• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Italia vendos targa për monopatinat, Shqipëria ende pa një ligj teksa rriten aksidentet

20:49 : 03/07/2025
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në Itali, ka nxjerrë një dekret të ri që parashikon vendosjen e targave identifikuese për monopatinat elektrike, sipas përcaktimeve të Kodit të ri Rrugor. Lajmi raportohet nga agjencia Ansa.

Targa, e krijuar në formë një stike plastik që nuk hiqet, do të jetë personale dhe nuk do të lidhet me mjetin, por me personin që e përdor. Ajo do të aplikohet në mënyrë të dukshme dhe të përhershme në monopatin, kryesisht në mbrojtësen e pasme, ose në mungesë të hapësirës së posaçme, në pjesën e përparme të drejtimit, në një lartësi midis 20 cm dhe 1.20 metra nga toka.

Në brendësi të targës do të figurojë shkrimi “M.E.F.” dhe emblemë e Republikës Italiane.

Ky vendim hyn në fuqi dy javë pas botimit në Fletoren Zyrtare italiane, ku do të përcaktohen edhe përkufizimet ligjore.

Ministria thekson se ky është një hap i rëndësishëm drejt një mobiliteti urban më të sigurt dhe të rregulluar. Dekreti zbaton plotësisht ligjin 177/2024, i cili përmban masa të reja për sigurinë në përdorimin e monopatinave elektrike, përfshirë edhe detyrimin për përdorimin e helmetës edhe nga personat mbi 18 vjeç.

Lexo edhe:

Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë

Kriminaliteti shqiptar në emigrim është problem para së gjithash për Shqipërinë

Në kuadër të këtij sistemi, çdo përdorues do të duhet të pajisë monopatin e tij me këtë targe personale dhe të pandryshueshme, për të mundësuar kontroll më efektiv në rast shkeljesh apo aksidentesh.

Ministria është në bisedime me Institutin Policrafik dhe Monedhën e Shtetit për të përcaktuar kostot e prodhimit, dërgimit dhe çmimin final, duke synuar tarifa të përballueshme për qytetarët.

Ky masë është edhe bazë për të bërë të detyrueshme sigurimin Rca për monopatinat dhe për të forcuar kontrollet rrugore. Ministria ka kërkuar gjithashtu nga Ministria e Brendshme dhe autoritetet lokale të japin të dhëna për sanksionet e vendosura për mosrespektimin e përdorimit të helmetës, në mënyrë që të monitorohet zbatimi i ligjit dhe impakti i tij.

Me këtë paketë masash, Italia përforcon angazhimin për një mobilitet më të sigurt, modern dhe të përgjegjshëm, në përputhje me rritjen e përdorimit të monopatinave elektrike në qytetet italiane.

Shqipëria ende asnjë projektligj për targa në monopatina

Teksa Italia ka ndërmarrë detyrimin ligjor të vendosjes së targave në monopatina, nuk mund të themi se e njëjta gjë ndodh në Shqipëri.

Në vendin tonë, ende nuk ka asnjë projektligj të depozituar, që të parashikojë detyrimin e targës në skuterat elektrike, të cilat janë kthyer në një burim aksidenti të shpeshta nëpër rrugët e Shqipërisë, kryesisht në kryeqytet.

Eksperti i sigurisë rrugore, Mamir Hodo, teksa ka qenë i ftuar në emisionin e Tv Klan, “Aldo Morning Show”, deklaroi se po punon për një draft-ligj që synon rregullimin e përdorimit të monopatinave elektrike. Kjo marrë shkas edhe nga ngjarjet e fundit të aksidenteve të monopatinave, që kanë ndodhur në vend.

Sipas tij, drafti parashikon një kufi maksimal fuqie prej 0.5 kilovatësh dhe një shpejtësi maksimale prej 20 kilometrash në orë për këto mjete.

Në këtë draft-ligj të Hodos, parashikohet që monopatinat të identifikohen përmes targave digjitale, si dhe të ndalohet përdorimi i tyre nën ndikimin e alkoolit.

Teksa këto monopatina përdoren, por dhe merren me qira nga fëmijë të mitur, draft-ligji do të përfshijë rregulla për kufizimin e përdoruesve dhe ndalimin e dhënies me qira për të miturit.

Një vit më parë premtimi për regjistrimin e monopatinave si makinat

Në shkurt të vitit 2024, specialisti i trafikut urban në Policinë Rrugore Tiranë, Gerhard Baka, ka qenë i ftuar në studion e Klan News, nga ku u shpreh se pritet të bëhet i mundur identifikimi i monopatinave përmes një kodi unik.

Baka cilësoi se regjistrimi i këtyre monopatinave si automjete, do të ndihmone në përcaktimin e numrit të tyre që lëvizin në rrugët urbane, por kjo gjë deri më tani nuk ka ndodhur.

