• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Programi i Rindërtimit nuk i shembi barrierat për personat me aftësi të kufizuar

Në Bashkinë e Kurbinit, personat me aftësi të kufizuar ankohen se kërkesat e tyre nuk u morën parasysh gjatë programit të Rindërtimit – duke mos ofruar plotësisht akses në mjediset publike pas rindërtimit.

11:12 : 15/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Lexo edhe:

Myftiu i Shkodrës: Të futet edukata fetare si lëndë në shkolla, të mësojmë për Zotin

Covid po përhapet në shkolla, mjekët: Janë shtuar ndjeshëm infektimet tek fëmijët

Shkollimi ishte një ëndërr për Alfredin, një 17-vjeçar me aftësi të kufizuara nga Mamurrasi, dhe rruga që ka përshkruar nuk ka qenë e lehtë. Paragjykimet dhe mungesa e aksesit në godinën e shkollës ishin sipas tij dy vështirësitë kryesore.

Sot nxënës i gjimnazit “Besnik Syla”, Alfredi thotë se gradualisht po ia arrin qëllimit. Megjithatë, barrierat janë sërish të pranishme në jetën e tij.

“Klasa ime është në kat të parë të shkollës e po ashtu ndodhen dhe banjot, çka më ka dhënë mundësi të kem sadopak akses,” tha Alfredi për BIRN.

“Ndërsa për veprimtaritë brenda ambienteve të tjera të shkollës, për mua është e pamundur pa ndihmën e të tjerëve. Realisht me ndihmojnë mësuesit dhe shokët e shoqet e klasës, por unë nuk e shoh si zgjidhje. Shkolla duhet të kishte akses të plotë për kategori njerëzish si puna ime, që mos të hasemi me barriera,” shton ai.

Alfredi është një nga 200 personat me aftësi të kufizuar në Bashkinë e Kurbinit, të cilët përballen me vështirësi të shtuara për shkak të mungesës së infrastrukturës së përshtatshme në rrugë dhe në institucionet publike.

Pas tërmetit shkatërrues të vitit 2019, programi i Rindërtimit në Kurbin ofroi fillimisht shpresë për ndërtimin e një infrastrukture më të përshtatshme për këtë kategori personash, por Ded Ndocaj nga shoqata e personave me aftësi të kufizuar thotë se kërkesat e tyre nuk u morën parasysh.

“Në qytetin e Laçit, pas tërmetit të vitit 2019 janë bërë njësërë investimesh infrastrukturore si pjesë e programit të Rindërtimit, por kërkesat tona nuk janë marrë fare parasysh, sepse investimet e reja përveç shkollave, nuk janë bërë që të kenë akses dhe personat me aftësi të kufizuar,” tha Ndocaj duke u ankuar se vëmendja e pushtetit vendor ishte “minimale”.

Procesi i Rindërtimit në Bashkinë e Kurbinit ka sjellë ndryshime të rëndësishme në infrastrukturën urbane dhe sociale të zonës. Deri më tani janë ndërtuar 20 pallate, 309 banesa individuale si dhe 7 objekte arsimore, që përfshijnë shkolla dhe kopshte. Po ashtu janë përfunduar 5 institucione publike, që tashmë i shërbejnë komunitetit.

Gjashtë prej godinave arsimore u rikonstruktuan plotësisht falë programit “EU4Schools”, duke u ofruan kushte bashkohore për rreth 1100 nxënës që studiojnë në to. Përmes një vëzhgimi në terren rezulton se shkollat dhe kopshtet e këtij program kanë infrastrukturë të posaçme për personat me aftësi të kufizuar, por jo në nivel të plotë.

Bashkia e Kurbinit i tha BIRN në një përgjigje me shkrim se nuk kishte të dhëna mbi vlerën e investuar si pjesë e programit të Rindërtimit, pasi ajo nuk ishte alokuar drejtpërdrejt në buxhetin e saj, por theksoi se “të gjitha objektet e reja janë ndërtuar me standarde bashkëkohore dhe ofrojnë akses të plotë për personat me aftësi të kufizuara”.

Megjithatë, organizatat jofitimprurëse thonë se ka ende shumë punë për t’u bërë.

Qendra “Fara Mirësie”, një projekt i fondacionit “Fjala e Jetës Internacionale” me aktivitet prej vitit 2007 në Kurbin pohon se ndërsa infrastruktura ka njohur disa përmirësime, mbetet ende shumë për të bërë për të garantuar hapësira publike gjithëpërfshirëse.

