• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Japin dorëheqjen 4 nënkryetarët e Bashkisë Tiranë, ja kush i zëvendëson/ EMRAT

10:46 : 31/07/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Pas presionit të kryeministrit Edi Rama, katër nënkryetarë të Bashkisë Tiranë kanë dhënë dorëheqjen.

Mësohet se Frida Pashako, Andi Seferi, Keti Luarasi dhe Jonida Halili ditën e sotme janë larguar nga detyra.

Ndërkohë, katër nënkryetarët e rinj janë caktuar: Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero.

Kjo lëvizje vjen pas kërkesave të vazhdueshme te Edi Ramës që drejtuesit e bashkive të japin dorëheqjen ose të shkarkohen.

  • Kush është Ilir Mëngra, trashëgimtari i “korrupsionit me patentë” të Blendi Gonxhes

Lexo edhe:

‘Lufta’ kundër lavazheve, Rama: Hiqeni vetë ose do t’i kthejmë në park lojërash

Tentoi të përdhunonte një 35-vjeçare në banesën e saj, arrestohet 40-vjeçari (EMRI)

Menjëherë pasi Blendi Gonxhe shkoi në një ministri të re, të krijuar enkas nga “duart e arta të telejexhiut”, nuk u prit gjatë për zëvendësimin e tij.

Më 23 janar të vitit 2023, Ilir Mëngra u emërua në postin e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit të Transportit Rrugor. Iku një drejtor për më lart dhe erdhi po një drejtor nga zyra ngjitur. Kreun aktual të DPSHRR-së, Goxhja e kishte në stafin e tij të afërt, gjë të cilën e pohoi edhe vetë teksa u bë prezantimi për “vijimin e punëve të mira”.

Vetë drejtori Mëngra, tashmë jo i ri, ka mbajtur një profil të ulët publik, që më shumë se “paaftësi” për të shitur produkte imagjinare, duket një taktikë e njohur për të mbuluar me harresë abuzimet që bëhen në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor DPSHRR).

Dy sektorët kyç ku vijon të “ndiqet tradita” në këtë drejtori, janë Kontrolli Teknik i Automjeteve dhe pajisja me leje drejtimi (patentë). Çdo drejtori në rang qarku ka tarifën e saj në bazë të numrit të lejeve të drejtimit që jepen. Një denocim i ish-kryeministrit Sali Berisha disa muaj më parë tregonte se drejtori i atëhershëm Blendi Gonxhe, çdo muaj merrte rreth 350 milionë lekë të vjetra në formë ryshfeti. Në krye me 60 milionë ryshfet, sipas denoncuesitk ishte drejtoria rajonale e transportit rrugor në Tiranë. Pak kohë pas publikimit të atij denoncimi, drejtori Arnis Hoxha u shkarkua nga detyra, duke emëruar në atë post Ilir Mengrën, që tashmë ka ngjitur një shkallë më lart në karrierë si kreu i DPSHRR-së.

Blendi Gonxhe dhe Ilir Mëngra

A u “zhduk” korrupsioni në DPSHRR? Nuk ka më patentat fiktive që lëshohen? Punët “e mira” me Mengrën vijojnë, -siç tha edhe Gonxhe, e bashkë me punët vijon edhe paraja nëndorë, duke shtuar të vetmin dyshim: A ndahet ryshfeti i majmë edhe me atë që la drejtorllëkun për të shkuar në një ministri taze? E sigurt është se Mëngra i është mirënjohës Gonxhes dhe mirënjohja ka një çmim i cili ndahet…

Gjithçka fuknsionon si “sahat zvicerian”. Paraja nëndorë që të bën me patentë, por jo të aftë për të qenë drejtues mjeti në rrugë vijon, me formën e saj klasike. Të iteresuarit zakonisht kontaktet e para i krijojnë me instruktorë ose pronarë të autoshkollave. Të marrësh patentë pa kryer kursin teorik dhe praktik. Edhe këtu ka zgjidhje, pasi tarifat janë thuajse standarte, ku me 65 mijë lekë të reja mund të bëhesh me patenët, mjafton që të dish t’i japësh makinës dhe padyshim t’i japësh sekserit ndërmjetës ryshfetin.

