• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Zyrtare/ Pep Guardiola largohet nga Manchester City pas 10 vitesh në krye të ekipit

13:03 : 22/05/2026
në SPORT

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka njoftuar zyrtarisht se do të largohet nga posti në fund të sezonit, duke publikuar një video në rrjetet sociale të premten, përpara ndeshjes së fundit të ekipit të tij në Premier League kundër Aston Villa të dielën.

Spanjolli ka qenë në krye të “Qytetarëve” që nga viti 2016 dhe është bërë trajneri më i suksesshëm në historinë e klubit, pasi fitoi Champions League, gjashtë tituj të Premier League dhe shumë kupa vendase.

“Mos më pyesni për arsyet pse po largohem. Nuk ka asnjë arsye. Por thellë brenda vetes e di që ka ardhur koha ime”, thotë ai mes të tjerash në një video emocionuese.

Manchester City pritet të emërojë Enzo Maresca si pasuesin e tij, pasi ish-trajneri i Chelsea dhe Leicester City ka punuar më parë si ndihmës i Guardiolës në stadiumin ‘Etihad’.

Megjithatë, Guardiola nuk do të largohet plotësisht nga klubi, pasi 55-vjeçari deklaroi gjithashtu se do të marrë rolin e Ambasadorit Global.

Lexo edhe:

Arsenali fiton derbin me Fulham, kalon presionin te Manchester City

Shorti i Champions League/ Përballje të mëdha në 1/8, Reali sfidon Manchester City-n

Historia e Pep me Man. Cityn dhe falenderimi i klubit

Pep Guardiola mbërriti te Manchester City në vitin 2016 dhe shumë shpejt vendosi stilin e tij në Premier League, duke ndryshuar fytyrën e futbollit në vend.

Titulli i tij i parë në kampionat erdhi në vitin 2018, kur skuadra e tij grumbulloi plot 100 pikë, ndërsa në sezonin 2022/23 ai arriti “gralin e shenjtë” të futbollit anglez, duke fituar tripletën; Champions League, Premier League dhe FA Cup.

Kështu, Manchester City u bë vetëm skuadra e dytë angleze që arrin këtë sukses pas Sir Alex Ferguson dhe Manchester United në sezonin 1998/99.

Në një deklaratë, drejtori ekzekutiv i klubit, Ferran Soriano, shtoi:

“Trashëgimia e Pepit është e jashtëzakonshme dhe ndikimi i saj i vërtetë do të vlerësohet më mirë nga historianët e ardhshëm të Manchester City. Ai kontribuoi në mënyrë vendimtare në rrugëtimin tonë drejt ekselencës globale dhe standardet e tij të larta do të jenë një pikë referimi për lojtarët dhe trajnerët tanë të së ardhmes.

Nëse ka diçka më të vështirë sesa të fitosh, është të fitosh përsëri. Kjo kërkon këmbëngulje të jashtëzakonshme, qëndrueshmëri dhe përulësi për të nisur nga e para çdo vit, me të njëjtën energji, vazhdimisht. Kjo është ajo që bëri Pep.”

Edhe kryetari i klubit, Khaldoon Al Mubarak, komentoi largimin.

“Ka pasur momente gjatë rrugës kur ai mund të ishte ndalur dhe kjo do të kishte mjaftuar. Disi, Pep gjithmonë gjente energji të re dhe vazhdonte përpara, duke gjetur mënyra të ndryshme dhe novatore për të vazhduar të fitonte dhe të sillte sukses.”

Në karrierën e tij 10-vjeçare, Guardiola siguroi 21 trofe për Cityn, mes të cilave Champions Leaguen e parë në histori të klubit, gjashtë Premier League dhe 3 FA Cup.

Etiketa: manchester citypep guardiola

Lajme të lidhura

SPORT

Arsenali fiton derbin me Fulham, kalon presionin te Manchester City

20:43 : 02/05/2026
SPORT

Shorti i Champions League/ Përballje të mëdha në 1/8, Reali sfidon Manchester City-n

12:26 : 27/02/2026
SPORT

Man.City e nis me këmbë të mbarë sezonin e ri, fitore 4-0 në transfertë

20:46 : 16/08/2025
SPORT

Jack Grealish mbyll kapitullin me Man.City-n, vijon karrierën tek Evertoni

20:09 : 12/08/2025
SPORT

Rodri dëmtohet sërish, mund të humbasë fillimin e sezonit me Manchester City-n

11:01 : 09/08/2025
SPORT

Kontrata e Rodrit prioritet për Man.City-n, përshpejtohen negociatat për rinovimim

16:45 : 06/08/2025
Para

Rënie e nxënësve, universitetet mbahen nga vajzat, alarmi i ri i arsimit në Shqipëri

TË GJITHA

Vrasja e Renis Dobrës/ Gjykata e Posaçme zgjat me 3 muaj hetimet për 3 vëllezërit Bushgjokaj

11:03 : 14/07/2026

Gjinekologu thirrje vajzave shqiptare: Mos përdorni buzëkuq e parfume

11:02 : 14/07/2026

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

10:59 : 14/07/2026

Dubai kërkon rrugë të re tregtare, porti i ri synon të anashkalojë Ngushticën e Hormuzit

10:36 : 14/07/2026

E trishtë! Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi

10:36 : 14/07/2026

Plagosja me thikë në Fushë-Krujë, arrestohet autori (Emri)

10:23 : 14/07/2026

Rënia e konsumit në restorante arrin deri në 35%, “çunat” nuk konsumojnë nga frika e SPAK

10:17 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişGalabetjojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş