• Kontakt
Wednesday, September 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

21:44 : 01/07/2025
në RAJONI

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të bisedojë për gjendjen në Rripin e Gazës dhe për Iranin kur takohet me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme.

Trump pritet të takohet me Netanyahun të hënën dhe u tha gazetarëve gjatë një vizite në Florida se do të jetë “shumë i prerë” me të për nevojën e një armëpushimi të shpejtë në Gazë, duke theksuar se edhe Netanyahu e dëshiron një të tillë.

Zyrtari i lartë izraelit, Ron Dermer, ka qenë në Uashington këtë javë për të zhvilluar bisedime para takimit mes dy liderëve.

Ai pritej të takohej sot me të dërguarin special të SHBA-së, Steve Witkoff, sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe zëvendëspresidentin amerikan, JD Vance, tha një zyrtar izraelit.

Trumpi dhe Netanyahu bashkëpunuan në një operacion ushtarak kundër centraleve bërthamore të Iranit në qershor, i cili kulmoi bombardime nga bombarduesit amerikanë B-2.

Lexo edhe:

A ka nevojë të desorosifikohet Shqipëria?

Enigma e Lindjes së Mesme dhe aspiratat e Netanyahut/ Kush do të sundojë në Gaza?

Trump tha se bombardimet e “shkatërruan” kapacitetin bërthamor të Teheranit, megjithatë shkalla e dëmeve të shkaktuar në programin bërthamor iranian është e diskutueshme.

Trump tha se shpreson që javën e ardhshme të arrihet një marrëveshje armëpushimi për shkëmbimin e pengjeve midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit, të mbështetur nga Irani, në Gazë.

Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Shpresojmë se do të ndodhë. Dhe, mezi presim që të ndodhë gjatë javës së ardhshme”, u tha ai gazetarëve duke u nisur nga Shtëpia e Bardhë për një vizitë njëditore në Florida.

“Dëshirojmë t’i lirojmë pengjet”, shtoi ai.

Hamas ka thënë se është i gatshëm t’i lirojë pengjet e mbetura në Gazë në kuadër të çdo marrëveshjeje për të përfunduar luftën, ndërsa Izraeli thotë se lufta mund të mbarojë vetëm nëse Hamasi çarmatoset zhbëhet.

Hamas nuk pranon t’i dorëzojë armët.

Lufta në Gazë nisi kur militantët e udhëhequr nga Hamas sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë thotë se lufta izraelite pas 7 tetorit i ka vrarë mbi 56.000 palestinezë.

Lufta ka shkaktuar gjithashtu krizë urie, ka zhvendosur tërë popullsinë e Gazës dhe ka nxitur akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe për krime lufte në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

Izraeli i mohon këto akuza./ REL

Etiketa: bisedimeGazaIraniNetanyahuTrump

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A ka nevojë të desorosifikohet Shqipëria?

14:40 : 02/09/2025
BOTA

Enigma e Lindjes së Mesme dhe aspiratat e Netanyahut/ Kush do të sundojë në Gaza?

22:58 : 01/09/2025
BOTA

‘Ndaloni vrasjet e gazetarëve’/ Organizatat mediatike bashkohen kundër sulmeve në Gaza

21:32 : 01/09/2025
BOTA

VIDEO/ Shtohen incidentet ndaj izraelitëve, këngëtarit David D’Or i hedhin bojë të kuqe në koncert

18:35 : 01/09/2025
BOTA

Analiza: Putin, Xi dhe Modi në skenën globale… kundër Trump?

10:15 : 01/09/2025
BOTA

SHBA pezullon dhënien e vizave për të gjithë mbajtësit e pasaportave palestineze

08:49 : 01/09/2025
Para

Shërbimet jashtë funksionit në Bashkinë e Tiranës, heshtje për sulmin kibernetik

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 3 Shtator/ Çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 02/09/2025

Tare dhe Allegri sjell ndryshim radikal te Milani, vetëm 9 lojtarë kanë mbetur nga sezoni i kaluar

22:48 : 02/09/2025

Tutori shqiptar i dënuar për p*ostitucion, prej 4 vitesh i lirë në Britani

22:42 : 02/09/2025

SHBA/ Pas vetëvra*jes së 16-vjeçarit, OpenAI shton mjete kontrolli prindëror tek ChatGPT

22:35 : 02/09/2025

‘Vdekja e Greqisë’, postimi i Elon Musk mbi demografinë dhe mbylljen e shkollave ndez rrjetin

22:20 : 02/09/2025

Lamine Yamal, kundër kritikave të Flick-ut: Nuk ishte çështje egoje

22:04 : 02/09/2025

Dosja/ Si e v*au kryeplaku Piro Prronin në mes të parcelës me d*ogë në Shkodër

21:55 : 02/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com