Gjobat ndaj drejtuesit të skuterave

Edhe pse nuk kemi asnjë projektligj për vendosjen e targave në monopatina, në korrik të vitit 2023, Policia nisi aplikimin e gjobave ndaj drejtuesit të skuterave elektrikë, që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Kjo masë ndëshkuese arrinte deri në vlerën dy mijë lekë të reja, që mund të aplikohen në të gjtha rastet kur drejtuesi i drejtuesi i monopatinës shkel sinjalistikën horizontale apo vertikale të qarkullimit rrugor.

Por edhe pse ekziston gjoba, nuk ka pasur ndalim të shkeljeve të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesve të monopatinave elektrike. Madje duket, sikur shpesh këta të fundit, e harrojnë që ekziston një masë administrative ndaj tyre. Por sa mund të aplikohet kjo gjobë, kur monopatinat drejtohen dhe nga të mitur të moshës 8-10 vjeç?

Shtimi i aksidenteve të monopatinave, kambanë alarmi. Mes të aksidentuarve edhe të mitur

Më 25 qershor 2025, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, u shënua një aksident mes një automjeti dhe dy monopatinave, me të cilat lëviznin tre të mitur të moshave 9, 11 dhe 12 vjeç.

Ka qenë automjeti i cili ka përplasur dy monopatinat e drejtuar nga fëmijët, duke shkaktuar kështu lëndimin e tyre, teksa 11-vjeçari pësoi plagë më të shumta e u shoqërua në Spitalin e Traumës në gjendje të rënduar shëndetësore.

Asnjë prej të miturve nuk ishte pajisur me kasketë mbrojtëse. Ky fakt bën më të dukshme nevojën për pajisjen e masave mbrojtëse në drejtimin e monopatinave elektrike, pavarësisht moshës.

Aksidentet me monopatinat elektrike janë kthyer tashmë në një kambanë alarmi.

Në vetëm dy vite, janë shënuar mbi 900 të aksidentuar me monopatina. Sipas të dhënave të Spitalit Universitar të Traumës, përgjatë vitit 2024, u paraqitën për ndihmë mjekësore 694 të lënduar si pasojë e aksidenteve me këto mjete. Sakaq, vetëm në pesë muajit e parë të këtij viti, janë regjistruar 212 raste.

Shumica e të lënduarve i përkasin grupmoshave 15 – 30 vjeç. Padyshim, nuk mungojnë rastet e fëmijëve të aksidentuar, apo dhe të moshuarve, qofshin ata kalimtarë apo drejtues të monopatinave.

Lëndimet më të shumta paraqiten si të rënda, duke rezultuar me fraktura në kokë apo shtyllën kurrizore, të gjymtyrëve, apo dhe në dëmtim të organeve të brendshme.

Teksa vendi ynë nuk ka një ligj të qartë për përdorimin e monopatinave elektrike, të gjitha këto rrisin nevojen për një rregullator. Duhet një paketë ligjore e cila përcakton moshën minimale të përdorimit të këtyre mjeteve, zonat e lejuara për qarkullim, shpejtësia maksimale e tyre, si dhe pajisja me targa për identifikim dhe aplikim masash ndëshkuese në raste nevoje.

/Tv Klan

Etiketa: ItaliamonopatinaregjistrimShqiperiatarga

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë

08:18 : 03/07/2025
AKTUALITET

Kriminaliteti shqiptar në emigrim është problem para së gjithash për Shqipërinë

18:47 : 02/07/2025
AKTUALITET

Thatësirat dhe mungesa e ujit për vaditje po kërcënojnë sigurinë ushqimore

14:41 : 02/07/2025
AKTUALITET

Nesho: Regjim i korruptuar, Rama dëboi 1 milionë shqiptarë nga vendi

08:20 : 02/07/2025
AKTUALITET

Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme! Sa janë shifrat për Shqipërinë

20:01 : 30/06/2025
AKTUALITET

Përplasi tre të mitur që po lëviznin me monopatinë, gjykata cakton “arrest shtëpie” për shoferin

13:33 : 29/06/2025
Para

“Gardianët kamufluan vetëvrasjen, mbaroi në duart e tyre”, dëshmia shokuese për vrasjen në Burgun e Reçit

TË GJITHA

Sot/ SHBA feston 249-vjetorin e Pavarësisë

08:24 : 04/07/2025

Pas ultimatumit të Ramës, japin dorëheqjen të gjithë drejtorët e bashkisë së Vlorës

08:20 : 04/07/2025

Dritan Leli 2.0/ Të pathënat e “gjyqit politik” me dyer të mbyllura Vlorë

08:19 : 04/07/2025

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet

08:10 : 04/07/2025

Këmbimi valutor 4 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:07 : 04/07/2025

Temperatura deri në 39°C, parashikimi i motit për sot

08:06 : 04/07/2025

“Arratisja” e kapitalit nga Shqipëria, bizneset dhe individët kanë investuar 1.57 mld euro jashtë vendit

08:03 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com