• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

I dërguari amerikan viziton qendrat e shpërndarjes së ndihmave në Gazë

16:10 : 01/08/2025
në BOTA

I dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, ka inspektuar qendrat për shpërndarjen e ndihmës në Gazë, që udhëhiqen nga një organizatë që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

Vizita e Witkoff të premten ndodhi teksa zyra për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara tha se forcat izraelite kanë vrarë palestinezët e uritur që po prisnin për ndihma.

Po ashtu, kjo vizitë u zhvillua në të njëjtë kohë kur u publikua një raport nga organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW), e cila po ashtu akuzoi forcat izraelite për “gjakderdhje të rregullta” pranë qendrave të ndihmës, që udhëhiqen nga organizata që mbështet SHBA-ja dhe Izraeli.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në territoret palestineze tha se që nga 27 maji, të paktën 1.373 persona janë vrarë ndërsa përpiqeshin të merrnin ndihma në Gaza — 105 prej tyre vetëm në dy ditët e fundit të korrikut.

Ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, shkroi në X se ai dhe Witkoffi vizituan Gazën për “të mësuar të vërtetën” lidhur me qendrat e shpërndarjes së ndihmave që operohen nga Fondacioni Humanitar për Gazën (GHF).

Lexo edhe:

Gjermania kërcënon me sanksione Izraelin për situatën në Gaza

Çfarë do të thotë “gjenocid” dhe pse gjithnjë e më shumë intelektualë po e fajësojnë Izraelin?

“U informuam nga ushtria izraelite dhe biseduam me njerëzit në terren. GHF-ja ofron mbi 1 milion shujta ushqimore në ditë”, tha Huckabee.Ai shtoi se Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – “e urren GHF-në sepse u jep njerëzve ushqim dhe nuk lejon që ushqimi të plaçkitet nga Hamasi”.

GHF-ja nisi operimin në Gazë, pasi Izraeli lehtësoi bllokadën e vendosur në fund të majit në territorin palestinez.

Një ditë më parë, Witkoff qëndroi në Izrael ku zhvilloi bisedime me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Ata biseduan se si t’i jepet fund luftës 22-mujore, si të dërgohen më shumë ndihma për palestinezët dhe si të lirohen pengjet që mbahen nga Hamasi.

Netanyahu ka premtuar se do ta shkatërrojë Hamasin dhe do t’i lirojë pengjet, por është nën presion të madh ndërkombëtar për t’i dhënë fund luftës, që ka shkaktuar shkatërrime të mëdha në Gazë dhe viktima të shumta.

Lufta në Gazë ka nisur më 7 tetor 2023, kur radikalët e Hamasit sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Afër 50 persona besohet se ende mbahen në Gazë, ndërsa të tjerët janë liruar në marrëveshjet paraprake të armëpushimit.

Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë që nga nisja e luftës janë vrarë më shumë se 60.000 persona, ka thënë Ministria e Shëndetësisë, e cila vlerëson se shumica nga viktimat ishin gra dhe fëmijë. Megjithatë, kjo ministri në shifrat që publikon për viktimat nuk bën ndarjen mes viktimave civile dhe luftëtarëve të Hamasit./ REL

Etiketa: amrikanGazai derguari

Lajme të lidhura

BOTA

Gjermania kërcënon me sanksione Izraelin për situatën në Gaza

14:13 : 02/08/2025
BOTA

Çfarë do të thotë “gjenocid” dhe pse gjithnjë e më shumë intelektualë po e fajësojnë Izraelin?

22:23 : 01/08/2025
BOTA

Iluzioni i forcës totale, a është Izraeli në udhë pa kthim?

22:51 : 31/07/2025
BOTA

Si e shkaktoi Izraeli urinë në Gaza

19:32 : 31/07/2025
BOTA

Kriza në Gaza, Trump: Hamasi të dorëzohet dhe të lirojë pengjet për t’i dhënë fund konfliktit

16:46 : 31/07/2025
BOTA

I dërguari i Trumpit takohet me Netanyahun për ndihmën në Gaza

16:14 : 31/07/2025
Para

E pazakontë në SHBA/ Embrioni ishte ngrirë në 1994, fëmija lind pas 31 vitesh

TË GJITHA

Gjermania kërcënon me sanksione Izraelin për situatën në Gaza

14:13 : 02/08/2025

Gianni de Biasi: Italia më kontaktoi në vitin 2016, keqardhje e madhe që nuk shkova

14:06 : 02/08/2025

“Fermë” kanabisi në Maliq/ Arrestohen 2 financuesit, 2 të tjerë shpallen në kërkim (EMRAT)

14:04 : 02/08/2025

Juventusi ndalet në miqësore, barazim 2-2 ndaj Reggiana-s

13:42 : 02/08/2025

Karamuça i ngul “Saranda Tower” 32 katëshe qytetit bregdetar

13:40 : 02/08/2025

Dy aksidente tragjike brenda 24 orësh në Kroaci, katër të vdekur

13:31 : 02/08/2025

Foto/ Broja ikën nga Chelsea, tifozët e “Bluve” bëhen emocionalë: Nuk do të harrojmë kurrë!

13:28 : 02/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com