• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Detaje nga misteri i vrasjes së Renis Dobrës, nga rrëfimi i babait, autorët deri tek gjetja e trupit

13:03 : 15/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Rrethanat e rrëmbimit dhe ekzekutimit të 22-vjeçarit Renis Dobra mbeten ende të paqarta. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 8 korrikut në afërsi të Liqenit të Shkopetit, ku u gjet trupi i pajetë i të riut, ndërsa automjeti i tij ndodhej i fundosur në ujë.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se i riu është dhunuar dhe goditur me qytën e armës, përpara se të mbytej me litar nga autorët. Më pas, trupi i pajetë është nxjerrë nga makina pak metra para se mjeti të përfundonte në liqen, në rrethana ende të paqarta.

Renis Dobra po udhëtonte drejt banesës në fshatin Zenisht me një automjet tip “Benz” në pronësi të babait të tij, kur është ndalur nga një fuoristradë rreth 970 metra larg shtëpisë. Autorët, që dyshohet të kenë qenë të maskuar me veshje policie, e kanë ndaluar dhe detyruar të zbresë nga makina.

Në atë moment, kushëriri i viktimës, që po kthehej nga Burreli, është përballur me autorët, të cilët e kanë ndaluar duke i thënë: “Ec, se jemi policia.”

Lexo edhe:

Tre vëllezërit Bushgjokaj nga Tropoja dhe Petrit Çakrri shpallen në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës

EMRI/ Policia aksion në Bajram Curri për kapjen e një prej autorëve të vrasjes së Renis Dobrës

Një kamera sigurie ka fiksuar momentin e ndjekjes së Renis Dobrës nga autorët, që dyshohet të kenë qenë më shumë se 3 dhe më pas kthimin drejt Burrelit të Fuoristradës, si edhe makinës ku ndodhej viktima.

Skena ka zgjatur 1 minutë e 20 sekonda dhe Renis Dobra dyshohet të jetë nxjerrë dhunshëm nga automjeti i tij, raporton emisioni “Uniko”.

Babai i 22-vjeçarit, Rifat Dobra, ka rrëfyer telefonatën e fundit me të birin dhe gjetjen e trupit. Ai ka deklaruar se pasi nipi i tij e njoftoi se Renisi ishte ndaluar nga policia shkuan drejt Komisariatit, ku edhe pasi zbuloi se i biri nuk ndodhej atje, i nisën dyshimet për përfshirje të mafias.

Rifat Dobra u shpreh se autorët kishin kaluar para Komisariatit të Burrelit 4-5 minuta para tij, duke u shprehur se kanë lëvizur lirshëm dhe pa problem.

Babai i viktimës: Renisi është djalë i vetëm, kam edhe 3 goca. Më mori në telefon në orën 21:40 nga Burreli më tha ‘babi, po nisem për shtëpi’. Mirë, i thashë hajde. Më tha ‘A të ndalem tek halla?”, i thashë që ‘Jo, nuk janë aty sonte, janë në një darkë’. E ka hallën këtu afër. Erdhi ora 22:04 më mori nipi në telefon e më tha ‘Dajë ku je?’, i thashë ‘në shtëpi’.

M’u drejtua: “Shpejt hajde sipër se ka kapur Renin policia”. Shkova, i dola nipit para dhe ikëm në polici. Nipi më tha që; ‘dajë u ndala, kam pasur nusen dhe 3 fëmijët në makinë, bëra të ndalem, por më thanë ik shpejt se jemi policia’. Nipi është trembur, se kishte menduar policia. Në atë moment më mori dhe më tha që policia ka kapur Renin.

S’ka pasur probleme. Shkuam direkt për të pyetur se pse e ka kapur policia, rreth orës 22:15 min, shkova tek roja i thashë a është djali im këtu. “Jo, çfarë çuni ka këtu”, i thashë di që më ka kapur policia në Zenisht. Më tha që s’ka ardhur makina jote këtu dhe merr 129 në telefon. Aty më nisën dyshimet se e ka marrë mafia, erdhi policia dhe hapën kamerat.

