• Kontakt
Tuesday, July 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

UNESCO shpalli Liqenin e Ohrit pasuri në rrezik, Ina Zhupa: Shuplakë qeverisë shqiptare dhe AADF

13:37 : 08/07/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja Ina Zhupa gjatë një deklarate nga selia e PD, ka reaguar ndaj vendimit të UNESCO-s për të futur Liqenin e Ohrit në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik, duke e quajtur këtë një zhvillim të rëndë për Shqipërinë dhe një pasojë të drejtpërdrejtë të neglizhencës së qeverisë.

Sipas Zhupës, paralajmërimet e përsëritura ndër vite janë injoruar qëllimisht nga institucionet shqiptare, ndërsa vendimet janë marrë në funksion të interesave klienteliste dhe planeve ndërtimore që cenojnë rëndë zonat e mbrojtura.

Ajo thekson se UNESCO ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të projekteve si Parku Ujor Drilon–Tushemisht dhe ndryshime në planifikimin urban të Pogradecit, ndërkohë që apelon për ndjekje penale ndaj të gjithë zyrtarëve dhe palëve të përfshira në shkelje.

Deklarata e plotë:

Fatkeqësisht ajo që kishim parashikuar ndodhi. Është nga ato rastet kur nuk do doje të kishe të drejtë por askush nuk i vuri veshin vendimeve të meparshme të UNESCO dhe qindra kundërshtimeve tona publike.

Lexo edhe:

Rama sulmon Prokurorinë e Shkodrës, pasi i rrëzoi akuzat për prokuren Gjeli: Po bëjmë gati kallëzimin!

Berati, 17 vjet pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s

Në projekt vendimin për Liqenin e Ohrit, që po diskutohet në Sesionin e 47 të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, UNESCO pasi e kishte përsëritur disa herë nga viti 2020 shqetësimin e saj më të thellë ndaj miratimit të Parkut Ujor Drilon -Tushemisht dhe i kishte kërkuar qeverisë që të ndalë menjëherë zbatimin e projekt ka dalë me qëndrimin se: Liqeni i Ohrit do të inskriptohet në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.

Një lajm shumë i keq për Shqipërinë, një regres në mbrojtjen e pasurive trashëgimi botërore. Cdo vendim i mëparshëm i UNESCO ka rënë vesh të shurdhët dhe në syrin qorr të qeverisë dhe klientëve.

Kjo situatë vjen nga shtimi i planeve ndërtimore të qeverisë falë ndryshimit të ligjit të zonave të mbrojtura dhe dorëzimi pa kushte te AADF, koncesionari i Butrintit, të cilët kanë 7 nga 15 nënprojektet e Parkut Ujor, përfshirë parkingje, dhe natyrisht Qendrën e Vizitorëve.

Propaganda Kumbaro- Granoff sic mund të shikoni dhe disa pamje nga kronikat gati të show flisnin për mbrojtje ndërkohë që UNESCO jo vetëm e kundërshton por ka arritur deri aty sa të kërkoj penalizim si një mënyrë të reflektuar dhe respektuar standartet.

UNESCO pasi shpreh keqardhje të thellë për ndërtimin e një kompleksi pesëkatësh në Tushemisht dhe ngritjen e zonave zhvillimore pranë Tushemishtit, Burimeve të Drilonit dhe Gadishullit të Linit pa vlerësime të përshtatshme të ndikimit të tyre në mjedis.

Ata kërkojnë nga qeveria shqiptare në mënyrë të qartë dhe të prerë që:
a) Të rishikojë dhe reduktojë zhvillimin në Tushemisht në përputhje me kërkesat për ruajtjen e Vlerave të Jashtëzakonshme Universale;
b) Të ndryshojë Planin e Përgjithshëm Vendor të Pogradecit për të përjashtuar mundësitë e urbanizimit në zona ekologjikisht të ndjeshme, përfshirë ato midis Tushemishtit dhe Burimeve të Drilonit, si dhe në Gadishullin e Linit;
c) Të zbatojë në mënyrë rigoroze masat rregullatore për mbrojtjen e VJU të pasurisë.

