• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit

14:48 : 03/07/2025
në RAJONI

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vazhduar takimet me përfaqësuesit e subjekteve politike në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për zhbllokimin e situatës politike në Kuvend.

Bashkëkryetari i partisë Guxo, Faton Peci, pas takimit me presidenten, deklaroi për media se këto konsultime janë në funksion të daljes nga bllokada institucionale.

“U bëj thirrje të gjitha partive politike t’i thërrasin arsyes, t’i thërrasin mendjes së shëndoshë dhe të mundësojnë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe konstituimin e tij. Vetëm në këtë mënyrë do të mund ta kemi një qeveri brenda 15 ditësh,” tha ai.

Peci shtoi se ekziston paqartësi lidhur me atë se çfarë ndodh nëse Kuvendi dështon të konstituohet brenda afatit 30-ditor.

Lexo edhe:

Osmani: Konstituimi i Kuvendit brenda 30 ditëve është detyrim, jo opsion

Thirrjet për mosshkallëzim vlejnë si për Kosovën dhe Serbinë

“Ekziston mundësia reale që presidentja t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim shtesë lidhur me kuptimin e afatit 30-ditor, kur dihet se në momentin e publikimit të këtij afati, tashmë kishin kaluar 30 ditë nga moskonstituimi i Kuvendit – nëse e marrim si bazë datën 15 prill, kur u bë përpjekja e parë,” tha Peci.

Osmani gjatë ditës takoi edhe përfaqësuesit e partive nga komunitetet joshumicë: kryetarin e partisë serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq; kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka; kryetarin e Iniciativës së re Demokratike të Kosovës, Elbert Krasniqi; kryetaren e Unionit Socialdemokrat, Duda Bale; kryetaren e Partisë së Re Demokratike, Emilija Rexhepi; dhe kryetarin e Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha.

Një ditë më parë, Osmani zhvilloi takime me liderët e partive kryesore: kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti; kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi; kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku; dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Pas takimit, Kurti tha se do të angazhohet për konstituimin e Kuvendit. “Diskutuam gjerë e gjatë, i përmendëm të gjitha elementet përbërëse… Zonja presidente do të ketë takime edhe me përfaqësues të tjerë politikë. Mbase në fund do të mund të shohim nëse kemi bërë përparim,” tha Kurti.

Ndërkohë, përfaqësuesit e partive të tjera të mëdha parlamentare, në takimet ndaras me presidenten Osmani të mërkurën, kanë ripërsëritur kërkesën për votim të hapur për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Kosova mbetet pa institucione edhe katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, pasi deputetët kanë dështuar të konstituojnë Kuvendin.

Në takimet me liderët politikë, Osmani u ka bërë thirrje atyre që të arrijnë marrëveshje për konstituimin e Kuvendit “sa më shpejt”, brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, njoftoi Presidenca përmes një komunikate.

Këshilltari i presidentes, Bekim Kupina, tha më 30 qershor se Osmani pret që subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend të zbatojnë aktgjykimin e Kushtetueses dhe të përfundojnë seancën konstituive brenda afatit ligjor./REL

Etiketa: kosovekuvendvjosa osmani

Lajme të lidhura

RAJONI

Osmani: Konstituimi i Kuvendit brenda 30 ditëve është detyrim, jo opsion

21:11 : 03/07/2025
RAJONI

Thirrjet për mosshkallëzim vlejnë si për Kosovën dhe Serbinë

15:28 : 03/07/2025
RAJONI

Dështon për herë të 41-të Konstitumi i Kuvendit të Kosovës

11:57 : 03/07/2025
RAJONI

Ngërçi politik në Kosovë/ Osmani vijon takimet me udhëheqësit e partive

10:41 : 03/07/2025
AKTUALITET

Nis me debat seanca plenare në Kuvend

10:18 : 03/07/2025
AKTUALITET

Zhvillohet seanca e fundit/ Çfarë do të diskutohet sot në Kuvend

08:31 : 03/07/2025
Para

Mbaron gjyqi! Diddy-t i mohohet lirimi me kusht!

TË GJITHA

Nuk deklaroi dënimin në Greqi, SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka

23:30 : 03/07/2025

Horoskopi, e premte, 4 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 03/07/2025

Mbyllen mbi 500 biznese në dy vite në Korçë

22:56 : 03/07/2025

Më të mira kundër fryrjes së stomakut, zbuloni 6 ushqimet më të mira për të lehtësuar shqetësimet

22:51 : 03/07/2025

Presidenti i Lille e konfirmon zyrtarisht: Zhegrova ka kërkuar largimin!

22:47 : 03/07/2025

“Spiropali theu rekord”/ Krasniqi: E vetmja në Europë që përjashtoi 60 deputetë në një ditë

22:43 : 03/07/2025

“Pazari i Roskovecit”/ Andi Bushati: Zegjineja, bibë e pilotuar nga Rama!

22:38 : 03/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com