Policia e Gjirokastrës arrestoi në flagrancë shtetasin P. Gj., pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij në fshatin Lazarat u gjetën 48 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.
Policia raporton se një pjesë e bimëve u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me djegie.
Ditëve të fundit në Lazarat janë zbuluar dhe shkatërruar disa parcela të tjera me kanabis.














