• Kontakt
Thursday, July 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Goditja e bandës së trafikut të drogës së Çopjave dhe Çelës, GJKKO liron një prej të arrestuarve

15:28 : 10/08/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Gjykata e Posaçme ka dhënë ditën e sotme vendimin për masat e sigurisë për të arrestuarit në kuadër të operacionit të SPAK, ku u godit  një organizatë kriminale e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, teksa paratë e përfituara nga aktiviteti i paligjshëm i investonte në prona dhe biznese në Shqipëri.

GJKKO ka liruar nga burgu një prej 8 të arrestuarve, duke i caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Bëhet fjalë për shtetasin Riza Çela.

Ndërkohë, 7 të arrestuarit e tjerë, Ervis Çela, Albin Çela alias Defrim Çela, Petrit Lakatos alias Petrit Sulejmani, Renato Musaku, Gert Çerma, Marenglen Kamami, Elidon Çela, iu është lënë në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg”.

Po ashtu janë lënë në fuqi edhe masat e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj dy të akuzuarve të tjerë, Kujtim Gjyla dhe Ditjon Pepa.

Mbi ta rëndojnë akuzat për veprat penale te “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Lexo edhe:

Vrasësit e drejtësisë festojnë dhjetëvjetorin e kufomës

Projektet e dyshimta Rama-Kushner/ Mediat ndërkombëtare “zbarkojnë” në SPAK

Kujtojmë se SPAK lëshoi urdhër-arrest të dytë në kuadër të këtij operacioni edhe ndaj  Franc Gergely alias Franc Çopja, kreu i një bande nga Elbasani, i cili ndodhet i arrestuar në Belgjikë.

Ndërkohë, 6 të tjerë vijojnë të jenë ende në kërkim, mes të cilëve edhe biznesmeni Fadil alias Julian Balla, pronar i kompanisë “AMR”, të cilit iu sekuestrua edhe resorti “AJMAN PARK”, i vendosur në Xhafzotaj të Durrësit.

Gjatë hetimeve ndërkombëtare, janë identifikuar dhe goditur dy ngarkesa të mëdha kokaine, të transportuara nga Amerika e Jugut drejt Evropës. Më konkretisht bëhet fjalë për një ngarkesë prej 11.6 ton dhe një ngarkes prej 16.4 ton gjatë viteve 2020 dhe 2021.

  • Shtator 2020 – Paraguaj → Belgjikë (Anvers)
    Grupi i drejtuar nga Ervis Çela dhe Franc Gergely (Çopja), në bashkëpunim me një shtetas brazilian, organizoi trafikimin e 11.6 ton kokainë, fshehur në kuti sapuni dhe kuti boje metalike me logon “Fox”. Ngarkesa u nis nga porti i Villeta (Paraguaj) dhe mbërriti në Anvers më 04.11.2020.
    Në vijim, gjatë operacioneve të policisë në Roterdam, u sekuestruan 600 kg kokainë dhe 2 milionë euro, si dhe u arrestuan shtetasit shqiptarë M.D. dhe N.B.
  • Dhjetor 2020 – Shkurt 2021 – Paraguaj → Gjermani (Hamburg)
    Ervis Çela dhe Franc Gergely (Çopja) organizuan dhe financuan trafikimin e 16.4 ton kokainë, fshehur në bombola metalike me bojë/kollë ndërtimi dhe të stampuara me logo (“sy me rrufe të kuqe”, “Puma”, “shenja infinit”), me vlerë tregu prej 1.5 miliard deri 3.5 miliard euro. Ngarkesa, e shpërndarë në disa kontejnerë, mbërriti në Hamburg më 12.02.2021 dhe u sekuestrua nga autoritetet doganore gjermane. (Cocaine ‘worth billions’ seized in record Germany and Belgium haul).”

Hetimet janë bazuar në komunikimet në aplikacionin e enkriptuar “Sky Ecc”, ku ka rezultuar se në krye të organizatë kriminale qëndronin Ervis Çela dhe Franc Gergely (Çopja).

Sipas organit të akuzës, Ervis Çela së bashku me vëllain e tij Ardian ishin vendosur në Paraguai, ku merreshin me magazinimin dhe më pas dërgimin drejt vendeve të BE-së të lëndës narkotike. Droga fshihej në kuti sapuni, bombola boje dhe kollose ndërtimi.

“Hetimet e kryera në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese partnere dhe analiza e komunikimeve të përgjuara në aplikacionin SkyECC kanë zbuluar një strukturë kriminale të përmasave ndërkombëtare, e udhëhequr nga shtetasit Ervis Çela dhe Franc Gergely (Çopja), e cila kontrollonte në mënyrë të plotë zinxhirin e trafikut të kokainës – nga prodhimi, magazinimi dhe përpunimi në laboratorët e Paraguait, transporti ndërkombëtar dhe shpërndarja në tregjet europiane, deri te pastrimi dhe qarkullimi i të ardhurave të fituara.

