• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Izraeli godet 100 objektiva në Gaza, të paktën 33 viktima

15:08 : 06/07/2025
në BOTA

Sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 33 palestinezë në Gazë, thanë zyrtarët shëndetësorë të dielën, ndërsa ushtria izraelite njoftoi se ka goditur mbi 100 objektiva në enklavën e rrënuar nga lufta.

Sulmet ndodhën ndërsa kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, po përgatitej të udhëtonte drejt Uashingtonit për bisedime në Shtëpinë e Bardhë, me qëllim shtyrjen përpara të përpjekjeve për një armëpushim.

Ndërkohë, një zyrtar izraelit tha se kabineti i sigurisë i Izraelit miratoi të shtunën në mbrëmje dërgimin e ndihmave në pjesën veriore të Gazës, ku civilët po vuajnë nga mungesa e theksuar e ushqimit. Zyrtari nuk dha më shumë hollësi dhe foli në kushte anonimiteti.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka propozuar një plan për një armëpushim fillestar 60-ditor, që do të përfshinte lirimin e pjesshëm të pengjeve të mbajtura nga Hamasi, në këmbim të shtimit të ndihmave humanitare në Gazë.

Marrëveshja e propozuar parashikon edhe bisedime për përfundimin e plotë të luftës 21-mujore. Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe fuqitë e tjera.

Lexo edhe:

Do merrte pjesë dhe Rama/ Ambasada e SHBA anulon koncertin “Flagship” në Durrës, “mister” arsyet

700 ditë pengje të Hamasit/ DW: Të afërmit nuk humbasin shpresën

Lufta në Gazë nisi kur militantët e udhëhequr nga Hamas sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë thotë se lufta izraelite pas 7 tetorit i ka vrarë mbi 57.000 palestinezë.

Sipas drejtorit të Spitalit Shifa, Mohammed Abu Selmia, 20 njerëz u vranë dhe 25 të tjerë u plagosën pasi Izraeli goditi dy shtëpi në qytetin e Gazës.

Në jug të Gazës, 13 palestinezë u vranë nga sulmet në zonën Muvasi, një rajon pranë Mesdheut ku shumë të zhvendosur jetojnë në tenda, sipas zyrtarëve të Spitalit Nasser në qytetin fqinj Han Junis.

Pesë nga të vrarët ishin anëtarë të së njëjtës familje, sipas spitalit.

Ushtria izraelite nuk i komentoi sulmet individuale, por tha se ka goditur 130 objektiva në të gjithë Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit.

Ajo deklaroi se objektivat përfshinin struktura komanduese dhe kontrolluese të Hamasit, depo armësh, raketahedhës dhe se ka vrarë disa militantë në veri të Gazës./ REL

Etiketa: GazaIzraeliSHBA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Do merrte pjesë dhe Rama/ Ambasada e SHBA anulon koncertin “Flagship” në Durrës, “mister” arsyet

17:43 : 06/09/2025
BOTA

700 ditë pengje të Hamasit/ DW: Të afërmit nuk humbasin shpresën

12:31 : 06/09/2025
BOTA

Urdhri i ri i Trumpit: Shtetet që i ndalojnë padrejtësisht amerikanët janë sponsore të terrorizmit

10:15 : 06/09/2025
AKTUALITET

Gazetari amerikan: Rama mund të jetë i implikuar në aferën McGonigal, priten hetime të reja

21:07 : 05/09/2025
BOTA

Raporti: McGonigal i dha informacion kompanisë kineze të lidhur me Hunter Biden

20:54 : 05/09/2025
BOTA

Shifrat e muajit gusht, dobësohet tregu i punës në SHBA

19:18 : 05/09/2025
Para

Kërcënimi i rremë me bombë në Kuvendin e Kosovës, Sveçla: Kemi identifikuar personin që çoi sms

TË GJITHA

Do merrte pjesë dhe Rama/ Ambasada e SHBA anulon koncertin “Flagship” në Durrës, “mister” arsyet

17:43 : 06/09/2025

Vlahoviç bën “heroin”, Serbia fiton kundër Letonisë dhe parakalon Shqipërinë në renditje

17:30 : 06/09/2025

“Do shihni një Luiz si asnjëherë më parë”, së shpejti nisin xhirimet e filmit me Kiarën

17:25 : 06/09/2025

Rama i kthen tokat e djegura në zona betoni, dyshimet mbi keqmenaxhim të qëllimshëm të flakëve

17:12 : 06/09/2025

E fundit në rajon dhe Europë, Tirana 3 deri në 5 orë furnizim me ujë në ditë

17:04 : 06/09/2025

Pse bota po e ndjek me vëmendje përplasjen e Kennedy me agjencinë amerikane të shëndetit

16:52 : 06/09/2025

Vrasja e Kristian Kolës, gjendet i shkrumbuar në fshatin Vukatanë motori i autorëve

16:39 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com