Deri në 4 të mëngjesit kemi qëndruar aty, të gjithë, asnjë lloj orientimi. Pasi hapën kamerat na thanë ka kaluar para degës së Komisariatit rreth orës 22:11. Unë kam mbërritur 4-5 minuta pas autorëve.

Policia na thanë kemi kërkuar, por se dimë. Pastaj dolëm vetë. Kemi qenë 2-3 makina kemi kërkuar, gjithë rrugës ec-ndalo me elektrik, shiko ndonjë ferrë a ndonjë shkëmb, pak pa rënë tek kthesa e Ulzës me drita të makinës pashë shapkën e çunit. Mora policinë dhe e njoftova, i thashë ejani se kemi gjetur shapkën e çunit. Erdhi ekspertiza, qëndruam aty, ne vazhduam prapë, policia qëndroi aty. Më pas erdhi dhe policia tek lokali që është matanë urës së Ulzës, rrugës që shkon për Milot.

Policia ndaloi duke verifikuar kamerat tek lokali, ne u nisëm prap në këmbë buzë rrugës, duke parë shkëmbinjtë. E dërguam nipin të na marrë cigare sepse po na ikte truri. Duke u kthyer nga Shkopeti kishte parë vaj në liqen, erdhi nipi tha; ‘dajë kam parë tek liqeni vaj’, makina nuk dukej. Shkuam tek vendi, pashë copat e makinës sime, zbriti një shok i imi dhe nipi, ata e kishin parë çunin, e kishte mbajtur një…

Renisi s’ka probleme, si çunat e rinj ndonjë gjë të vogël, por jo deri në këtë pikë.

Kërkoj drejtësi, të gjendet autorët. Prova, fakte, ka sa të duan, mund ta zbardhin patjetër. Ka shumë kamera, edhe shoferin mund ta identifikojë, ka hyrë në qytetin e Burrelit, para komisariatit, pa pikë problemi. Të dalë e vërteta.

Djali më tregonte çdo gjë, ishim si shokë.

Etiketa: benzBurrelidetajegjetja e trupithetimekamera siguriekushëriri i viktimësLiqenit të ShkopetitRenis Dobraviktima

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tre vëllezërit Bushgjokaj nga Tropoja dhe Petrit Çakrri shpallen në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës

22:56 : 15/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Policia aksion në Bajram Curri për kapjen e një prej autorëve të vrasjes së Renis Dobrës

20:33 : 15/07/2025
AKTUALITET

Vrasësit si policë/ Pse u rrëmbye dhe u vra Renis Dobra? Një nga autorët është Petrit Çakrri

20:14 : 15/07/2025
BOTA

Izraeli godet Luginën Bekaa, 12 viktima nga sulmet ajrore

19:10 : 15/07/2025
BOTA

SHBA/ Azili i pleqve përfshihet nga flakët, 9 të vdekur dhe mbi 30 të plagosur

21:33 : 14/07/2025
BOTA

Tragjedia e Air India/ Çelësat e karburantit ishin të fikur, hetimet fokusohen te pilotët

20:36 : 11/07/2025
Para

Kishte ardhur me pushime në Dhërmi me shoqërinë, humb jetën 20-vjeçari nga Kosova

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 16 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 15/07/2025

U dëbua nga Shqipëria/ Ish-ambasadori i Iranit në Tiranë orkestroi rrëmbimin agjentit të FBI-së

22:59 : 15/07/2025

Lamtumirë Champions! Egnatia tregon limitet e futbollit shqiptar, turpërohet 5-0 në Islandë

22:57 : 15/07/2025

Tre vëllezërit Bushgjokaj nga Tropoja dhe Petrit Çakrri shpallen në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës

22:56 : 15/07/2025

EMRI/ Tentoi t’i ikte Policisë pasi kishte kanabis, vdes në aksident 23-vjeçari shqiptar në Itali

22:50 : 15/07/2025

Shkëndija e Tetovës eliminon kampionët e Uellsit, arrin raundin e dytë të Champions-it

22:46 : 15/07/2025

Champions/ Drita arriti kualifikimin historik, në turin e dytë i pret Copenhagen

22:32 : 15/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com