Ngarkesat e mëdha të kokainës siguroheshin direkt nga prodhuesit nga drejtuesi i organizatës Ervis Çela (i cili së bashku me vëllanë e tij Ardian Çela ishin vendosur në Paraguai), magazinoheshin dhe bëheshin gati për transport në Paraguai. Lënda narkotike fshihej në mënyrë të sofistikuar në ngarkesa legale – kuti sapuni, bombola boje dhe kollose ndërtimi – të maskuara me marka tregtare si “Fox” apo me shenja të veçanta dalluese si “Puma” ose “sy me rrufe”. Këto ngarkesa transportoheshin me kontejnerë detarë nga portet e Amerikës së Jugut drejt porteve të mëdha evropiane, kryesisht Anvers (Belgjikë) dhe Hamburgu (Gjermani), ku më pas shpërndaheshin përmes rrjeteve të brendshme të tregut të drogës në BE.” – thuhet në njoftimin e SPAK.

Pronat e tjera të sekuestruara

Vila dhe apartamente:

    • Vilë dy katëshe tip “ELYSIAN”, në bregdetin e Dhërmiut, bashkia Himarë (sipërfaqe totale rreth 378.2 m²), me vlerë tregu prej afërsisht 1.000.000 Euro.
    • Vilë e porositur datë 06.11.2024, në Tiranë.

Truall, toka dhe ndërtesa:

    • Pasuri truall dhe ndërtesa në Tiranë, Sharrë.
    • Pasuri (me status regjistrim të përkohshëm).
    • Pasuri nr. 349/45 në bashkëpronësi.
    • Tokë arë me sipërfaqe 5900 m², Sharrë, Tiranë.

Kuota dhe aksione në shoqëri tregtare:

    • Kuotat/aksionet në shoqëri tregtare,  Kavajë.
    • Shoqëri tregtare, Durrës.
    • Shoqëri tregtare, Rrogozhinë.
    • Shoqëri tregtare, Durrës.

Automjete:

    • Tre automjete.

Sekuestrime gjatë ekzekutimit të vendimeve të kontrollit:

  • Mbi 111 800 Euro Cash;
  • 4000 USD
  • 880.000 Lekë
Etiketa: Albin Çela alias Defrim ÇelaElidon celaErvis ÇelaFranc ÇopjaGert ÇermaMarenglen KamamiPetrit Lakatos alias Petrit SulejmaniRenato Musakuspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasësit e drejtësisë festojnë dhjetëvjetorin e kufomës

15:00 : 23/07/2026
AKTUALITET

Projektet e dyshimta Rama-Kushner/ Mediat ndërkombëtare “zbarkojnë” në SPAK

16:31 : 22/07/2026
AKTUALITET

Vrasja e Santiago Malkos/ Apeli shtyn seancën për Erlis Dukën, SPAK kundërshton pafajësinë

12:10 : 22/07/2026
AKTUALITET

“Bëhu gati për firmosje”/ Tenderi 700 mijë € i KESH, SPAK zbardh mesazhet që ‘fundosin’ Berberin, Rukon dhe Dakolin

11:56 : 22/07/2026
AKTUALITET

ARUBA/ SPAK zbarkon në KKT, sekuestrohen dhjetëra dosje kullash e resortesh

11:44 : 22/07/2026
AKTUALITET

SPAK mbyll hetimet për dosjen “Metamorfoza”, çon në GJKKO Martinajn, Dumanin dhe 7 të tjerë

18:41 : 21/07/2026
Para

Vrasja në Gjilan, shkon në tre numri i viktimave

TË GJITHA

Nesho: Kur populli del në rrugë, pushteti ka marrë fund

21:51 : 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat dhe nafta

21:41 : 23/07/2026

Flamingoja, simboli i ri i rezistencës? Euractiv: Të Gjelbrit shohin te Shqipëria një kauzë europiane

21:34 : 23/07/2026

“Sot u tentua atentat ndaj protestës”/ Aktivisti: Policia tërhoqi zvarrë një 80-vjeçare

21:17 : 23/07/2026

Taksitë zënë vendin e qytetarëve për karikimin pa pagesë të makinave në parkimet në Tiranë

21:11 : 23/07/2026

Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme

21:03 : 23/07/2026

Furtuna dhe reshje intensive nesër, policia apel: Mos dilni në det, kujdes maksimal në rrugë

20:59 : 23/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibomJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobet güncel girişcasibombetciojojobetgrandpashabetcasibom