• Kontakt
Friday, July 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

As Lapaj, as Shabani dhe daja i tij/ Ja kush e merr mandatin e Nismës “Shqipëria Bëhet”

13:20 : 23/07/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka vendosur ditën e sotme se mandati i koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet” i ka kaluar Kleana Xhuvelit.

Celibashi tha se pretendimi i “Shqipëria Bëhet” se kandidatët e listës së mbyllur kanë dhënë dorëheqjet dhe KQZ i ka miratuar këto dorëheqje me heshtje, nuk qëndron.

“Në lidhje me çështjen e parë, pra me vendimin për dhënien e mandatit për koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’, po bëj një listim të fakteve, që në gjykimin tim janë ato që përcaktojnë këtë vendimmarrje dhe janë shqyrtuar nga ana ime. Pra me vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, për shqyrtimin e kërkesës së koalicionit, është miratuar regjistrimi i këtij koalicioni.

Po ashtu është miratuar edhe lista shumëemërore e kandidatëve të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet. Po ashtu janë dorëzuar në KQZ 12 kërkesa për dorëheqje, të kandidatëve në listën e mbyllur. Ata kanë paraqitur kërkesën për dorëheqje dhe kanë thënë se nuk do merrnin mandatin e deputetit nëse do të rezultonin fitues nga këto zgjedhje.

Lexo edhe:

“Shthuret” Thurja e Shabanit/ Largohet dhe drejtuesi i Korçës: Do jem i pavarur në Këshillin Bashkiak

“Telenovela” Lapaj-Shabani/ Largohet dhe Rigerta Loku nga “Nisma”: Do jem e pavarur në Këshillin Bashkiak

Më pas kandidati Zeqir Kordhoni ka dorëzuar një deklaratë të dytë, që shpreh gatishmërinë për ushtrimin e funksionit të deputetit.

Më pas kandidatja Kleana Xhuveli ka depozituar në KQZ një deklaratë të dytë për revokimin e dorëheqjes së paraqitur.

Ka dy momente ligjore që përcaktojnë vendimmarrjen në lidhje me zgjedhjen e kandidatit fitues në këtë çështje.

Pretendimi juaj se kandidatët e listës së mbyllur kanë dhënë dorëheqjet dhe KQZ i ka miratuar këto dorëheqje, nuk qëndron.

Me miratimin e listave të kandidatëve, sipas afateve dhe procedurave të këtij kodi, ky process konsiderohet i mbyllur dhe në asnjë rrethanë juridike nuk mund të rikonsiderohet.

Përfundimi është se nuk mund të ketë dorëheqje nga kandidimi, pasi listat janë miratuar. Dhe kjo është kështu për çdo lloj shkaku. Kështu që duke qenë se Kleana Xhuveli është renditur para Zeqir Kordhonit në listën e mbyllur të koalicionit, i takon asaj të marrë mandatin e këtij koalicioni.

Përfundimisht shpall kandidat fitues zonjën Kleana Xhuveli”, tha Celibashi.

Kleana Xhuveli është goca e tezes së kryetarit të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, me të cilin ka një lidhje të ngushtë familjare. Ajo është rritur në familjen e Lapajt dhe, në intervistat e dhëna më herët, ky i fundit i është referuar asaj si “motra ime”.

26-vjeçarja ka qenë pjesë e fushatës së “Shqipëria Bëhet”, ku ka mbajtur role organizative.

Në foto: Kleana Xhuveli
Etiketa: adriatik lapajKleana XhuveliShqiperia Behet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Shthuret” Thurja e Shabanit/ Largohet dhe drejtuesi i Korçës: Do jem i pavarur në Këshillin Bashkiak

11:23 : 24/07/2025
AKTUALITET

“Telenovela” Lapaj-Shabani/ Largohet dhe Rigerta Loku nga “Nisma”: Do jem e pavarur në Këshillin Bashkiak

09:35 : 24/07/2025
AKTUALITET

Do të bëhet deputete/ Kleana Xhuveli: Beteja ligjore do ta rikthejë mandatin tek Lapaj

14:39 : 23/07/2025
AKTUALITET

‘Shqipëria Bëhet’ në KQZ: Lista e mbyllur u dorëhoq para 11 Majit, mandati t’i kalojë Lapajt

11:26 : 23/07/2025
AKTUALITET

Akuzat e Lapajt: Shabani me dajën duan t’ia çojnë mandatin Ramës, më kërkoi 30 mln lekë, s’ka vota

12:08 : 22/07/2025
AKTUALITET

“Mandati i takon Kleana Xhuvelit”/ Shabani: Votat i mori koalicioni, jo Lapaj

15:23 : 21/07/2025
Para

Gjendet i vdekur në pyll një burrë në Gjirokastër, dyshohet se ka qëlluar veten me armë gjahu

TË GJITHA

Gjykata kërkon arrestimin e ish-banorit të BBVK3

22:59 : 24/07/2025

“U ftilluam në pjesën e dytë”, Daja pas suksesit së Dinamos: Po fitojmë ritmin e duhur

22:57 : 24/07/2025

Horoskopi ditor, e Premte 25 Korrik 2025

22:55 : 24/07/2025

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

22:49 : 24/07/2025

Fitore e pastër ndaj Dinamo Minsk, Egnatia kthehet në Shqipëri me dy gola avantazh

22:44 : 24/07/2025

Koka: Rama shpërblen me leje ndërtimi trafikantët e drogës e ata që vrasin

22:40 : 24/07/2025

Përkeqësohet situata me zjarret në Korçë, flakët përfshijnë malin e Moravës

22:33 : 24/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com