• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çmenduria e radhës, Rama: Do të zhdukim paranë cash. Kujt i drejtohet kjo thirrje?

13:47 : 19/07/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Klodian Tomorri

Kryeministri Edi Rama shpalli një nismë të beftë një ditë më parë, e cila surprizoi jo pak njerëz. Shefi i qeverisë deklaroi se brenda 5 viteve, Shqipëria nuk do të ketë më para cash

“Kemi një ambicie tjetër që deri në fund të kësaj dekade Shqipëria të jetë ‘cashless’, pra që të gjithë ndërveprimet dhe të gjitha transaksionet financiare të jenë digjitale. Për këtë na duhet një sforco e madhe, na duhet goxha sensibilizim. Teknologjia nuk mungon. Besoj që, nëse do dimë ta bëjmë si duhet vizatimin e rrugës dhe do dimë të ecim sipas saj, kjo është e realizueshme dhe do të çlirojë vendin nga një barrë e madhe pluhuri dhe ferrash në të gjithë jetën e përditshme”, – tha kryeministri Edi Rama.

Aktualisht nuk ekziston asnjë ekonomi në botë që të ketë zhdukur tërësisht paranë fizike nga qarkullimi. Suedia, e cila është vendi me i avancuar në këtë drejtim, gjatë periudhës 2007-2024 ka përgjysmuar përdorimin e parasë cash në ekonomi, pa ndonjë vendim apo ligj. Megjithatë as Suedia nuk e ka hequr cashin tërësisht nga qarkullimi dhe madje këtë vit po i rikthehet atij.

Në një intervistë ekskluzive me The Banker në mars të këtij viti, guvernatori i bankës qendrore të Suedisë, Erik Thedéen, tha se industria bankare e vendit duhet të veprojë shpejt për të ndihmuar në mbrojtjen e parasë fizike dhe për të zgjeruar pagesat me cash. “Tani duhet të mendojmë për qëndrueshmërinë”, tha Thedéen. “Nëse gjithçka prishet, ne [duhet] të kemi para cash.”

Lexo edhe:

Rama nuk është çmendur, populli po…

Transferonin paratë e pista përmes sistemit “Hawala” nga Zvicra në Shqipëri, goditet grupi kriminal

Si një nga shoqëritë me më pak para cash në botë, infrastruktura e përparuar dixhitale e pagesave të Suedisë e lë vendin gjithnjë e më të hapur ndaj sulmeve kibernetike dhe mund të sjellë rrezik shtesë gjatë krizave të tilla si “koha e luftës”, tha guvernatori i bankës qendrore. Pra, kur vendet më të avancuara të planetit e kanë të pamundur të kalojnë në një ekonomi pa cash, çfarë është duke programuar Edi Rama?

Pikësëpari, përgjigja e kësaj pyetje mund të jetë e lidhur me pasojat e mesazhit që i përcillet tregut.

Kur qeveria e një vendi thotë se brenda 5 viteve do të zhdukë cash-in në ekonomi, ata që kanë dëngje dhe dhoma të mëdha me para cash do të nxitojnë t’i shpenzojnë ato ose t’i fusin në sistem. Në një vend me informalitet masiv ekonomik, shkallë të lartë kriminaliteti si dhe korrupsion galopant, dëngjet dhe magazinat e parave cash duhet të jenë të panumërta.

Të gjithë këta që kanë këto para tashmë do të nxitojnë t’i investojnë ato në pasuri të patundshme ose në biznese. Sepse në 2030-ën ato nuk do të vlejnë më. Me pak fjalë, impakti i drejtëpërdrejtë ekonomik i thirrjes së kryeministrit do të jetë një rritje e investimeve dhe konsumit në ekonomi. Organizatat e krimit, individët e korruptuar dhe ata që kanë shmangur taksa tashmë kanë një incentivë të drejtëpërdrejtë për të shpenzuar paratë që mbajnë nën jastëkët e tyre.

Një nga sektorët që do të ketë fluksin më të lartë të këtyre shpenzimeve është sigurisht ai i ndërtimit, por jo vetëm. Kjo shtron natyrshëm pyetjen: a ishte ky qëllimi i Edi Ramës kur shpalli nismën për zhdukjen e cash-it.

Zhvillimet e fundit nga sektori i ndërtimit janë kontradiktore. Ndonëse çmimet kanë vazhduar të rriten, në treg ka zëra që flasin për ftohje të kërkesës. Paralelisht shumë nga kullat gjigande të Tiranës kanë mbetur thjesht projekte në letër duke cënuar ëndrrën faraonike të Edi Ramës për t’i dhënë Tiranës pamjen që ai ka në kokë. A është ftohja e sektorit rezidencial apo ekonomisë në tërësi, një nga arsyet pse Edi Rama lançoi nismën e beftë të Shqipërisë pa para fizike.

Nëse qeveria dhe kryeministri do të vazhdojnë të forcojnë mesazhin e zhdukjes së cash-it brenda vitit 2030 si dhe do të veprojnë në këtë drejtim, ajo që do të ndodhë është pompimi masiv i parave të pista në ekonominë reale duke e furnizuar ekonominë me një burim të ri financimi. Një lloj aministie de facto, edhe pse e pa siguruar me ligj.

Pra, ekonomikisht ajo që bëri Edi Rama një ditë më parë ka këto pasoja. A ishte ky qëllimi i kryeministrit? Këtë do ta marrim vesh me vonë. Por hë për hë, të korruptuarit, trafikantët, evazorët dhe të gjithë ata që kanë tonelata cash-i po ftohen t’u gjejnë vendin./ Kapitali.al

Etiketa: cashÇmenduria e radhëseurolekuparaRamazhdukim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama nuk është çmendur, populli po…

13:37 : 20/07/2025
AKTUALITET

Transferonin paratë e pista përmes sistemit “Hawala” nga Zvicra në Shqipëri, goditet grupi kriminal

12:09 : 20/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

08:21 : 20/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 19 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:27 : 19/07/2025
AKTUALITET

“Syri që s’ka kushërinj”/ Ku përfunduan satelitët e Ramës? Do shihnin gjithçka, por s’panë ndërtimet

21:04 : 18/07/2025
AKTUALITET

“Të gjitha transaksionet financiare do jenë digjitale”/ Rama kërkon të zhdukë paranë “cash”?

18:06 : 18/07/2025
Para

Shqiptari u arratis me pranga në duar, autoritet zvicriane ende në kërkim

TË GJITHA

Erdogan kërkon zgjidhje me dy shtete për Qipron

20:41 : 20/07/2025

Plagosja e ish-efektivit/ Policia: Arma u shkrep në mënyrë të pavullnetshme, por autorin s’e dimë kush është

20:28 : 20/07/2025

Detajet/ I plagosuri në Sarandë, ish-efektiv policie. Dyshohet se është goditur me qytë pistolete

20:16 : 20/07/2025

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, një i plagosur

19:58 : 20/07/2025

Shtëpia e Bardhë konfirmon diagnozën e Trump me insuficiencë venoze

19:47 : 20/07/2025

Sekuestrohet 206 kg kokainë në kufurin bullgar, mes të arrestuarve edhe një diplomat

19:38 : 20/07/2025

Vriten të paktën 73 palestinezë, teksa po tentonin të merrnin ndihma

19:27 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com