësh zjarrfikës; helikopterë janë pakashumë 20; automjete të tjera afërsisht 3,500 dhe zjarrfikëse të të gjitha llojeve e funksioneve.

Pra, e thënë thjeshtë. Sa më shumë aq më mirë padiskutim, por prapëseprapë kurimi i pasojave nuk i eliminon shkaqet, të cilat janë disa, janë njësoj për të gjithë shtetet që po i vuajnë zjarret këtë sezon (disa shumë më keq se ne meqë ra fjala) dhe janë shumë më komplekse se sa duken kur numëron avionët” – shkruan tani Rama që është në qeveri.

 

Ka shpërthyer një debat pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës, ndërkohë që ka ca llogari që duhen bërë kur flitet për blerje avionësh dhe nga ana tjetër, zjarret e këtyre ditëve të fundit nuk janë assesi çështje e një apo dy apo edhe tre avionësh!
Dakord, padyshim që mirë do…

— Edi Rama (@ediramaal) August 13, 2025

Pak ditë më parë bënte përgjegjës piromanët të cilët i kërcënonte me dënime të ngjashme me ato për vrasje në Kodin Penal.

Bilanci

Shqipëria nuk ka një arkiv të dhënash të publikuara mbi zjarret dhe dëmet e shkaktuara në sipërfaqet pyjore. Por sistemi europian i informacionit për zjarret në pyje jep një pasqyrë të qartë të këtyre të dhënave duke nisur nga viti 2006, të cilat dëshmojnë se Shqipëria është një nga vendet e rajonit që është prekur më shumë nga zjarret në sipërfaqet pyjore.

Sipas të dhënave të regjistruara prej tij, rekordin e mban viti 2007 me 163 zjarre dhe 127 491 hektarë pyje të djegura. Pas tij renditen viti 2011, 2012 dhe viti 2017. Viti 2024 renditet në vendin e pestë për numrin më të madh të zjarreve dhe sipërfaqeve pyjore të djegura.

Të dhënat për 2025-ën nuk kanë dalë ende, por këtë 13 gusht, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes pati 64 vatra zjarri në 24 orë, nga të cilat 24 vatra zjarri janë ende aktive.

Sipas të dhënave zyrtare, nga një bilanc paraprak, deri tani viti 2025 rezulton më i keqi për zjarret pasi numërohen mbi 45 mijë hektarë sipërfaqe të djegura pa llogaritur dhjetëta shtëpi në Gramsh, Delvinë dhe Poliçan si dhe bagëti dhe pemë frutore.

Sipas EFFIS, në 18 vite t e fundit, zjarret kanë prekur 1529 zona pyjore duke djegur 446 513 hektarë pyje, një sasi kjo e konsiderueshme për një vend të vogël si Shqipëria. Qarqet më të prekura janë ai i Vlorës, pasuar nga Qarku i Shkodrës, i Lezhës, Kukësit, Gjirokastrës dhe Dibrës. Ndërsa, qarqet më pak të prekura nga zjarret në pyje janë Qarku i Elbasanit, pasuar nga Qarku i Beratit./ Lapsi.al

Etiketa: flakeRamazjarre

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“OSBE ngriti ‘këmbanën e alarmit’ për lirinë e medias”/ Bardhi: Rama ka ‘varrosur’ demokracinë

16:48 : 15/08/2025
BOTA

Zjarret gjunjëzojnë Spanjën, 7 persona humbin jetën

16:31 : 15/08/2025
AKTUALITET

Reshjet e shiut na shpëtojnë nga zjarret, vetëm tre vatra aktive në vend

10:50 : 15/08/2025
AKTUALITET

Vijon të jetë ende aktiv zjarri në Parkun e Gërmenjit në Kolonjë

09:28 : 15/08/2025
AKTUALITET

Nga Syri i Kaltër te Poliçani/ 23 vatra zjarri aktive në vend

17:46 : 14/08/2025
AKTUALITET

“Kujtim Qefalia dhe dhëndri i tij po zaptojnë Freskun”. A kanë marrë bekimin e Ramës?

14:49 : 14/08/2025
Para

"Vendi digjet, shteti krihet", dy zyrtarë lokalë në Gramsh pozojnë para flakëve

TË GJITHA

Të (de)kodosh mendjen, si ChatGPT po kthehet në varësi për shqiptarët, sidomos të rinjtë

08:39 : 16/08/2025

Trump: Ekziston një çështje e madhe që pengoi marrëveshjen me Putin

08:26 : 16/08/2025

Reshje shiu në këto zona, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:23 : 16/08/2025

Këmbimi valutor 16 Gusht/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:13 : 16/08/2025

Trump-Putin, takimi 3 orësh mbyllet pa marrëveshje për armëpushimin në Ukrainë

08:08 : 16/08/2025

6 gola në ndeshjen hapëse të Premier League, Liverpool ia del përballë Bournemouth (Video)

23:02 : 15/08/2025

Horoskopi, e shtunë, 16 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com