Janë publikuar pamjet e sherrit të dhunshëm që ndodhi në fshatin Tushemisht të Pogradecit, ku u përfshinë pronari i hotel “Driloni”, Jetmir Muçllari, djali i tij Johan Muçllari, kryeplaku i fshatit Ilirjan Tasellari dhe Prokop Pilinçi.
Përplasja fizike ndodhi pranë parkut të Drilonit dhe buron nga një mosmarrëveshje e gjatë për pronësinë e një rruge që të dy palët e pretendojnë si të tyre. Jetmir Muçllari kishte vendosur një gardh rrethues në një pjesë të rrugës në kufi me pronën e kryeplakut, duke shkaktuar tensione dhe denoncime të shumta.
Në dëshminë e tij, kryeplaku Tasellari mohon konfliktin pronësor dhe thotë se ka vepruar në detyrën zyrtare, duke akuzuar Muçllarin për prishjen e një ure në zonën e Drilonit.
Në momentin e sherrit ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Bashkisë Vlorë, të cilët ndërhynë për të shmangur përshkallëzimin e situatës.
Jetmir Muçllari është i njohur për përplasjet me fisin Berbreri, ndërsa djali i tij ka qenë objekt i tre atentateve të dështuar më parë.
Të katërt personat e përfshirë janë në hetim nga autoritetet, ndërsa materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.