• Kontakt
Thursday, July 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Analiza: Irani po afrohet me Kinën, por a është Kina e gatshme të hyjë në lojë?

08:26 : 03/07/2025
në BOTA

Lufta me Izraelin, muajin e kaluar, shkatërroi një pjesë të madhe të udhëheqjes ushtarake të Iranit, dobësoi mbrojtjen e tij ajrore dhe tregoi se sa e brishtë ishte forca e tij.

Brenda pak ditësh, Izraeli arriti epërsi ajrore, duke hapur rrugë edhe për sulmet ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Republikës Islamike.

Por lufta, njëherësh, testoi edhe kufijtë e aleancës së Iranit me Rusinë, e cila ofroi pak më shumë sesa mbështetje diplomatike për Teheranin, gjatë konfliktit 12-ditor.

Tani, me pak besim te Moska, Teherani po përpiqet të forcojë mbrojtjen e tij, duke kërkuar ndihmë nga Kina, me shpresën se do t’i ofrojë armë moderne.

Megjithatë, ai po përballet me pengesa dhe skepticizëm – gjë që nxjerr në pah opsionet e tij të kufizuara dhe thellësinë e izolimit të tij strategjik.

Lexo edhe:

Trump dhe Zelensky nesër bisedë telefonike, do të diskutojnë pezullimin e ndihmës amerikane

Ekipet e shpëtimit në Gazë: Forcat izraelite vranë 25 persona, 12 në strehimore

Rusia, partnere strategjike vetëm në letër

Pavarësisht një marrëveshjeje për partneritet strategjik, të nënshkruar së voni, dhe viteve të bashkëpunimit të ngushtë, mbështetja e Rusisë për Iranin gjatë kësaj krize ishte kryesisht retorike.

Siç shkroi gazeta reformiste Shargh, “kjo aleancë, në momente kritike, bazohet më shumë në interesa të ndryshueshme, sesa në angazhime të palëkundura”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, i dënoi sulmet amerikane, duke i përshkruar si “të pajustifikuara”.

Ai bëri thirrje për dialog, por nuk u zotua për ndihmë ushtarake.

Kremlini këmbënguli se marrëveshja e partneritetit nuk ka dispozita për ndihmë ushtarake në kohë lufte.

Në një postim në X, ish-nënkryetari i Parlamentit të Iranit, Ali Motahari, vuri në dukje se Rusia ka refuzuar t’ia shesë Iranit sistemin e mbrojtjes raketore S-400, pavarësisht se Teherani e furnizon atë me dronë për luftën e saj në Ukrainë.

Sipas tij, ngurrimi i Rusisë ka ndodhur për shkak të shqetësimeve se Irani mund ta përdorë sistemin S-400 kundër agresionit izraelit – gjë që nxjerr në pah sipërfaqësinë e të ashtuquajturit partneritet strategjik, të cilin “Putin e reklamon”.

Përpjekjet e Iranit për të blerë pajisje të përparuara ushtarake ruse, përfshirë avionë luftarakë Sukhoi-35 (Su-35) dhe helikopterë sulmues Mi-28, kanë ngecur gjithashtu.

“Përveç disa avionëve stërvitorë, asnjë nga pajisjet e premtuara nuk është dorëzuar”, shkroi gazeta Shargh.

Ky model i mosangazhimit, me gjasë, ka bërë që zyrtarët dhe analistët iranianë të dyshojnë në besueshmërinë e Rusisë si aleate.

Ngurrimi i Kinës

Me Rusinë të shpërqendruar dhe jo të besueshme, ka raporte nga mediat iraniane dhe ato perëndimore që thonë se Irani po kërkon nga Kina pajisje të avancuara ushtarake, sidomos avionin luftarak Chengdu J-10C, për të forcuar ushtrinë e tij.

Forca ajrore e Iranit është shumë e vjetër dhe nuk ka pajisjet e nevojshme për të përballuar armikun modern.

Flota e tij përbëhet kryesisht nga avionë të vjetër amerikanë dhe sovjetikë, të blerë para Revolucionit të vitit 1979, dhe shumë prej tyre mbahen në funksion duke përdorur pjesë të marra nga avionë të tjerë, apo me zgjidhje të tjera të improvizuara.

J-10C është një avion luftarak i gjeneratës 4.5, me një motor, i pajisur me avionikë të avancuar, radar AESA, dhe me kapacitet për të përdorur raketa me rreze të gjatë PL-15.

Ai konsiderohet si një sfidues i besueshëm – megjithëse jo i barabartë – për flotën e avancuar të Izraelit F-35I.

Andrea Ghiselli, ligjërues në Universitetin e Exeter-it dhe drejtues i kërkimeve në projektin ChinaMed të TOChina Hub, thotë se mungesa e dëshirës së Kinës për të furnizuar Iranin është shumë e dukshme.

