Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryqëzimin e Bulevardit të Ri te ish-Stacioni i Trenit në Tiranë.
U raportua se një automjet tip Range Rover është përplasur me një motor, mbi të cilin ndodhej vetëm drejtuesi.
I dëmtuari, drejtuesi i motorit ka marrë vetëm dëmtime të lehta në këmbë, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.