Në raportet zyrtare të DPSHRR-së theksohet se në vend janë rreth 1.4 milionë patenta aktive, ku pjesën më të madhe me 1.3 milionë patenta janë të kategorisë B, ose siç njihet ndryshe “Klasi IV”, (leje drejtimi për automjete 4+1).

Pikërisht me këtë kategori patentash që janë edhe numri më i madh që lëshohen bëhet aleshverishi i frikshëm, që për ta quhet “nder” që shpërblehet me korrupsion, por që në fakt me koshiencë, instruktrorë, disa drejtues aytoshkollash dhe mbi të gjithë nëpunës të nivelit të lartë në Drejtorinë e Shërbimeve të Transportit Rrugor bashkë me “patentën” e pafituar brenda rregullave lëshojnë edhe “vrasës në rrugë”, që makinë e kthejnë në “armë” dhe më pas i quajnë aksidente.

Po ashtu në sektorin tjetër ku vlon paraja nëndorë është Kontrolli Teknik I automjeteve, siç njëhet ndryshe edhe Kolaudimet. Në publikimet e fundit theksohet se brenda shtatë muajve janë kryer 330 mijë kontrolle automjetesh dhe 25 % e tyre kanë mbetur në testimin e parë. Por nga shuma e “ngëlësve” përqindjen më të madhe e zënë arsyeja se nuk kanë sinjalistikën e duhur, më pas vjen ndotja dhe në fund problemet e tjera teknike.

Mbesin automjete se nuk punon një sinjal në ato momente, por kalojnë automjete që edhe në “varreza” i pranojnë me vështirësi. Shumë qytetarë janë dëshmitarë të përdishëm teksa konstatojnë në rrugë mjete të vjetëruara që gulçojnë tym të zi dhe duken në gjendje të mjerueshme teknike, por çuditërisht janë të pajisur me “kontrollin teknik” si të rregullta. Vlera e pagesave nëndorë për tu pajisur me kontrollin teknik, paçka se mjeti nuk është në gjendje, shkon nga 70-150 mijë lekë të vjetra, sidomos për automjetet e punës që përdoren nga kompani të ndryshme ndërtimi. Torta e madhe ndahet, e bashkë me të edhe automjetet e copëtuara në rrugë, ku shpesh mbyllen me jetë të humbura njerezish. Aty në drejtorinë me emër të gjatë, “korrupsioni ka patentë”….!

Etiketa: BashkiadorehqejenenkryetareTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Lufta’ kundër lavazheve, Rama: Hiqeni vetë ose do t’i kthejmë në park lojërash

16:22 : 01/08/2025
AKTUALITET

Tentoi të përdhunonte një 35-vjeçare në banesën e saj, arrestohet 40-vjeçari (EMRI)

09:45 : 01/08/2025
AKTUALITET

Karamuço: Ja kush janë shërbimet më të fuqishme sekrete të huaja në Tiranë

22:31 : 30/07/2025
AKTUALITET

Kërkonte të bënte s*ks me një të mitur dhe i dërgoi foto intime, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë

15:47 : 30/07/2025
AKTUALITET

Pak reshje shiu dhe rrugët e Tiranës kthehen në “përrenj”/ PAMJE

11:59 : 29/07/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Denoncimi: Lokali me mik të fortë sfidon ligjin, nuk zbaton vendimin e prishjes

13:37 : 28/07/2025
Para

Kanadaja u bashkohet Francës dhe Britanisë për njohje të shtetit palestinez

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 2 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 01/08/2025

Si arriti von der Leyen të sigurojë 1.8 mld vaksina Pfizer? Mesazhet që “fshihen” pas një “tymnaje”

22:57 : 01/08/2025

Zbulohet dieta që ju ndihmon kundër pagjumësisë

22:52 : 01/08/2025

FOTO/ Zbulohet se sa kushtojnë syzet e reja të Edi Ramës

22:51 : 01/08/2025

NBA dhe JPMorgan do të krijojnë ligën e re evropiane të basketbollit

22:40 : 01/08/2025

Sulmet ruse me raketa dhe dronë, Kievi shpall ditë zie për 31 viktimat

22:38 : 01/08/2025

Shtetet Arabe kërkojnë që Hamasi të çarmatoset dhe t’i hapë rrugën krijimit të shtetit palestinez

22:30 : 01/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com