Vetë Qendra po përgatitet për një ndërhyrje të rëndësishme: rehabilitimin e rrugës që e lidh atë me qytetin e Laçit me qëllim krijimin e kushteve të përshtatshme për të gjithë përdoruesit e qendrës, sidomos për personat me aftësi të kufizuara që ndjekin rregullisht programet dhe shërbimet.

“Në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin e PAK dhe familjarët e tyre, qendra është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet vendore për të adresuar sugjerime dhe kërkesa që rrisin qasjen dhe pjesëmarrjen e tyre në jetën publike të qytetit,” tha Aleksandër Molla, drejtues i “Fara Mirësie”.

Edhe qendra rinore “Sebastia” në Kurbin po përpiqet të rrisë ndërgjegjësimin për personat me aftësi të kufizuar përmes një studimi që vlerëson aksesueshmërinë e tyre në mjediset publike dhe private. Studimi ka në fokus respektimin e kushteve të aksesit në godinat publike dhe arsimore të ndërtuara pas tërmetit të vitit 2019.

“Aktualisht jemi në fazën përgatitore të një studimi që synon të vlerësojë nivelin e aksesueshmërisë për personat me aftësi të kufizuar në objektet publike dhe arsimore të ndërtuara ose rindërtuara pas tërmetit të vitit 2019 në Bashkinë Kurbin. Qëllimi i këtij studimi është të kuptojmë nëse janë respektuar standardet e aksesit dhe në çfarë mase janë adresuar nevojat e kësaj kategorie në procesin e rindërtimit,” tha Elsa Sula, përfaqësuese e qendrës “Sebastia”.

Sipas Sulës, një pjesë e komunitetit dhe e aktorëve të shoqërisë civile kanë ngritur shqetësime në lidhje me mungesën e informacionit të detajuar, sidomos për mënyrën se si janë marrë parasysh nevojat e personave me aftësi të kufizuar në projektet e Rindërtimit./ Elvis Hila, BIRN

Shkolla 9-vjeçare “28 Nëntori” u rikonstruktua përmes programit EU4Schools.

Një godinë e ndërtuar përmes programit të Rindërtimit nuk ka parashikuar akses për personat me aftësi të kufizuar. Foto: Elvis Hila.
Etiketa: aftesi te kufizuarpersona me aftesi te kufizuarprogrami i rindertimitshkolla

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Myftiu i Shkodrës: Të futet edukata fetare si lëndë në shkolla, të mësojmë për Zotin

22:52 : 14/09/2025
AKTUALITET

Covid po përhapet në shkolla, mjekët: Janë shtuar ndjeshëm infektimet tek fëmijët

16:00 : 12/09/2025
AKTUALITET

Gjimnazi “Gjergj Kastrioti” në Durrës ende pa projekt, shkolla në Veterrik kthehet në stallë

21:20 : 09/09/2025
AKTUALITET

Shkelen afatet, nxënësit e shkollës “Edith Durham” mbeten sërish pa u futur në klasat e reja

15:43 : 09/09/2025
AKTUALITET

Rama krekoset për shkollat moderne, ndërkohë fëmijët mësojnë në kafene dhe klasa të rrënuara

10:57 : 09/09/2025
AKTUALITET

Skandal në Dimal! Fëmijët në Donofrosë mësojnë në një lokal të marrë me qira

10:28 : 09/09/2025
Para

Situata e zjarreve në vend, 19 vatra në 24 orë 

TË GJITHA

Jahti 1 mln euro i blerë për një rumune dhe tenderat e AKSHI-t, përse dëshmoi në SPAK Ermal Beqiri

17:20 : 16/09/2025

Banorët e Selitës të rrethuar nga plehrat, mbeturinat pranë nënstacionit elektrik vatër ndotjeje

17:16 : 16/09/2025

Zelensky thirrje Trumpit: Mbaj një qendrim të qartë kundër Putinit! Ai po teston NATO-n

17:08 : 16/09/2025

VIDEO/ Izraeli bomb*rdon një port në Jemen

16:59 : 16/09/2025

Video-skandali/ Djali i Saimir Allushit të njësisë 12 dhunon qytetarin në prani të policisë

16:43 : 16/09/2025

Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm

16:35 : 16/09/2025

Shuhet Robert Redford, ikona e kinemasë amerikane vdes në moshën 89-vjeçare

16:29 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com