Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat nga Selia Blu, paraqiti disa fatura të DHL për zarfet që janë dorëzuar në datë 10 maj.
Sipas Berishës firmat në fatura janë të falsifikuara, gjë kjo që tregon qartë se procesi është i manipuluar. Berisha u shpreh se ky proces i manipuluar duhet të përballet me një qeveri teknike dhe përsëritje të zgjedhjeve për të siguruar transparencën dhe drejtësinë e tij.
Deklarata e Berishës: Më poshtë disa fatura të DHL për zarfet që janë dorëzuar në datë 10 maj.
10 maj.
10 maj…
10 maj, shih çfarë firme.
10 maj.
10 maj. Imagjinoni ju sa ka votuar ky.
10 maj…
Shih çfarë firmash.
10 maj.
10 maj.
Tani një stampë fjongo, kjo do jetë e Lubisë.
Tjetër, fjongo.
Fjongo.
Firmat si fjongo.
Shikoni, fjongo, fjongo, viza.
Shikoni sa qesharake, sa e paskrupullt, si e kanë manipuluar procesin.
Shenja të tjera.
Firma gjoja këto.
Pra, siç e shihni është procesi i votimit të diasporës është fund e krye një proces i shtetëzuar dhe i manipuluar.
Ndaj dhe PD nuk do pranojë kurrë këto zgjedhje, ka vetëm një zgjidhje, dhe kjo zgjidhje është qeveria teknike, përsëritja e zgjedhjeve.