Pra kërkon që qeveria shqiptare të heqi dorë nga ndërtimet në zonat e mbrojtura, mos të betonizoj Pogradecin, Drilonin, Tushemishtin, Linin dhe çdo gjë që i del para sepse kjo nuk i shërben as vendit dhe as mbrojtjes së pasurisë me vlera të jashtëzakonshme universale. UNESCO kërkon ata që e kemi kërkuar edhe ne dhe vazhdojmë kërkojmë dhe me betejën për ligjin e zonave të mbrojtura në Gjykatën Kushtetuese. Pikërishtqë mos jemi para situatave të tilla ku rrezikojmë mos ekzistencën më të pasurive me vlera të jashtëzakonshme universale dhe ato shpallen në rrezik.

Si kryetare e komisionit përgjegjës për kulturën kërkoj respektimi dhe zbatimi një më një i rekomandimeve të UNESCO-s pa asnjë vonesë. Dhe mbështes UNESCO në monitorimin që i bën Shqipërisë për mbrojtjen e pasurive kombëtare të inskriptuara në të.

Në peshore janë dollarët e AADF, fitimet e oligarkëve dhe shkeljet e përfitimet e qeverisë, dhe nga ana tjetër është interesi publik dhe ruajta e trashëgimisë natyrore dhe kulturore dhe të VJU-ve të pacënuara. Qytetarët dhe ne zgjedhim të dytën dhe do të qëndrojmë deri në fund për mbrojtjen e tyre.

Gjithashtu edhe i bëj thirrje publike Prokurorisë të hapë menjëherë çështjen penale për të vendosur para përgjegjësisë ligjore të gjithë aktorët qeveritarë, lokalë apo të AADF-së, që qëllimshëm kanë shkelur rekomandimet e UNESCO-s dhe ligjet e shtetit shqiptar dhe po shkatërrojnë me vetëdije trashëgiminë kulturore-natyrore shqiptare.

Etiketa: liqeni pogradecitndertimiqeveia shqiptareUnesco

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama sulmon Prokurorinë e Shkodrës, pasi i rrëzoi akuzat për prokuren Gjeli: Po bëjmë gati kallëzimin!

14:57 : 08/07/2025
AKTUALITET

Berati, 17 vjet pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s

14:35 : 08/07/2025
AKTUALITET

Integriteti ekologjik i lumit Vjosa rrezikon të mbetet në letër

15:08 : 01/07/2025
AKTUALITET

Varësia nga kullat dhe lejet e ndërtimit, tkurren me 41% të ardhurat totale të Bashkisë Tiranë

08:02 : 01/07/2025
AKTUALITET

Plas “flluska” e ndërtimit në Tiranë? Llogaritë që e konfirmojnë

18:28 : 24/06/2025
AKTUALITET

Pastrim parash?! “Bum” ndërtimesh në Shqipëri/ Të parët në Europë, niveli 3 herë më i lartë se mesatarja e BE

08:28 : 24/06/2025
Para

EMRI-VIDEO/ I vuri zjarrin makinës së komshiut pas sherrit, arrestohet 60-vjeçari në Tiranë

TË GJITHA

Egnatia fiton me gol në shtesë ndaj Breidablik, debutuesi Gruda heroi i natës europiane!

23:06 : 08/07/2025

Rivalët e Shkëndijës në Champions s’kanë fanella, shënojnë numrin me stilolaps (Video)

22:56 : 08/07/2025

Horoskopi ditor, 9 Korrik 2025

22:55 : 08/07/2025

Aksident me jet ski në Ksamil, 22-vjeçari francez përfundon në spital 

22:52 : 08/07/2025

Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë e pushtetit!

22:42 : 08/07/2025

Sllovenia zbardhet nga bora në mes të verës 

22:39 : 08/07/2025

Zyrtare/ Ardian Ismajli mbetet në Serie A, firmos kontratë dy vjeçare me Torinon

22:26 : 08/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com