Rrjeti “Safe Journalists Albania” kanë reaguar pas zhvillimeve të fundit jashtë ambienteve të godinave të Focus Media Group, ku gazetarët e Panorama janë penguar të hyjnë në vendet e tyre të punës nga policia ushtarake, pavarësisht se Gjykata njeh te drejtën përe akses në këtë godinë.
“Safe Journalists Albania” shprehin shqetësim për raportimet nga terreni se vendimi i Gjykatës së Tiranës i datës 12 gusht nuk po zbatohet plotësisht.
“Kujtojmë të gjitha palët, përfshirë autoritetet shtetërore dhe kompaninë KAYO, se vendimet e gjykatës duhet të zbatohen menjëherë, plotësisht dhe në transparencë. Çdo masë që prek gazetarët duhet të jetë ligjore, proporcionale dhe të respektojë të drejtat e tyre profesionale, përfshirë mbrojtjen e burimeve dhe pajisjeve personale.
Çdo vonesë apo shmangie nga ky detyrim ligjor është shkelje e rëndë e shtetit të së drejtës dhe një sinjal shqetësues për lirinë e medias në Shqipëri”, thuhet në postimin e “Safe Journalists Albania”.
Reagimi i plotë nga “Safe Journalists Albania”:
“Shprehim shqetësim për raportimet nga terreni se vendimi i Gjykatës së Tiranës i datës 12 gusht nuk po zbatohet plotësisht. Sipas gazetarëve të pranishëm, hyrja në godinën e Panorama Group vazhdon të pengohet dhe punonjësve u është kërkuar të dorëzojnë pajisjet e tyre celulare përpara hyrjes.
Kujtojmë të gjitha palët, përfshirë autoritetet shtetërore dhe kompaninë KAYO, se vendimet e gjykatës duhet të zbatohen menjëherë, plotësisht dhe në transparencë. Çdo masë që prek gazetarët duhet të jetë ligjore, proporcionale dhe të respektojë të drejtat e tyre profesionale, përfshirë mbrojtjen e burimeve dhe pajisjeve personale.
Çdo vonesë apo shmangie nga ky detyrim ligjor është shkelje e rëndë e shtetit të së drejtës dhe një sinjal shqetësues për lirinë e medias në Shqipëri”.
Lexo edhe: “Kemi vendim Gykate, po na privoni të drejtën për të hyrë në redaksi”- Policia ushtarake pengon hyrjen e gazetarëve të Panorama në vendin e punës!
Sot (13 gusht), pavarësisht vendimit të Gjykatës, e cila njeh të drejtën për akses në godinën e dytë të Focus Media Group, gazetarët e Panorama nuk janë lejuar të hyjnë në ambientet e tyre të punës.
Gazetarët, në bazë të vendimit, duhet të lejohen të hyjnë brenda ambienteve për të ushtruar profesionin e tyre, si edhe të marrin objektet e punës për të ndjekur informacionet në terren, por komapania KAYO dhe policia ushtarake vazhdojnë të refuzojnë të zbatojnë vendimin e Gjykatës për rikthimin e godinës Grupit Panorama.
Po ashtu, përfaqësuesit e shoqërisë private që duhet të marrin në dorëzim asetet e News24 dhe Panorama, sipas urdhrit të gjykatës, nuk po lejohen të kryejnë detyrën e tyre.
Ky zhvillim vjen pas ndërhyrjes së forcave policore dhe ushtarake në ambientet e Neës24, që kishte çuar në ndërprerjen e transmetimit të televizionit dhe pengimin e punës së stafit për disa ditë.
Vendimi i Gjykatës ishte një hap drejt rikthimit të normalitetit, por refuzimi për ta zbatuar e ka bërë situatën më të ndërlikuar.