• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Smart City”/ Sa do të kushtojë në total projekti me pikëpyetje mbi privatësinë

21:56 : 06/05/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Lexo edhe:

Publikohet kalendari, ja kur do të fillojë viti i ri shkollor 2026-2027

Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë! Goditet grupi kriminal, 14 në pranga, 5 në kërkim

Projekti Smart City do të kushtojë 112 milionë euro. Huaja e financuar nga Fondi i Zhvillimit të Abu Dabit u miratua nga Parlamenti më 13 Mars 2025 dhe ka marrë po ashtu pëlqimin e presidentit të Republikës.

Huamarrësi do të paguajë interes në normën katër për qind në vit. Periudha e shlyerjes do të jetë 15 vjet, përfshirë 3 vjet si periudhë mospagimi.

Shteti shqiptar do të paguajë çdo gjashtë muaj duke nisur nga 14 gushti i 2028 rreth 5 milionë dollarë çdo vit, deri më 14 shkurt 2040.

Janë katër shtylla kryesore në të cilat është llogaritur investimi i parave: licencat e softuerit, hardueri dhe infrastruktura, shërbimet profesionale dhe mbështetje dhe mirëmbajtje për 4 vitet e ardhshme.

“Me investimin që është bërë në teknologji prej vitesh, ne e kemi kaluar disafish investimin e nevojshëm në fushën e digjitalizimit. Termi Smart City është term iluzionist; kur imagjinojmë Smart City, duhet të ketë një infrastrukturë smart i gjithë qyteti. Duke qenë se në vendin tonë ka shumë probleme të tjera, përdorimi i këtij emri është jashtë realitetit për ne si komunitet dhe mua si individ,” u shpreh Edmond Licaj, ekspert IT.

Në dokument shpjegohet se projekti përfshin sigurimin dhe instalimin e platformave të inteligjencës artificiale për menaxhimin e qytetit dhe trafikut, përveç një qendre të avancuar kontrolli.

Po ashtu përfshin instalimin e radarëve të shpejtësisë dhe kamerave monitoruese për të përmirësuar sigurinë rrugore, përditësimin e kamerave ekzistuese dhe instalimin e fibrave optike për lidhje më të mirë me internetin.

Objektivi i përgjithshëm i projektit është rritja e sigurisë publike dhe përmirësimi i performancës së punonjësve të Policisë, duke instaluar sisteme elektronike për monitorimin dhe kontrollin më të efektshëm të territorit, si dhe ofrimin e informacionit të nevojshëm për parandalimin dhe/ose zgjidhjen e incidenteve.

“Sistemi Smart ka të bëjë edhe me uljen e krimeve dhe me ardhjen e ndihmës së zjarrfikëses, policisë dhe ambulancës. Kemi parë që ndonjëherë ndihma e shpejtë në aksidente nuk është dhënë në kohë. Me Smart City bëhet shumë më shpejt dhe në një mënyrë shumë më të koordinuar,” u shpreh Faik Basha, ekspert sigurie.

Një tjetër pikëpyetje apo kundërshti që ka pasur projekti ka qenë rritja e kostove të tij, pasi fillimisht ishte menduar të investohej vetëm 60 mln dollarë, por më pas studimet nxorrën një shifër të dyfishuar.

Fusha e veprimtarisë së Smart City-t nuk do të mbetet vetëm te Policia e Shtetit, por tashmë është konfirmuar se do të ketë impakt edhe në arsim. Kamerat inteligjente do të futen edhe në shkolla, në sistemin arsimor.

Debati më i madh është hapur pikërisht për këtë pikë, për monitorimin e fëmijëve dhe termin e shumë-njohur “Big Brother” në qytete. /Emisioni Inside Story

Etiketa: 112 milione europrivatesishkollaSmart City

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Publikohet kalendari, ja kur do të fillojë viti i ri shkollor 2026-2027

14:32 : 08/07/2026
AKTUALITET

Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë! Goditet grupi kriminal, 14 në pranga, 5 në kërkim

14:35 : 30/06/2026
AKTUALITET

Denoncimi/ ‘Smart City’, 140 mln dollarë pa garë dhe fryrje kostosh. A do shkojë në burg Qefalia?

11:28 : 26/06/2026
AKTUALITET

“Survejim si në komunizëm”/ Berisha: Rama përgjon protestat me kamera robotike

12:33 : 23/06/2026
AKTUALITET

Mamaja e Martin Canit i bashkohet protestës para Kryeministrisë: Duam siguri dhe drejtësi!

19:17 : 13/06/2026
AKTUALITET

Tragjedia në Mengël ngre alarmin, a janë të sigurt fëmijët pranë shkollave në akset kombëtare?

21:04 : 01/06/2026
Para

A mund të jetë Shqipëria pikë rajonale për shpërndarjen e gazit amerikan?

TË GJITHA

Zjarr në Novoselë, rrezikohen disa banesa /VIDEO

15:42 : 14/07/2026

Zjarri ‘përpin’ kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet i qëllimshëm

15:35 : 14/07/2026

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026

Vëllai i kryeministrit spanjoll përjashtohet nga detyra publike për 9 vjet

15:19 : 14/07/2026

Yamal mesazh Francës: Për ditëlindje do t’i bëj vetes dhuratë një udhëtim në New York

15:13 : 14/07/2026

Demenca i kushton Evropës qindra miliarda në vit

15:11 : 14/07/2026

Dhuna në Zvërnec/ Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë, lë në burg Artur Granin

15:02 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş