• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dokumentet/ Behar Çukaj i “Bolv Oil” pjesë e skemës së vjedhjes në Bankers me fatura fiktive

13:10 : 04/07/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Një hetim i Prokurorisë së Fierit ka zbuluar se Bankers Petroleum, gjatë dy dekadave të operimit në Shqipëri, ka përfituar 5.5 milardë euro nga shitja e naftës. Kompania ka fryrë shpenzimet me faturime fiktive, për të mos paguar taksa.

Bosët e Bankers, fillimisht kanadezët dhe më pas kinezët, kanë bërë letrat sikur kanë dalë me 117 milionë humbje. Përmes shpenzimeve të rreme, Bankers ka përfituar edhe dhjetëra milionë euro nga buxheti i shtetit për rimbursimin e TVSH-së.

Zhvatja e pasurisë nëntokësore të Shqipërisë është disa herë më e madhe, duke përfshirë kontrabandën e naftës, ndotjet dhe shkatërrimin e nëntokës së Shqipërisë përmes shpërthimeve me fuqi të madhe, të palejuara dhe me pasoja shkatërrimtare, me qëllim maksimalizimin e nxjerrjes së naftës. Eskpertët e konsiderojnë vjedhjen më të madhe në historinë e kombit shqiptar.

Të gjitha të dhënat flasin për një organizatë kriminale. Krerët e organizatës nuk kanë vjedhur vetëm, por në bashkëpunim me ‘ustallarët’ shqiptarë dhe të huaj, gjithnjë në koordinim të heshtur me qeveritë.

Lexo edhe:

Afera “Bankers”/ Bushati: Korrupsion në bashkëpunim me zyrtarët shtetërorë, njësoj si inceneratorët

Abuzimet e Bankers, Manjani: Nga ajo kompani, kanë përfituar të gjithë qeveritarët

Një nga ‘ustallarët’ shqiptar, me të cilin administratorët e Bankers kanë bashkëpunuar në vjedhje dhe pastrim parash, duke fryrë shpenzimet për punë imagjinare, është biznesmeni i naftës, Behar Çukaj, njëherësh përfitues i dhjetëra milionë euro para publike, përmes tenderave me pazar në tavolinë.

Bankers Petroleum rezulton se ka kaluar dhjetëra milionë euro në llogaritë e kompanive të Behar Çukajt, bazuar në kontrata të dyshuara si fiktive. Përfitimi ka qenë i dyanshëm. Kompania ka fryrë shpenzimet, duke shmangur taksat dhe përfituar nga TVSH-ja, ndërsa Çukaj ka përlarë thasë me para në dukje të ligjshme, duke i investuar më pas në ndërtim.

Fakte dhe rrethana

Behar Çukaj është pronari i kompanisë së naftës Bolv Oil shpk, ku si administrator të besuar mban ‘mjeshtrin’ e tenderave Agron Bulkun. Përmes kompanisë Bolv Oil, i skeduar nga Autoriteti i Konkurrencës për marrëveshje të ndaluara dhe krijimin e monopoleve, kontrollon një kartel kompanish për shitje makinash, ndërtimi, institucione private arsimore, hidrokarburesh, kërkimi nafte, prodhim bitumi, ruajtje fizike etj.

Nga viti 2008 dhe në vijim, kompania Bankers ka kontraktuar kompaninë Bolv Oil për kryerjen e shërbimeve të transportit, sipas hetimeve dhe një raporti auditues, me qëllim zhvendosjen dhe kamuflimin e fitimit, shmangien e taksave, përfitimin nga rimbursimi i TVSH dhe pastrimin e parave. Vetëm gjatë vitit 2011, Bankers ka kaluar në llogaritë e kompanisë Bolv Oil mbi 10 milionë euro.

Pjesë e të njëjtës skemë është edhe Idajet Ismailaj i Albstar-it, një nga ‘starët’ e pastrimit të parave, vjedhjes me tendera dhe ndërtimit në zona të mbrojtura. Vetëm gjatë vitit 2011, kompania e Ismailajt ka përfituar 22 milionë euro nga Bankers në funksion të skemës së fryrjes së shpenzimeve.

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, (AKBN) institucioni që përfaqëson Shqipërinë në kontratën koncesionare, kreu një auditim të Bankers dhe procedurave të prokurimit të kompanisë për vitin 2011 dhe konkludoi se pjesa dërrmuese e shpenzimeve të kompanisë për këtë vit ishin të parregullta.

Në një raport të hartuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, thuhet se Bankers duhet të derdhë në buxhetin e shtetit 60 milion dollarë tatim fitim, pasi përmes mashtrimit të bilanceve ajo ka deklaruar shpenzime të fryra dhe në shkelje të kontratës që ka me Shqipërinë. Për të shmangur taksat dhe fshehur fitimet, Bankers kishte sajuar 247 milion dollarë shpenzime.

Behar Çukaj pastroi paratë në ndërtim

Paratë e paligjshme që ka përfituar nga skema zhvatëse e Bankers, Behar Çukaj rezulton se i ka pastruar në ndërtim, mbi prona të grabitura. Një pjesë e parave dyshohet se i ka pastruar për ndërtimin e kompleksit me vila Tulipan në Farkë, disa nga të cilat i kanë blerë politikanë të korruptuar, drejtorë dhe figura të krimit të organizuar. Tulipani është hinka e parave të evazionit fiskal, korrupsionit dhe trafikut të kokainës.

Në vitin 2019, Behar Çukaj themeloi kompaninë e ndërtimit B & O Construction, me administrator Zaho Jaçaj, ish-Drejtor i Tatimeve Fier që i ka fshirë mbi 5 milionë euro detyrime tatimore me aktivitetin e import- tregtimin e karburanteve.

Në të njëjtën kohë, Behar Çukaj, i skeduar dhe i lakuar edhe si kontrabandist karburantesh, falsifikator cilësie e zhvatës nafte nga depozitat e Albpetrol, për pastrim parash dhe lidhje me dy El Chapo kokaine në Fier, i vuri syrin një sipërfaqe prej 50 mijë m2, në fshatin Mjull Bathore që i përket komunës Farkë, mes TEG dhe Saukut, për të ndërtuar kompleksin e vilave ‘Tulipan’.

Së pari, prona publike dhe private është denoncuar në mediat se është tjetërsuar me dokumente false, mbivendosje dhe zhdukje letrash, duke kaluar në disa duar dhe në fund në duart e Behar Çukajt.

Së dyti, kompanitë e Behar Çuakjt, edhe pse me bilanc zhvatje dhe kontrabande me vlerë dhjetëra milionë euro, kanë një kapital më pak se 9 milionë euro, ndërkohë që investimi për të ndërtuar kompleksin është rreth 90 milionë euro. Vlera e kapitalit të Bolv Group në raport me vlerën e investimit, ngre dyshime të forta për një operacion masiv të pastrimit të parave që janë produkt i aferës me Bankers dhe aktivitetet e tjera të paligjshme.

Në të njëjtën zonë, biznesmeni i naftës Behar Çukaj ka përlarë edhe 35 mijë m2 të tjera prona, duke aplikuar për leje për ndërtim vilash, disa nga të cilat për bosë të krimit të organizuar, trafikantë droge, ish ministra, deputetë dhe ish deputetë, drejtorë të korruptuar etj.

Kjo sipërfaqe prej 35 mijë m2 është përfituar me letra false bazuar në një dosje të prokurorisë në vitin 2011, pasuar në një vendim gjykate, ku janë dënuar disa nga falsifikatorët Masar Dushku, Fiqiri Dallashi dhe Halil Teqja, përgjegjës për administrimin e tokave të ish Komunës Farkë.

Jo vetëm kaq. Por, Behar Çukaj dyshohet se po ndërton edhe pa leje në këtë zonë nga ankthi për të mbyllur sa më shpejt kantierët e ndërtimit para ndonjë lëvizje të mundshme nga SPAK-u.

Ironia e madhe qëndron në faktin se i biri i Behar Çukajt, Olsi Çukaj, është parë disa herë te ‘Rruga e Salës’ për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti. Olsi ka qenë edhe kandidat për deputet i PD-së në Fier në vitin 2017, ku luftoi për Republikën e Re të Lulzim Bashës.

Teksa i biri fliste për regjimin e Edi Ramës, Behar Çukaj, përveç vjedhjes me Bankers, bënte kërdinë me tendera publikë me disa kompani të tij si Olsi shpk, Bolv Oil etj. Rreth 20 milionë euro tendera, Çukaj i ka marrë vetëm përmes kompanisë së hidrokarbureve Olsi shpk, kompani që mban emrin e të birit. Mbi 10 milionë euro tendera i ka marrë me kompaninë Bolv Oil. Mbi 20 tendera i ka marrë me kompaninë Autovizion, kamuluar me kompaninë Bolv Oil./ Prapaskena.al

Etiketa: BankersBehar Çukajbolv oilfatura fiktive

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Afera “Bankers”/ Bushati: Korrupsion në bashkëpunim me zyrtarët shtetërorë, njësoj si inceneratorët

21:35 : 04/07/2025
AKTUALITET

Abuzimet e Bankers, Manjani: Nga ajo kompani, kanë përfituar të gjithë qeveritarët

22:29 : 03/07/2025
AKTUALITET

Afera “Bankers”/ Bushati: Do kuptohet ditët në vijim pse u kujtuan tani për të ndërhyrë

22:00 : 03/07/2025
AKTUALITET

Shfrytëzimi i naftës, Bankers akuzohet për një skemë mashtruese 20-vjeçare

15:44 : 03/07/2025
AKTUALITET

Arrestimet te “Bankers”/ Prokuroria e Fierit jep detaje: Ekzekutohen 9 masa sigurimi, 5 të tjerë në kërkim

11:50 : 03/07/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Arrestohen dy drejtuesit e “Bankers Petroleum”, shkak dyshohet borxhi ndaj shtetit

17:04 : 02/07/2025
Para

Berisha publikon videot: Në Krujë u votua me kamera tek koka, policia patronazhiste i kontrollonte

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 04/07/2025

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

22:52 : 04/07/2025

Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

22:51 : 04/07/2025

Elon Musk ripropozon idenë e themelimit të partisë së tij

22:43 : 04/07/2025

Kyle Walker i jep lamtumirën Man.Cityt, mbrojtësi transferohet te Burnley

22:38 : 04/07/2025

Zjarri në landfill, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Rrezik serioz për qytetarët e Elbasanit

22:32 : 04/07/2025
Edi Rama dhe Agim Kajmaku në foto gjatë fushatës për zgjedhjet në Vorë

Do i jepen 44 paga dhe dëmshpërblim/ Agim Kajmaku fiton gjyqin për shkarkim të padrejtë nga KQZ

22:22 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com