Sot në Nion të Zvicrës u hodh shorti i fazës “play-off” të Ligës së Konferencës. Egnatia mësoi kundërshtarët e mundshëm nëse arrin të eliminojë Olimpija Ljubljana.
Kampionët e Shqipërisë do të përballen në fazën “play-off” me humbësen e çiftit Linkoln Red Imps-Noah.
Goglat u treguan disi bujare me Dinamon pasi shmangu Fiorentinën dhe Beshiktashin. Nëse blutë e Dajës mposhtin Hajdukun në turin e tretë, në fazën “play-off” mund të përballet me fituesin e çiftit Sikleborg-Jagellonia.
Ndërsa për Ballkanin e Orges Shehit nëse kalon në turin tjetër do të luajë me fituesin e çiftit Larne- Santa Klara. Drita në rast se eliminohet nga Liga e Europës, në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës do të luajë kundër Diferdange ose Levadia Talin.