• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Flakët dalin jashtë kontrollit në Francë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

16:24 : 07/08/2025
në BOTA

Franca po përballet me një nga zjarret më shkatërruese në historinë e saj të afërt, duke detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Zjarri ka djegur mbi 16,000 hektarë tokë, ka shkaktuar të paktën një viktimë, tre persona rezultojnë të zhdukur, ndërsa dy të tjerë – përfshirë një zjarrfikës – ndodhen në gjendje kritike.

Zjarrfikësit janë në përpjekje të vazhdueshme për të tretën ditë me radhë, në tentativë për të izoluar flakët, por deri tani pa sukses të plotë. Sipas zyrtarit lokal Christophe Magny, “deri më tani, zjarri nuk është vënë nën kontroll”, megjithatë ai shprehu shpresën se përparimi i flakëve mund të ngadalësohet gjatë ditës.

Zjarri nisi të martën në një zonë rreth 100 km larg kufirit me Spanjën, afër Detit Mesdhe, dhe është përhapur me shpejtësi marramendëse. Tashmë, sipas autoriteteve, ka përfshirë një territor një herë e gjysmë më të madh se qyteti i Parisit, duke u bërë zjarri më i madh në Francë që nga viti 1949.

Pamjet nga droni tregojnë zona të tëra pyjore dhe tokë bujqësore të përpirë nga flakët, me shtëpi të shkatërruara dhe banorë të evakuuar në mënyrë emergjente.

Sipas Ministres së Mjedisit, Agnès Pannier-Runacher, zjarri ka filluar të përparojë më ngadalë, por situata mbetet kritike. Paralelisht, zyra e motit në Francë ka paralajmëruar për një valë të re të nxehti që do të përfshijë jugun e vendit duke filluar nga e premtja, çka mund të përkeqësojë më tej situatën.

Lexo edhe:

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

Shkrumbohet makina në aksin rrugor Korçë-Ersekë

Shkencëtarët thonë se verat gjithnjë e më të thata dhe të nxehta në Mesdhe, si pasojë e ndryshimeve klimatike, e bëjnë rajonin shumë më të prekshëm nga zjarret masive dhe vdekjeprurëse.

 

Etiketa: flakeFrancegjendja e jashtëzakonshme

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

12:24 : 01/06/2026
AKTUALITET

Shkrumbohet makina në aksin rrugor Korçë-Ersekë

12:45 : 31/05/2026
AKTUALITET

Makina përfshihet nga flakët në Fier, dyshohet për shkëndijë elektrike

13:36 : 26/05/2026
BOTA

E rëndë në Francë, 16-vjeçari vret vëllanë dhe plagos rëndë nënën

11:01 : 26/05/2026
BOTA

Trafiku kilometrik, Franca pezullon kontrollet shtesë në disa pika kufitare

20:31 : 23/05/2026
BOTA

Alarm në kroçerën luksoze në Francë, dhjetëra pasagjerë preken nga hantavirusi

16:35 : 13/05/2026
Para

Muaji Korrik i këtij viti, i treti më i nxehtë në histori

TË GJITHA

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026

Ndërtimi i hekurudhës/ Bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, devijohet trafiku

11:01 : 04/06/2026

Pas Llamanit, Arben Muçobega betonizon Liqenin e Thatë, Rama i jep leje për 15 kulla

10:54 : 04/06/2026

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

10:29 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom