• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ramës i ngel në “derë” Aeroporti i Kukësit”, tendera të kota e të përsëritura për studime fizibiliteti

19:39 : 18/07/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Një video e publikuar ditët e fundit, ku duken dy automjete që “garojnë” dhe xhirojnë gomat në pistën e Aeroportit të Kukësit, tregon pikërisht degradimin e një prej veprave të ndërtuara pa asnjë plan.

I cilësuar si “krenaria” dhe i emëruar si “Flatrat e Veriut”, tashmë është kthyer në një pistë garash, ku të rinjtë, apo edhe vetë pronarët e firmës koncesionare, shfryjnë dufet duke bërë “drift”.

Ndërkohë, vetë shteti i cili është rrefullator dhe vendimarrës, çfarë veprimesh bën për ta kthyer në punë?

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, institicionet shtetërore bëjnë tendera të kota për studime apo trajnime se si t’a vënë në punë. Harxhohen miliona lekë për të bërë fizibilitetin tani “pas pilafit”, kur duhet t’a kishin bërë para se ta përuronin.

Por bërja e një vepre natyrisht që kërkon një studim tregu, vendin apo edhe gjithçka tjetër me hollësi, gjë që për “Flatrat” nuk është bërë!

Lexo edhe:

Betonizimi i një lulishteje i nxjerr bojën aksionit për çlirimin e hapësirave publike

SPAK nis hetim për disa tendera të Kujdesit Shëndetësor, në “skaner” ish-drejtori Lorenc Hashorva

Faksimil: Njoftimi i tenderit për studime fizibiliteti për ta vënë në punë

Albcontrol, institucioni shtetëror që kontrollon hapësirën ajrore shqiptare, ka hapur një tender të ri. Bëhet fjalë për “studimi i fizibilitetit për infrastrukturën e trafikut ajror në Aeroportin e Kukësit”. Fondi limit i akorduar është rreth 165 mijë euro.

Më shumë sesa fondi, ajo që bie në sy në këtë procedurë është se bëhen tendera të kota kur në një kohë pista mund të përdoret edhe për makina.

Por, duke parë ato mjete, ndokujt i ka shkuar mendimi që shteti të braktisë shpenzimin e dhjetëra miliona eurove për pistën e F1 në Elbasan dhe ta zhvendosë vëmendjen apo edhe pistën në Kukës!

Faksimile: Kërkesat e Albcontrol për studimin e fizibilitetit për Aeroportin e Kukësit

Në dokumentet shoqëruese, Albcontrol kërkon “identifikimin e strategjisë më të përshtatshme”. Sipas saj, të përfshihet përcaktimi i objektivave të dëshiruara, fushës së veprimit dhe horizontit kohor.

“Përgatitja e një strategjie themelore mund të adresojë pyetje kyçe si: Cila qasje do të rezultojë në kursime të kostove? A mund të arrihet harmonizimi teknik i sistemeve të Menaxhimit të Trafikut Ajror (ATM)? A është e mundur të ofrohen shërbime të kontrollit të trafikut ajror në mënyrë efektive nga një qendër e vetme ku mund të integrohen kullat e së ardhmes?”, – thuhet në dokument.

Më tej përcaktohet se është kritike që të vlerësohet konfigurimi i duhur, duke marrë në konsideratë skenarët e mëposhtëm: ndërtimi i një kulle betoni në Kukës; blerja ose marrja me qira e një kulle të lëvizshme; blerja e një kulle të largët apo ndërtimi i një Qendre të Kontrollit të Largët (RTC) me mundësinë për të akomoduar disa aeroporte, nga pista të vogla AFIS deri te mundësia e shfrytëzimit si qendër emergjence për Kullën ATC të Aeroportit të Tiranës dhe asaj të Vlorës.

Duket se as vetë Albcontrol, apo edhe institucionet e tjera, nuk kanë një ide të qartë se çfarë kerkojnë. Kanë shumë pikëpyetje dhe këto pikëpyetje kërkojnë që t’ua thotë një firmë private.

