Jack Grealish i ka dhënë lamtumirën Man.City-t për të kërkuar ringjalljen e karrierës së tij te Evertoni.
Grealish u transferua nga Aston Vila për 100 milionë paund në verën e vitit 2021, në atë që ishte rekordi i transferimeve për një futbollist britanik.
Por pas një starti të vrullshëm në dy vitet e para, e sidomos me fitoren në Ligën e Kampioneve, paraqitjet e Grealish filluan të zbehen dhe në edicionin e fundit, ai përfundoi jashtë planeve të Guardiolës.
Gjatë verës, 29-vjeçarit iu bë e qartë se duhej të kërkonte një sistemim tjetër dhe sot është zyrtarizuar akordi mes palëve për transferimin e Grealish te Evertoni.
Ai është dhënë në formë huazimi në radhët e kësaj skuadre, por me të drejtën e blerjes nga klubi i ri, me një klauzolë prej 50 milionë paund.