• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kompanitë e kriptove garojnë për të hyrë në bankat amerikane

12:55 : 13/07/2025
në BOTA

Kompanitë më të mëdha të industrisë së kriptomonedhave në SHBA po garojnë për të siguruar pozicion në sektorin tradicional bankar, duke shfrytëzuar qasjen më miqësore të administratës Trump ndaj aseteve dixhitale dhe duke u përpjekur të bëhen pjesë integrale e sistemit financiar, raporton Financial Times.

Grupet si Ripple, Circle, dhe BitGo kanë aplikuar për licenca kombëtare si “trust bank” nga Zyra e Kontrolluesit të Valutës (OCC), çka do t’u lejojë atyre të ofrojnë shërbime të kufizuara bankare si ruajtje asetesh dhe përpunim pagesash. Ndërkohë, bursa e kriptove Kraken ka bërë të ditur se deri në fund të muajit planifikon të hedhë në treg karta debiti dhe krediti për klientët amerikanë.

“Është një konvergjencë natyrale,” tha për Financial Times Arjun Sethi, CEO i Kraken.

Ky hap tregon se kompanitë e kriptove po zgjerojnë aktivitetin përtej tregtimit të aseteve dixhitale, të inkurajuara nga qëndrimi pozitiv i administratës Trump, ndryshe nga administrata e mëparshme e Biden që u perceptua si armiqësore ndaj sektorit.

Rëndësia e licencave kombëtare

Lexo edhe:

SHBA tërheq trupat nga Lituania

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

Circle tha se marrja e një licence kombëtare trust bank nga OCC do të ishte “një hap domethënës” për integrimin e aseteve dixhitale në sistemin financiar. Aktualisht vetëm Anchorage Digital mban një licencë të tillë në SHBA. Licencat kombëtare gjithashtu i lirojnë kompanitë nga detyrimi për t’u licencuar në çdo shtet veç e veç.

Sipas juristëve të intervistuar nga Financial Times, edhe ligji i ri i propozuar në Kongres, i njohur si Genius Act, do të lidhë më fort stablecoin-et me sistemin financiar duke kërkuar që ato të mbështeten tek Thesari Amerikan dhe të lëshohen vetëm nga banka të rregulluara ose institucione të licencuara nga OCC.

Stablecoin-et që ndjekin vlerën e monedhave kombëtare si dollari, janë bërë tashmë një mjet i zakonshëm për tregtarët dhe për pagesa ndërkufitare, me mbështetjen entuziaste të Trump dhe kabinetit të tij.

Lëvizje të tjera në treg

CEO i Ripple, Brad Garlinghouse, tha se kompania ka aplikuar gjithashtu për një llogari master në Rezervën Federale për të ruajtur rezervat e stablecoin-it drejtpërdrejt në bankën qendrore.

Në të njëjtën kohë, fintech-e si Robinhood, Revolut dhe Klarna po ndjekin plane afatgjata për të zgjeruar shërbimet financiare në SHBA, duke përfshirë bankingun dhe integrimin e kriptove. Edhe bankat tradicionale si Bank of America po shqyrtojnë lëshimin e stablecoin-eve të tyre sapo të qartësohet kuadri rregullator.

“Kjo administratë ka treguar se është e hapur ndaj aplikimeve për licenca në një mënyrë që administrata e mëparshme nuk ishte,” tha për Financial Times David Portilla nga Davis Polk.

Megjithatë jo të gjitha kompanitë e kriptove e shohin të nevojshme të bëhen banka me licencë të plotë. Kraken, për shembull, do të lançojë aplikacionin e vet të ri pa aplikuar për një licencë ose “master trust”, duke zgjedhur të bashkëpunojë me banka të tjera për shërbime si hipotekat.

“Nuk duam të jemi banka që jep kredi hipotekare. Duam të jemi partneri i duhur për ata që i ofrojnë këto shërbime,” theksoi Sethi.

Etiketa: Brad GarlinghousekompanikriptoRippleSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026
BOTA

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

17:48 : 03/06/2026
BOTA

SHBA sanksionon bursën më të madhe të kriptovalutave në Iran, e lidhur me Gardën Revolucionare

10:24 : 03/06/2026
BOTA

SHBA planifikon rritjen e avionëve me bomba bërthamore në Evropë

16:43 : 02/06/2026
Lajmet e Dites

Trump: Marrëveshja me Iranin pritet të arrihet gjatë javës së ardhshme

13:03 : 02/06/2026
BOTA

“Të mos isha unë, do kalbeshe në burg”, detaje nga biseda telefonike e tensionuar mes Trump dhe Netanyahut

11:57 : 02/06/2026
Para

Sinner shkon për herë të parë në finalen e Wimbledon, sfidon kampionin në fuqi Alcaraz

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom