• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ambasadori japonez në Festivalit II të Resë

13:02 : 25/05/2018
në AKTUALITET, POLITIKE

Prej dy vitesh, Reja është shndërruar jo vetëm në një prej instalacioneve më të fotografuara nga turistët e huaj, por edhe një hapësirë unike, ku qytetarët e Tiranës takohen, diskutojnë  dhe shijojnë aktivitete të ndryshme artistike. Prej një jave, në edicionin e dytë të saj, Reja është kthyer në qendrën e aktiviteteve kulturore në Tiranë, ndërsa dje në mbrëmje kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ambasadori i Japonisë, Makoto Ito, ndoqën një shfaqje kërcimi japonez Butoh.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh i kënaqur që në tre vjet, Tirana ia doli të shtojë gamën e aktiviteteve artistike e kulturore për publikun. “Kjo ka qenë një ëndërr e imja për qytetin dhe më vjen mirë që pas 3 vitesh, jemi në një situatë ku në një natë ndodhin 5-6 aktivitete kulturore të ndryshme. Pra, tashmë dilema është ku do shkojmë më parë. Ndaj, u jam shumë mirënjohës bashkëpunëtorëve të cilët e financojnë, e ndihmojnë dhe i japin energji “Resë””, tha ai.

Veliaj nënvizoi se instalacione të ngjashme si “Reja”, do të vendosen edhe në zona të tjera të Tiranës. Artistë dhe arkitektë të njohur në botë kanë shprehur dëshirën dhe gatishmërinë për të lënë një gjurmë të tyre edhe në kryeqytetin shqiptar, që pritet të nxisin jetën artistike në Tiranë. “Ata që jetojnë në Tiranë e ndiejnë se nuk janë vetëm kalimtarë ose rezidentë të përkohshëm, por duan të lënë një gjurmë fizike ose kreative për qytetin. Po diskutojmë si mund ta zgjasim qëndrimin e Resë në Tiranë, por edhe për të sjellë një instalacion të arkitektit Bjarke Ingels nga galeria Serpentine. E po ashtu, jemi në negociata me Stefano Boerin për të sjellë “Radurën”, një tjetër instalacion që do t’i jepte hijeshi qytetit”, njoftoi kryebashkiaku.

Ndërkaq, ai falenderoi përfaqësuesit e Japonisë që sollën këtë shfaqje në Festivalin e Resë dhe vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes Bashkisë së Tiranës dhe autoriteteve japoneze për zbatimin e mjaft projekteve të përbashkëta.

Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Makoto Ito, falenderoi kryebashkiakun Veliaj për organizimin e festivalit artistik dhe të pranishmit për interesin e treguar për të ndjekur një prej kërcimeve avangarde që po le gjurmë të thella në kulturën japoneze. “Faleminderit Tirana dhe Bashkia, për organizmin e këtij eventi fantastik. Ju tashmë jeni duke udhëtuar në një blog, ndaj mirëseerdhët në Japoni! Unë jam një fans i madh i Butoh. Është bashkëkohore, avangarde, eksperimentale, krejtësisht e ndryshme prej kërcimeve tradicionale dhe disa herë, kërcimtarët e Butoh, performuesit e saj, shfaqin ndjenjat e tyre, ose vetveten”, tha Makoto Ito.

Muzikë, valle, kërcim, letërsi, arte moderne, performanca të ndryshme artistike është ajo që ofron këto ditë Festivali i Resë ku marrin pjesë 120 artistë nga 15 shtete të ndryshme të botës, të cilët kanë sjellë në Tiranë kultura dhe tradita të popujve të ndryshëm. Natyrisht, Festivali i Resë është vetëm fillimi i një vere të mbushur me aktivitete kulturore dhe artistike nga Bashkia e Tiranës.

Lexo edhe:

Mbyllja e votimeve/ Celibashi: Numërimi i kutive nis në orën 22:00

Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në rrugën Kardhiq–Delvinë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbyllja e votimeve/ Celibashi: Numërimi i kutive nis në orën 22:00

19:12 : 09/11/2025
AKTUALITET

Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në rrugën Kardhiq–Delvinë

18:57 : 09/11/2025
AKTUALITET

Dërgohen për numërim kutitë e votimit në Cërrik, sa ishte pjesëmarrja

18:47 : 09/11/2025
AKTUALITET

Incidenti në Cërrik/ Komisioneri: Rasti u dërgua pranë protokollit të KZAZ

18:42 : 09/11/2025
AKTUALITET

Mbyllet votimi në 5 bashkitë e vendit, pjesëmarrja tepër e ulët! Vlora ‘rekord’ negativ

18:19 : 09/11/2025
AKTUALITET

Pak minuta para mbylljes së votimit, ikin dritat në Vlorë

18:01 : 09/11/2025
Para

Lori Hoxha ndjek fiksimin e JLo dhe Kylie Jenner me markën e njohur

TË GJITHA

Mbyllja e votimeve/ Celibashi: Numërimi i kutive nis në orën 22:00

19:12 : 09/11/2025

Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në rrugën Kardhiq–Delvinë

18:57 : 09/11/2025

Dërgohen për numërim kutitë e votimit në Cërrik, sa ishte pjesëmarrja

18:47 : 09/11/2025

Incidenti në Cërrik/ Komisioneri: Rasti u dërgua pranë protokollit të KZAZ

18:42 : 09/11/2025

Mbyllet votimi në 5 bashkitë e vendit, pjesëmarrja tepër e ulët! Vlora ‘rekord’ negativ

18:19 : 09/11/2025

Pak minuta para mbylljes së votimit, ikin dritat në Vlorë

18:01 : 09/11/2025

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (EMRAT)

17:49 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com