“Pekini po përpiqet t’i stabilizojë marrëdhëniet me Uashingtonin për të fituar kohë dhe për të rritur vetëmjaftueshmërinë teknologjike dhe ekonomike”, thotë Ghiselli për Radion Evropa e Lirë.

“Kjo është më e rëndësishme sesa rindërtimi i Forcës Ajrore të Iranit”, shton ai.

Ekspertët, gjithashtu, bien dakord se marrëdhëniet e Kinës me rivalët rajonalë të Iranit ndikojnë në mungesën e dëshirës së saj për të forcuar ushtrinë iraniane.

“Kina ka vepruar si aktor ekonomik ose gjeo-ekonomik në Lindjen e Mesme”, thotë Hamidreza Azizi, bashkëpunëtor në Institutin Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.

Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se Kina i vlerëson marrëdhëniet e saj me fqinjët arabë sunitë të Iranit në Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit – Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe – të cilët janë furnizues kritikë të energjisë dhe partnerë tregtarë, por mbajnë marrëdhënie të kujdesshme me Teheranin.

Analistët pajtohen se mënyra më efektive e Kinës për të mbështetur Iranin, është përmes blerjeve të vazhdueshme të naftës, që i sigurojnë Teheranit – i cili është nën sanksione – të ardhura të rëndësishme.

Ghiselli thotë se për Pekinin, ruajtja e qasjes në energji dhe shmangia e destabilizimit rajonal janë më të rëndësishme se përfitimet e mundshme nga shitja e armëve të avancuara Iranit.

Izolimi strategjik i Iranit

Ngjarjet e javëve të kaluara zbuluan thellësinë e izolimit strategjik të Iranit.

Si Moska, ashtu edhe Pekini vendosën në rend të parë interesat e tyre dhe marrëdhëniet me armiqtë e Iranit, duke lënë pas dore angazhimet formale të aleancës.

Siç shkruan gazeta Shargh, mosgatishmëria e Rusisë për të shkuar përtej deklaratave politike e ka dëmtuar rëndë besueshmërinë e saj si aleate, ndërsa politika e Kinës sugjeron se çdo mbështetje kuptimplote ushtarake do të mbetet jashtë mundësive.

Farzan Sabet, studiues në Institutin e Gjenevës për të Diplomuar, thotë për Radion Evropa e Lirë se Teherani “nuk ka mundësi të mira” kur bëhet fjalë për partnerët e huaj ushtarakë.

Edhe nëse Teherani arrin të blejë avionë luftarakë nga Kina, atij do t’i duhej shumë më tepër sesa mund të paguajë, për të qenë në gjendje të ruajë epërsinë ajrore në konfliktet e ardhshme – së paku në qiellin e vet.

“Këta janë shumë, shumë të shtrenjtë. Duke qenë se Irani është nën sanksione, askush nuk e di se kush do të ketë para për t’i paguar”, thotë Sabet./REL

Etiketa: IraniizraelkinaRusia

Lajme të lidhura

BOTA

Trump dhe Zelensky nesër bisedë telefonike, do të diskutojnë pezullimin e ndihmës amerikane

15:19 : 03/07/2025
BOTA

Ekipet e shpëtimit në Gazë: Forcat izraelite vranë 25 persona, 12 në strehimore

14:03 : 03/07/2025
BOTA

Pse Benjamin Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?

20:28 : 02/07/2025
BOTA

Hamasi: Jemi gati për armëpushim, por duam fund të plotë të luftës në Gaza

12:27 : 02/07/2025
RAJONI

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

21:44 : 01/07/2025
BOTA

Përplasjet për tarifat/ Kina: Të gatshëm të diskutojmë me SHBA

16:22 : 01/07/2025
Para

Ballkani: Xhamitë si instrumente të politikës turke

TË GJITHA

Më të mira kundër fryrjes së stomakut, zbuloni 6 ushqimet më të mira për të lehtësuar shqetësimet

22:51 : 03/07/2025

Presidenti i Lille e konfirmon zyrtarisht: Zhegrova ka kërkuar largimin!

22:47 : 03/07/2025

“Spiropali theu rekord”/ Krasniqi: E vetmja në Europë që përjashtoi 60 deputetë në një ditë

22:43 : 03/07/2025

“Pazari i Roskovecit”/ Andi Bushati: Zegjineja, bibë e pilotuar nga Rama!

22:38 : 03/07/2025

Abuzimet e Bankers, Manjani: Nga ajo kompani, kanë përfituar të gjithë qeveritarët

22:29 : 03/07/2025

Zjarri në Elbasan/ Bushati: Mos ju duket çudi që t’i djegin dhe këto plehrat e Tiranës!

22:20 : 03/07/2025

Flamurtari kompleton stafin teknik, ish-i i Portos prezantohet te vlonjatët

22:19 : 03/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com