• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRAT/ Arrestohen dy drejtuesit e “Bankers Petroleum”, shkak dyshohet borxhi ndaj shtetit

17:04 : 02/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Policia e Fierit, së bashku me Tatimet, kanë ndërmarrë mesditën e kësaj të mërkure në zyrat qëndrore të kompanisë “Bankers Petroleum Albania” në Marinzë, ku mësohet se janë arrestuar dy drejtues të kompanisë.

Në pranga mësohet se janë vënë CEO kinez i Bankers, Hongping Xiao dhe ish-CEO Leonidha Çobo, teksa veprimet hetimore janë ende aktive, sikurse edhe aksioni.

Në foto: Hongping Xiao

Burime bëjnë me dije se uniformave blu u është dashur të ndërhyjnë me forcë në zyrat qëndrore të kompanisë, pasi nuk u hapeshin dyert.

Në foto: Leonidha Çobo

Dyshohet se aksioni i sotëm i Policisë dhe Tatimeve tek kjo kompani ka të bëjë me një borxh të konsiderueshëm që “Bankers” i ka shtetit shqiptar, konkretisht në lidhje me detyrime fiskale të papaguara.

Për momentin nuk ka ende një reagim zyrtar nga kompania apo institucionet shtetërore, ndërsa pritet që orët në vijim të hedhin më shumë dritë mbi natyrën dhe qëllimin e këtij aksioni.

Lexo edhe:

Besmir Beja i doganave nuk arkëton miliardat që Bankers Petroleum i detyrohet shtetit. SPAK vihet në lëvizje

Ish-Administratori / Leonidha Çobo mbyll zyrën e tij të konsulencës që mori 1.5 mln euro nga “Bankers”

Bankers Petroleum Albania, kompania e përpunimit të hidrokarbureve është prodhuesi më i madh i naftës në vend. Njëkohësisht edhe një nga ndotësit më të mëdhenj në zonën e Patos-Marinzës.

Kjo kompani është akuzuar në të kaluarën nga Drejtoria e Tatimeve se nuk ka likujduar detyrimet fiskale ndaj shtetit. Po ashtu, kjo kompani është akuzuar edhe Gjithashtu, Bankers akuzohet prej një kohe të gjatë për ndotjen që shkakton në zonë si rezultat i aktivitetit naftënxjerrës, pa respektuar standardet.

FITIMET

Sipas raportimeve mediatike, të dhënat zyrtare tregojnë se nga viti 2006 e deri në fund të vitit 2023, kompania “Bankers Petroleum ka realizuar 4 miliardë euro të ardhura neto, pa përfshirë rentën minierare, nga shitja e naftës në Patos Marinzë.

Për të njëjtën periudhë, kompania që tani zotërohet nga kinezët, ka deklaruar rreth 800 milionë euro fitime neto. Por pavarësisht këtyre shifrave, kompania që la pas vitin e 20-të të shfrytëzimit të vendburimit të Patos-Marinzës, nuk ka paguar asnjë lek tatim mbi fitimin për buxhetin e shtetit.

Bankers Petroleum vijon të deklarojë se ende nuk ka rekuperuar plotësisht kostot për shfrytëzimin e vendburimit, edhe pse kompania ka arkëtuar lumenj parash nga shitja e naftës. Pasoja është rrëmbimi i miliarda eurove duke lënë pas vetëm puset e ndryshkur, mjedisin e helmuar dhe vendburimin e tharë.

Vlen të theksohet se më 1 Maj të këtij viti pati edhe një protestë të punonjësve, të organizuar nga Sindikata e Sektorit Hidrokarbur, para zyrave qëndrore të Bankers Petroleum.

Ata i bënë një thirrje të drejtpërdrejtë shoqërisë Bankers dhe drejtuesit të saj Hong Ping, që të ndalojnë së injoruari zërin e punonjësve duke u ndalur në disa kërkesa kryesore si: ndalimin e intimidimit dhe presionit psikologjik ndaj punonjësve, ndalimin e diskriminimit dhe pabarazisë në trajtim dhe përfitime, ndalimin e nepotizmit dhe emërimeve klienteliste, aplikimin  e statusit  të  naftëtarit, të dietës ushqimore etj.

Etiketa: BankersBankers PetroleumborxhiCEOHongping XiaoLeonidha Çobo

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Besmir Beja i doganave nuk arkëton miliardat që Bankers Petroleum i detyrohet shtetit. SPAK vihet në lëvizje

12:36 : 22/05/2026
AKTUALITET

Ish-Administratori / Leonidha Çobo mbyll zyrën e tij të konsulencës që mori 1.5 mln euro nga “Bankers”

09:40 : 16/05/2026
AKTUALITET

Rritet sërish kosto e borxhit afatgjatë të qeverisë, shtrenjtohen obligacionet 20-vjeçare

08:53 : 06/05/2026
AKTUALITET

Nga Dako, Koka, Berberi e Sterilizimi, “show me pranga” i SPAK-ut përfundon me dënime qesharake

10:10 : 19/04/2026
AKTUALITET

Mbretëria e faturave fiktive/ Kush janë 47 bizneset dhe individët qe morën 85 mln euro nga “Bankers Petroleum”

09:07 : 18/04/2026
AKTUALITET

Lirimi i zyrtarëve të Bankers, Tomorri: Histori qesharake! Kompania përdor një llogari në Vjenë…

21:47 : 06/04/2026
Para

Leverkusen gjen pasuesin e Wirtz, arrin akordin me sulmuesin e PSV Eindhoven

TË GJITHA

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom