• Kontakt
Friday, October 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dy vjet në sirtar: Ministria e Drejtësisë, kontribuese dhe koordinuese e Kodit të ri Penal

10:43 : 02/08/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

I përballur me një lumë kritikash nga drejtues të sistemit të drejtësisë, përfaqësues të Dhomës së Avokatisë, juristë dhe organizata të shoqërisë civile, kryeministri Edi Rama tentoi të distancohej nga përgjegjësia e qeverisë për hartimin e draftit të Kodit të ri Penal, i cili u publikua për konsultim publik një javë më parë.

Në një deklaratë në rrjetin social “X”, Rama tha se “Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Ministrave nuk kanë marrë pjesë në hartimin e draftit, por ia kanë besuar një grupi ekspertësh të nderuar, nën udhëheqjen e drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, profesor Arben Rakipi.”

“Kështu, hëpërhë, qeveria është thjesht njëra nga shumë palët në këtë proces dhe e kemi marrë e po e studiojmë draftin, për të ballafaquar më pas qëndrimet tona me ato të grupit të ekspertëve,” shtoi Rama.

Por ndryshe nga sa deklaron kreu i qeverisë, ekspertët e përfshirë në hartimin e draftit i thanë BIRN se Ministria e Drejtësisë ka pasur rol koordinues dhe kontribues në mënyrë të drejtpërdrejtë në hartimin e tij, përmes përfaqësuesve të saj në grupin e punës.

Edhe pse drafti iu dorëzua Ministrisë së Drejtësisë në vitin 2023, ai mbeti në sirtar për gati dy vite, deri sa u bë publik në një ceremoni pompoze më 25 korrik.

Lexo edhe:

Nard Ndoka: Rama në hall me SHBA-të, ja kanë thënë me zarf që je i padëshirueshëm

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Drafti i Kodit të ri Penal është produkti final i një nisme të iniciuar nga Ministria e Drejtësisë në vitin 2019, kur ky institucion drejtohej nga ish-ministrja Etilda Gjonaj. Puna për hartimin e tij nisi gjashtë vite më parë, nga një grup pune i drejtuar nga Arben Rakipi. Ky grup mori dhe miratimin zyrtar nga Ministria e Drejtësisë në vitin 2023.

Në një komunikim telefonik, Rakipi i dërgoi BIRN listën e ekspertëve të përfshirë në procesin e hartimit. Ai sqaroi se për hartimin e draftit kishte kontribuar Sekretariati Teknik pranë Ministrisë së Drejtësisë, si dhe magjistrati i komanduar në pozicionin e përgjegjësit të sektorit të së Drejtës Penale në Drejtorinë e Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit, ish-prokurori Bledar Mustafaraj. Ky i fundit dha dorëheqjen nga detyra pas përfundimit të procesit të vetingut nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili ngriti dyshime për lidhje të tij me krimin e organizuar.

Sipas Rakipit, anëtarë të tjerë të grupit të punës ishin: pedagogu Skënder Kaçupi; gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Sokol Binaj; gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Tereza Merkaj; gjyqtari i Shkallës së Parë të Posaçme, Erjon Bani; dhe gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha. Nga organi i akuzës, pjesë e grupit ishin prokurorët Kujtim Luli, Arqile Koça, Ylli Pjetërnika dhe Andi Pogaçe.

Rakipi tha për BIRN se për draftin kontribuan edhe përfaqësues të organizatave joqeveritare, pa përmendur emra konkretë.

Disa prej ekspertëve të grupit të punës që pranuan të flasin në kushte anonimati thanë për BIRN se puna nisi me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë në vitin 2019. Ata sqaruan se secili ekspert punoi mbi disa nene që i përkisnin fushës së tij të ekspertizës. Përveç magjistratëve dhe përfaqësuesve të ministrisë, pjesë e grupit ishin edhe pedagogë, këshilltarë ligjorë dhe avokatë.

“Përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë në grupin e punës kujdeseshin që të na informonin dhe orientonin lidhur me zbatimin e direktivave të Bashkimit Evropian, që në nenet e draftit zënë mbi 30% të neneve,” tha njëri prej eskpertëve.

“Po ashtu, gjatë gjithë kohës kemi kërkuar komente dhe kemi marrë opinione prej institucioneve të drejtësisë, por edhe nga institucione të tjera publike, me qëllim që përcaktimi i parashikimeve të jetë sa më pranë situatës faktike”, tha një prej ekspertëve, i cili shtoi se është ndjerë i pavarur në punën e tij, duke sqaruar se ka qenë vullnetare, pa pagesë”.

Sipas ekspertëve, nenet u hartuan bazuar në direktivat e Bashkimit Evropian, të përcjella nga përfaqësues të ministrisë që ishin pjesë e grupit. Ata pohuan gjithashtu se gjatë hartimit të draftit u morën opinione dhe komente nga institucione të drejtësisë dhe organe të tjera publike.

Ekspertët theksuan se drafti përfundoi në vjeshtën e vitit 2023 dhe iu dërgua Ministrisë së Drejtësisë. Disa prej tyre u shprehën të habitur për faktin që ai u mbajt dy vjet në sirtar, për t’u publikuar vetëm tani.

Publikimi i draftit të ri të Kodit Penal ka shkaktuar debat mes aktorëve të sistemit të drejtësisë.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, deklaroi gjatë një konference se as ai dhe as komuniteti i juristëve nuk ishin njohur me versionin përfundimtar të projektit. Sipas tij, i vetmi dokument i aksesueshëm ishte një version i përgjithshëm i vitit 2023, i cili më vonë u zgjerua në një tekst me mbi 900 nene.

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, nuk ishte i pranishëm në konferencën e prezantimit dhe në deklaratat publike është shprehur se nuk ishte njohur me draftin dhe se grupi i punës nuk kishte përfshirë ekspertë nga institucioni që ai drejton. Ai e cilësoi procesin si të nxituar dhe tha se rrezikon të dëmtojë funksionimin e sistemit penal. Sipas Çelës, duhej të ishte diskutuar më parë nevoja për një kod të ri penal, duke vënë në dukje se aktualisht më shumë nevojitet rishikimi i Kodit të Procedurës Penale.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, deklaroi se as atij nuk i ishte kërkuar mendim dhe as i ishte vënë në dispozicion drafti. Ai shtoi se ka nevojë për ndryshime në Kodin aktual.

Komuniteti i avokatëve reagoi gjithashtu, duke kundërshtuar disa nga nenet e propozuara. Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, u shpreh se një Kod Penal i ri nuk është rrjedhojë e nevojave të sistemit të drejtësisë.

Kodi Penal aktual ka hyrë në fuqi në vitin 1995 dhe përmban 335 nene. Ai ka pësuar ndryshime deri në vitin 2017. Draft-Kodi i ri, i publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, përmban 952 nene. Pas Kushtetutës, ai është një nga dokumentet më të rëndësishme ligjore të vendit./ BIRN

Etiketa: drejtesiaRamaraportiUlsi Manja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nard Ndoka: Rama në hall me SHBA-të, ja kanë thënë me zarf që je i padëshirueshëm

18:49 : 02/10/2025
AKTUALITET

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

18:08 : 02/10/2025
AKTUALITET

Si u zbardh vjedhja e fondeve IPARD, BE pezullon 112 mln euro për fermetë shqiptarë pas aferës

22:26 : 01/10/2025
AKTUALITET

“Rama vendos për gjithçka”/ Beleri: Ai shkarkon drejtorë e kryebashkiakë, që nuk ia lejon ligji

20:40 : 01/10/2025
AKTUALITET

Ramës i dështon propaganda me teknologjinë, e shfaq “Diellën” me 6 gishta

18:06 : 01/10/2025
AKTUALITET

“Konflikt”/ Institucionet e pavarura do raportojnë te “Ligjet”, por edhe te komisioni “Xhafaj”

18:35 : 30/09/2025
Para

Al Nassr po flet gjithnjë e më shumë portugalisht, Ronaldo dëshiron të sjellë edhe Fernandes

TË GJITHA

FOTO/ Ky është autori i krimit në Babrru, Arlind Demushi vrau 40-vjeçarin me thikë

12:17 : 03/10/2025

“Hyn në fuqi regjistrimi i hapësirës publike”, Rama paralajmëron prokurorët dhe gjykatësit: Kujdes

12:13 : 03/10/2025

Aksident në minierën e Krastës, plagoset rëndë 27-vjeçari

12:12 : 03/10/2025

Dorëhiqen krerët e njësive në Durrës, emërohen drejtuesit e rinj (Emrat)

12:07 : 03/10/2025

Rama: Nuk do i lejojmë njerëzit të futen në apartament pa u pajisur me hipotekë

12:02 : 03/10/2025

GJKKO heq pezullimin nga detyra për Jonaid Myzyrin e KPP-së

11:54 : 03/10/2025

“Betejë me Serbinë për 90 minuta”, Silvinjo komenton listën: Ja përse nuk grumbullova Mehmetin dhe Gripshin

11:51 : 03/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com