• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Në koma prej 20 vitesh, ndahet nga jeta princi Arabisë Saudite

08:37 : 20/07/2025
në BOTA

Princi saudit Alwaleed bin Khaled bin Talal Al Saud, i njohur ndërkombëtarisht si “Princi i fjetur”, ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare, pas afro njëzet vitesh në koma.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur të shtunën, më 19 korrik, babai i tij, princi Khalid bin Talal Al Saud, nipi i miliarderit Al-Walid bin Talal.

“Shpirti im, kthehu te Zoti yt i kënaqur dhe i pranuar prej Tij. Hyr mes shërbëtorëve të drejtë të Mi dhe hyr në Xhenetin Tim… Me besim të thellë në vullnetin e Allahut dhe me pikëllim të madh, vajtojmë djalin tonë të dashur”, shkroi princi Khalid në platformën X, duke shoqëruar njoftimin me një foto bardhezi të të birit të shtrirë në shtratin e spitalit.

Ceremonia mortore u planifikua për të dielën, më 20 korrik, ndërsa familja u përgatit për të dhënë lamtumirën përfundimtare një djali që jetoi për vite të tëra në kufirin mes jetës dhe vdekjes.

I njohur nga familjarët me nofkën “Ndede”, Al-Ualid lindi në prill të vitit 1990. Në vitin 2005, kur ishte 15 vjeç dhe studionte në një akademi ushtarake në Londër, pësoi një aksident të rëndë automobilistik që i shkaktoi trauma të rënda në kokë dhe gjakderdhje të brendshme, duke e futur në një gjendje kome të thellë nga e cila nuk u zgjua më kurrë.

Lexo edhe:

E trishtë/ Ndahet nga jeta Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri

E trishtë/ Ndahet nga jeta kompozitori i njohur amerikan

Pas aksidentit, u transferua në një qendër mjekësore në Riad, ku qëndroi i shtruar për 19 vjet. Gjatë gjithë kësaj kohe, babai i tij nuk u largua asnjëherë nga ana e tij, duke e mbajtur gjallë përmes pajisjeve të asistencës mjekësore dhe duke e shndërruar dhomën e spitalit në një hapësirë të përhershme lutjesh, shprese dhe pritjeje.

Princi Khalid ndante shpesh në rrjetet sociale video dhe foto ku dukeshin lëvizje të vogla dhe të lehta të trupit të të birit, një dridhje gishti apo ngritje krahu, të cilat priteshin me admirim dhe emocion nga mijëra ndjekës.

Në raste të veçanta si Ramazani, Bajrami apo Dita Kombëtare e Arabisë Saudite, dhoma e spitalit stolishej si të ishte vetë princi pjesë e përditshmërisë.

Gjatë gjithë këtyre viteve, historia e “princit që flinte” u shndërrua në simbol të besimit dhe përkushtimit. Dhoma e tij u bë vend pelegrinazhi për qindra vizitorë nga anëtarë të familjes mbretërore dhe qytetarë të zakonshëm, deri te liderë të huaj, të cilët vinin për të lutur së bashku me princin Khalid dhe familjen e tij.

Edhe pse Al-Ualid nuk rifitoi kurrë vetëdijen, për babain e tij ai mbeti gjithmonë “i gjallë”, një fëmijë që nuk u braktis asnjëherë.

Vdekja e tij shënon përfundimin e një beteje të heshtur që zgjati thuajse dy dekada dhe që la gjurmë të thella jo vetëm në familjen e tij, por në të gjithë kombin saudit.

Etiketa: Alwaleed bin Khaled bin Talal Al SaudArabisë Sauditendahet nga jetaprinci

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E trishtë/ Ndahet nga jeta Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri

08:48 : 29/06/2025
BOTA

E trishtë/ Ndahet nga jeta kompozitori i njohur amerikan

09:20 : 27/06/2025
AKTUALITET

Ndahet nga jeta regjisori Leka Bungo

08:34 : 11/06/2025
AKTUALITET

E trishtë/ Ndahet nga jeta diplomati Ilir Shqina

19:00 : 06/06/2025
BOTA

Princi Faisal i Arabisë Saudite do të udhëtojë në Bregun Perëndimor në një vizitë historike

20:03 : 30/05/2025
AKTUALITET

E trishtë/ Arti në zi, ndahet nga jeta regjisori Piro Milkani

21:51 : 24/05/2025
Para
BALLA NE KOMISIONIN E LIGJEVE - Kryetari i Keshillit te Larte te Prokurorise, Alfred Balla duke folur gjate nje seance te komisionit parlamentar per Ceshtjet Ligjore, Administraten Publike dhe te Drejtat e Njeriut ku raportoi ne lidhje me aktivitetin e institucionit qe drejton per vitin 2022./r/n/r/nBALLA IN THE COMMITTEE OF LAWS - The President of the High Council of Prosecution, Alfred Balla speaking during a session of the parliamentary committee for Legal Affairs, Public Administration and Human Rights where he reported on the activity of the institution he leads for 2022.

Një vendim, dy qëndrime: Si u përjashtua Alfred Balla nga drejtësia

TË GJITHA

VIDEO/ Përfshihet nga zjarri anija me 280 persona, pasagjerët hidhen në det për të shpëtuar, 3 viktima

17:46 : 20/07/2025

Vëllai i Tërmet Peçit privatizon bazës ushtarake të Porto Palermos

17:30 : 20/07/2025

Aksident me vdekje në Divjakë/ Përmbyset zetori, shoferi mbetet i bllokuar nën të (EMRI)

17:21 : 20/07/2025

“Kumbaro s’më përgjigjej”/ Biznesmeni që u dhunua: Si Bashkia Sarandë u vu në shërbim të Agim Tarajt

17:07 : 20/07/2025

Dy vjet nën masat e BE-së, sa humbi Kosova

16:44 : 20/07/2025

32 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 9 vijojnë të jenë aktive

16:30 : 20/07/2025

Për herë të parë në historinë moderne, një kryeqytet po shkon drejt tharjes

16:20 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com