• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

831 ha tokë për park fotovoltaik në Kaninë/ Këshilli Bashkiak: Nuk e zotërojmë truallin, s’marrim vendim

22:06 : 20/07/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Pak ditë më parë në media u raportua se shkaku i përplasjes mes Edi Ramës dhe Ermal Dredhës, është dhënia e një sipërfaqe toke prej 831 hektarësh në zonën e Kaninës në Vlorë për t’u ndërtuar një park fotovoltaik nga një operator ekonomik

Kërkesa ka shkuar që në nëntor të vitit të kaluar në protokollin e Bashkisë së Vlorës dhe projekti “përlan” të gjithë faqen e Malit të Kaninës, e njohur ndryshe si ekonomia Shashicë-Gumenicë, atje ku qindra banorë të zonës kishin ndërtuar ekonominë e tyre blegtorale.

Ermal Dredha nisi procedurat dhe organizoi një dëgjesë me banorët e Kaninës, të cilët e kundërshtuan njëzëri projektin, duke pretenduar se një pjesë e tokave janë prona private ose në procese gjyqësore për njohjen e titullit të pronësisë.

I vënë përballë kundërshtimit të fuqishëm të banorëve, Ermal Dredha u mundua ta zvarrisë sa më shumë shtyrjen përpara të projektit, por presioni që vinte nga Tirana ishte shumë i lartë.

Pas “shkundjes” që Edi Rama i bëri Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, firmosi projektvendimin për nisjen e procedurës për dhënien me qira për 10 vjet me të drejtë rinovimi të 834 hektarëve në Kaninë dhe çështja është futur në mbledhjen e nesërme në rendin e ditës për t’u miratuar në Këshillin Bashkiak.

Lexo edhe:

Zjarr në afërsi të Gjirit të Gramës në Vlorë

Përfundon mbledhja e kryesisë së PD në Vlorë, propozohet lista e kandidatëve për kryetar bashkie

Ndërkohë, sot ka ardhur dhe një reagim nga kryetarja e Këshillit Bashkiak të Vlorës, Elpiniqi Mërkuri, një reagim që vjen vetëm një ditë para se dhënia me qira supozohet të miratohet në atë Këshill.

Ajo pranon se ka patur kërkesa në Bashkinë e Vlorës vitin e kaluar në datat 29 prill 2024, 20 dhe 23 maj 2024 për çështjen në fjalë. Sipas saj, toka prej 831 hektarësh në Kaninë, rezulton të jetë në emër të Bashkise Vlorë sipas një dokumenti hipotekor nga Kadastra, por sqaron se vetë Bashkia e Vlorës nuk figuron zoteruese e titullit të pronësisë së këtij trualli.

Për këtë arsye, kryetarja e këshillit bashkiak të Vlorës thotë se ditën e nesërme nuk mund të merret asnjë vendim në lidhje me kërkesën për të ndërtuar park fotovoltaik në këtë truall në Kaninë.

Reagimi i plotë:

“Të nderuar banorë të Vlorës, por jo vetëm. Në përgjigje të interesimit të disa mediave dhe në vazhdën e dizinformimit nga disa të tjera, sqarojmë se: Është e vërtetë që prej 16 muajsh Bashkia Vlorë ka marrë disa kërkesa për një truall me sipërfaqe 831.7 ha, ku subjektet kërkuese synojnë të ndërtojnë një park fotovoltaik. Kërkesat janë depozituar përkatësisht në këto data:
 1. 29.04.2024
 2. 20.05.2024
 3. 23.05.2024

Së fundmi, kërkesa është miratuar për t’iu përcjellë Këshillit Bashkiak. Megjithatë, nga dokumentacioni i marrë nga Kadastra më datë 18.07.2025, me qëllim plotësimin e dokumenteve për mbledhjen e Këshillit, rezulton se trualli në zonën e Kaninës ka vetëm një vërtetim hipotekor si truall në emër të Bashkisë, por Bashkia Vlorë nuk figuron si zotëruese e titullit të pronësisë së këtij trualli.

Në këto kushte, Këshilli Bashkiak nuk mund të marrë një vendim në lidhje me këtë kërkesë. Të gjitha komentet dhe insinuatat e tjera janë keqkuptime ose dizinformime me prapavijë keqdashëse.

Duke ju uruar një fillim jave sa më të paqtë, ju njoftojmë se nesër do të vijojmë me mbledhjen dhe shqyrtimin e projekt-vendimeve të tjera të rendit të ditës”, thuhet në reagimin e kryetares së Këshillit Bashkiak të Vlorës, Elpiniqi Mërkuri.

Kush po e tredh Dredhën? Fotovoltaiku 830 ha i Kaninës, që futi Bashkinë e Vlorës në shtetrrethim

Etiketa: ermal dredhakaninekeshilli bashkiakpark fotovoltaikvlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarr në afërsi të Gjirit të Gramës në Vlorë

21:10 : 04/10/2025
AKTUALITET

Përfundon mbledhja e kryesisë së PD në Vlorë, propozohet lista e kandidatëve për kryetar bashkie

20:49 : 04/10/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste

18:00 : 03/10/2025
AKTUALITET

PD thërret nesër Kryesinë, në fokus zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit

16:11 : 03/10/2025
AKTUALITET

Aksident në Vlorë, plagoset rëndë motoristi

15:43 : 03/10/2025
AKTUALITET

Shkoi në spital pasi u vetëplagos aksidentalisht me armë, arrestohet së bashku me shokun e tij

15:12 : 03/10/2025
Para

Arma e prishur e një vrasësi/ Skerdi Tase, rrëfimet e të penduarit të tretë

TË GJITHA

Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, gjendet një person i pajetë brenda një makine/EMRI

23:50 : 04/10/2025

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

23:18 : 04/10/2025

Horoskopi, 5 tetor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:09 : 04/10/2025

Florian Haçkaj: Jam gati për sfidën e kryeqytetit

23:00 : 04/10/2025

Ermal Hasimja njofton publikisht Berishën: Jam kandidat për Tiranën, më mbështesni

22:56 : 04/10/2025

KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë në Shqipëri, disa të tjera të skaduara

22:47 : 04/10/2025

Këto shenja horoskopi do të përballen me ngjarje të papritura gjatë muajit Tetor

22:34 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com