• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Pasuria e dhëndrit të Orban nxit debat në Hungari/ Biznes apo nepotizëm?

21:51 : 15/07/2025
në BOTA

Një nga njerëzit më të pasur të Hungarisë, István Tiborcz, dhëndri i kryeministrit Viktor Orbán, është vënë në qendër të kritikave për pasurinë e tij, në një kohë kur opinioni publik po shpreh gjithnjë e më shumë pakënaqësi ndaj nepotizmit dhe rënies së standardeve të jetesës në vend.

Tiborcz, i martuar me vajzën e kryeministrit, Ráhel Orbán, ka ndërtuar një perandori biznesi që shtrihet në pasuri të paluajtshme, turizëm, logjistikë dhe bankë. Ai u përgjigj për herë të parë akuzave në një intervistë për Financial Times, duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje me politikën:

“Si biznesmen, nuk kam interes për politikën. Politika nuk ka interes për mua, ajo tërhiqet vetëm sepse jam dhëndri i kryeministrit.”

Pasuria e Tiborcz është rritur ndjeshëm, duke arritur në afro 500 milionë euro vetëm në vitin e fundit, sipas listës së të pasurve hungarezë. Ai nuk pranoi të bëjë publike pasurinë e tij totale, por as nuk e mohoi që zotëron një pasuri të konsiderueshme.

Për shumë analistë dhe media të pavarura, rritja e tij ekonomike ngjason me atë të Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump, megjithëse Tiborcz nuk ka mbajtur ndonjë post zyrtar në qeveri.

Lexo edhe:

Zakonet dixhitale që dikur përkufizonin rininë! Njihuni me ata që janë vërtet të varur nga ekranet

Nafta, Rusia dhe Ukraina në agjendën e takimit Trump-Orban

“Kjo nuk është një rastësi, por pjesë e sistemit,” tha Péter Krekó nga instituti Political Capital. “Si Trump, edhe Orbán po përdor gjithnjë e më shumë familjen e tij në lidhje politike dhe biznesi.”

Tiborcz u përball me akuza për favorizim politik pas një hetimi të Bashkimit Evropian në vitin 2017 që zbuloi se kompania e tij e ndriçimit publik, Elios, kishte përfituar nga tenderë të fryrë dhe të përshtatur posaçërisht për të. Fondet e BE-së prej rreth 40 milionë eurosh që parashikohej të përdorëshin për projektet u zëvendësuan nga buxheti kombëtar, pas shqetësimeve të ngritura nga Brukseli.

Ai i cilësoi hetimet si të motivuara politikisht dhe theksoi se prokuroria hungareze, e drejtuar nga një aleat i Orbán nuk gjeti asnjë shkelje ligjore. Pas daljes nga Elios në vitin 2015, Tiborcz themeloi grupin investues BDPST, i cili, sipas raportimeve të medias investigative Válasz, ka marrë rreth 1 miliard euro në kredi dhe grante nga burime të lidhura me qeverinë. Tiborcz mohoi këto akuza, duke thënë se bizneset e tij nuk janë mbështetur në tenderë publikë në dekadën e fundit dhe se përvoja me Elios e kishte bindur të shmangte sektorin shtetëror.

“Duke qenë dhëndri i kryeministrit, kam kuptuar që nuk mund të përfshihem në çdo lloj projekti,” tha ai.

Ndërkohë, pakënaqësia ndaj elitës së pasur po rritet në Hungari. Konsumi ka rënë në nivelin më të ulët në BE dhe, sipas një sondazhi të majit nga Publicus, rreth dy të tretat e hungarezëve ndihen të revoltuar nga mënyra si elita ekspozon pasurinë.

Orbán ka deklaruar se “nuk merret me çështje biznesi,” por është kritikuar gjithnjë e më tepër, pasi persona pranë tij janë bërë ndër më të pasurit në vend. Vetë miku i tij i fëmijërisë dhe njeriu më i pasur në Hungari, Lőrinc Mészáros, është vënë në qendër të polemikave pasi udhëtoi me helikopter dhe avion privat për të ndjekur finalen e UEFA Champions League, duke qëndruar në të njëjtin hotel me skuadrën e PSG-së.

Tiborcz, ndërkohë, është bërë objekt kritikash edhe nga opozita, sidomos nga Péter Magyar, lider i partisë së re TISZA, që aktualisht kryeson në sondazhe.

“Kur kaloj nëpër Budapest dhe fëmija më pyet se kush e zotëron këtë hotel, unë i përgjigjem. Në hotelin tjetër më pyet sërish, i përgjigjem sërish. Por në të tretin i them: mos pyet më, të gjithë janë të të njëjtit person,” ka thënë Magyar.

Përballë kësaj klime tensioni, Tiborcz planifikon që nga vjeshta të ndajë kohën mes SHBA-së dhe Hungarisë, pasi familja e tij do të zhvendoset përkohësisht në SHBA, për studimet e bashkëshortes. Ai këmbëngul se kjo lëvizje nuk ka lidhje me zgjedhjet që afrohen.

“Jam njeri me pasuri, por kjo nuk është ajo që më motivon,” tha Tiborcz. “Unë dua që investimet e mia të kenë sukses.”

Etiketa: dhendrihungariIstván TiborczpasuriaViktor Orban

Lajme të lidhura

BOTA

Zakonet dixhitale që dikur përkufizonin rininë! Njihuni me ata që janë vërtet të varur nga ekranet

08:59 : 15/11/2025
BOTA

Nafta, Rusia dhe Ukraina në agjendën e takimit Trump-Orban

08:30 : 07/11/2025
AKTUALITET

Putini do të kalojë nga Shqipëria për të shkuar në Hungari? Dilema e Kremlinit

20:19 : 17/10/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj për pasurinë dhe profesionalizmin

22:02 : 29/09/2025
AKTUALITET

Incesti përçau familjen nga Tirana, deklarata shokuese: Babai ka një djalë me vajzën e hallës së tij

18:48 : 14/09/2025
BOTA

Elon Musk mund të jetë trilioneri i parë i botës në 2027

20:28 : 09/09/2025
Para

Pronari i bujtinës në Theth e pranon: U kam dhënë 5 milionë lekë ryshfet policëve!

TË GJITHA

Mbërrin në Tiranë skuadra angleze, gati për duelin e fundit me Shqipërinë

20:40 : 15/11/2025

FOTO që ka ndezur diskutimet/ A është ‘transformuar’ vajza e mozaikut të Muzeut Kombëtar?

20:35 : 15/11/2025

Ish-nr.2 i LIBRA akuza Blushit: Mori 265 mijë € nga fondet e partisë! Pastroi 8 mln € paga nga Top Channel

20:25 : 15/11/2025

Kina paralajmëron qytetarët: Mos udhëtoni në Japoni, lekët e biletave të prenotuara do kthehen mbrapsht

20:13 : 15/11/2025

EMRAT/ Dy femra, zbulohen opinionistet e “BBVK”

20:10 : 15/11/2025

Sa shtrenjtë po e blen heshtjen e mediave Belinda Balluku

19:57 : 15/11/2025

Falën 60 ha tokë, Çaçi i Sarandës shpërblen anëtarët e Këshillit Bashkiak me udhëtim turistik

19:43 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com