• Kontakt
Thursday, July 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kushtetuesja i kthen bashkëpunëtores së ngushtë të Klod Allajbeut telefonin e sekuestruar nga SPAK

18:50 : 29/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” SPAK-un, duke i pranuar pjesërisht kërkesën Onejda Ymerajt, bashkëpunëtores së ngushtë të “oligarkut të shëndetësisë”, Klodian Allajbeut, në lidhje me sekuestrimin e telefonit të saj.

Kushtetuesja ka konstatuar shkelje të të drejtave kushtetuese në veprimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), duke vendosur që Ymerajt t’i kthehet telefoni i sekuestruar pa vendim gjykate, por ndërkohë, ka lejuar mbajtjen nën sekuestro të kopjeve të të dhënave që lidhen drejtpërdrejt me hetimin penal, duke kërkuar që ato t’i nënshtrohen kontrollit të mëtejshëm gjyqësor.

Sipas Kushtetueses, pranimi i pjesshëm i kërkesës është bërë pasi është konstatuar cenim i lirisë dhe fshehtësisë së korrespondencës, si dhe të së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale për pjesën që ato nuk lidhen me objektin e hetimit penal.

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar gjithashtu SPAK-un që brenda një afati 3-mujor, të marrë masat e nevojshme për të rivendosur ligjshmërinë procedurale në lidhje me këtë çështje, duke respektuar të drejtat e individit të mbrojtura nga Kushtetuta.

Onejda Ymeraj, e konsideruar si krahu i djathtë i Klodian Allajbeut të “Spitalit Amerikan”, i ishte sekuestruar telefoni nga SPAK në shkurt të vitit 2024 në kuadër të hetimeve për ish-kryeministrin Arben Ahmetaj.

Lexo edhe:

Dosja/ Ajola Xoxa mashtroi dhe ambasadën italiane! Emri i kuratorit italianit në fatura fiktive

Manipulimi i mediave/ Kur Veliajt i kthehet kundër ‘përbindshi’ që ka ushqyer

Kujtojmë se Klodian Allajbeu është një prej biznesmenëve më të akuzuar në Shqipëri, teksa pak kohë më parë u paraqit për t’u marrë në pyetje edhe në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku ka dëshmuar për rreth dy orë.

Allajbeu është përfolur si i përfshirë në dy nga dosjet e nxehta të shëndetësisë: atë të koncesionit të laboratorëve dhe dializës. Emri i tij u shfaq edhe në dosjen e Erion Veliajt, ku kanë udhëtuar së bashku në drejtim të Kinës, ku prokurorët nuk kanë marrë edhe përgjigje se kush i ka mbuluar shpenzimet për këtë udhëtim.

Gjithashtu, Klodian Allajbeu është nën hetim edhe nga Prokuroria Speciale e Kosovës, pasi akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë kanë pastruar para përmes një skeme të falsifikimit të dokumenteve dhe prezantimit të dokumenteve false në Administratën Tatimore të Kosovës.

Lexo edhe:

Nga Gjiknuri te Klod Allajbeu, për kë janë dosjet që u hakeruan në SPAK (EMRAT)

Etiketa: Gjykata KushtetueseKlodian Allajbeuonejda omeritspaktelefoni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja/ Ajola Xoxa mashtroi dhe ambasadën italiane! Emri i kuratorit italianit në fatura fiktive

16:26 : 30/07/2025
AKTUALITET

Manipulimi i mediave/ Kur Veliajt i kthehet kundër ‘përbindshi’ që ka ushqyer

15:56 : 30/07/2025
AKTUALITET

Hakeruan kompjuterat e 3 prokurorëve të SPAK, GJKKO rrëzon rekursin e Zambak Gjonit dhe Arnold Rrokajt

15:15 : 30/07/2025
AKTUALITET

Veliaj nga qelia: Jam viktimë e një persekutimi politik dhe vetting-u të paprecedentë. 7 pyetje SPAK-ut

11:52 : 30/07/2025
AKTUALITET

BIRN: Gjykata Kushtetuese i vë kufij praktikës së sekuestrimit të telefonit nga SPAK

20:40 : 29/07/2025
AKTUALITET

Vila e apartamente/ SPAK u sekestron 21 pasuri me vlerë 9.3 mln euro grupit të kontrabandës së cigareve

18:35 : 29/07/2025
Para

Pëmbytet varka me refugjatë në Detin Mesdhe, 18 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 31 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 30/07/2025

Projektet e Kushner, Rama e quan Zvërnecin si tokë private: Po negociojmë për Sazanin që i përket shtetit

22:52 : 30/07/2025

Ul kolesterolin, pastron gjakun dhe mbron mëlçinë, zbuloni vlerat ushqyese të manaferrës

22:52 : 30/07/2025

PSG-Tottenham/ Portugezi Joao Pinheiro do të gjykojë finalen Superkupës së Europës

22:41 : 30/07/2025

Tirana e Edi Ramës, një shkretëtirë me kulla dhe ngjyra

22:36 : 30/07/2025

Karamuço: Ja kush janë shërbimet më të fuqishme sekrete të huaja në Tiranë

22:31 : 30/07/2025

Zjarri në Shpirag lë pasoja të rënda, banorët kërkojnë përgjegjësi për dëmet

22:19 : 30/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com