Gjithashtu, në dokumente kërkohet edhe një përmbledhje dhe hartimi i kësaj strategjie duhet të realizohet në bashkëpunim të ngushtë me Albcontrol. “Ky proces përfshin organizimin e një seminari strategjik në nivel të lartë për përcaktimin e fushës së veprimit, dh një diskutim në tryezë të rrumbullakët për identifikimin e aktorëve kryesorë” vijon dokumenti.

Faksimile: Bilanci i firmës që menaxhon Aeroportin e Kukësit

Ndërkohë, ndryshe nga sa u trumbetua me të madhe, nëse do të bësh një kërkim për bileta udhëtimi nga Aeroporti i Kukësit s’do të gjesh asnjë gjurmë. Faqja e internetit e koncesionarit s’ka asnjë të dhënë për “nisjet” dhe “mbërritjet”, teksa gjurmët e fundit të biletave datojnë në muajin korrik 2023. Më pas, edhe linjat “loë cost” kanë “braktisur” këtë pistë, pasi “nuk ka leverdi”.

Edhe disa muaj më parë, VoxNews raportoi se “Albcontrol” hapi një tender me objekt “studim fizibiliteti për infrastrukturën e Trafikut Ajror në Aeroportin e Kukësit”.

Fondi limit ishte 200 mijë euro. Sipas dokumenteve, koncesioni për menaxhimin e Kukësit është dhënë në vitin 2019, me një afat kohor prej 35 vitesh.

Fitues doli një bashkim i kompanive “Global Technical Mechanichs”, e cila investoi 8 milionë euro për vënien në punë të tij.

VoxNews shfletoi të dhënat në Qendrën Kombëtare të Biznesit për kompaninë koncesionare, ku rezulton se për vitin 2023 ka dalë me humbje prej 100.909.958 lekë. Humbja neto e shoqërisë me këtë vlerë të mbartet në periudhat e ardhshme./ Vox News

Etiketa: aeroportialbcontrolFlatratkukesstudime fizibilitetitendera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Betonizimi i një lulishteje i nxjerr bojën aksionit për çlirimin e hapësirave publike

08:51 : 18/07/2025
AKTUALITET

SPAK nis hetim për disa tendera të Kujdesit Shëndetësor, në “skaner” ish-drejtori Lorenc Hashorva

15:48 : 16/07/2025
AKTUALITET

Satelitët mln euro të Ramës s’mjaftojnë, Fieri dhe Mirdita hapin tenderë për të blerë dronë

19:41 : 14/07/2025
AKTUALITET

A mashtroi Salillari për ndërtimin e burgut në Kukës? Dy muaj pasi fitoi tenderin 5.3 mln €, i anulohet

16:35 : 14/07/2025
AKTUALITET

I dënuar me 11 vite burg, arrestohet 28-vjeçari në Kukës/ EMRI

14:21 : 14/07/2025
AKTUALITET

Shkarkime masive në Kukës, largohen nga detyra 14 administratorë dhe 2 nënkryetarë

13:59 : 14/07/2025
Para

E rëndë në Elbasan/ Ishin duke ruajtur bagëtitë, dy të miturit mbyten në lumin Shkumbin

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 19 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/07/2025

Si e humbi kontrollin Ahmed al-Sharaa në jug të Sirisë?

22:54 : 18/07/2025

Frutat dhe perimet më të pasura me ujë, ju mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta

22:50 : 18/07/2025

Nuk i punuan frenat, kamioni përplas shqiptarin pas murit të një banese në Itali

22:47 : 18/07/2025

Qazim Laçi afër transferimit në Superligën e Turqisë

22:42 : 18/07/2025

Bëri deklarata kundër UÇK-së, arrestohet në Kosovë zyrtari i qeverisë serbe

22:40 : 18/07/2025

I zhdukur prej 6 ditësh, gjendet trupi i dekompozuar i të moshuarit

22:31 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com