• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SOCIALE

Rinia shqiptare në emigrim, si modeli i Kroacisë mund të përdoret për ulur shifrat

09:08 : 30/06/2025
në SOCIALE

Nga Elva Kurti

E.D jeton prej 10 vitesh në Britani. Vendimi për t’u larguar nuk ishte i lehtë për 30 vjeçarin, i cili kishte menduar se do të kthehej pas disa vitesh. Sot, një mendim i tillë nuk i shkon më ndër mend. “Kur erdha në fillim isha 19 vjeç. Ika me mendimin: do bëj para dhe do kthehem, do hap diçka timen. Por tani që i kam rregulluar dokumentet, nuk dua, pasi Shqipëria më duket rrëmujë. E dua vendin tim, por nuk mendoj se mund të jetoj më atje” – shprehet ai.

Ndërsa Tea (pseudim), 27 vjeçe me profesion imazheriste, emigroi në Gjermani dy vite pasi u diplomua. E përshkruan si një përvojë të vështirë, pasi nuk arrinte të përshtatej, ndjehej e vetmuar dhe shpesh mendonte të kthehej në Shqipëri. “Qaja çdo natë para se të flija. Më mungonte familja, jeta sociale, edhe kafja që pija me shoqet më mungonte”. Pas 2 vitesh, gjërat i mendon pak më ndryshe. “Këtu ka siguri, ka ligje dhe rroga shumë më të mira”, tregon ajo.

Ndërkohë, K.K., 24 vjeçe, ka vetëm pesë muaj që ka emigruar drejt Anglisë për t’u bashkuar me bashkëshortin e saj. Ajo tregon se fillimisht ishte skeptike, pasi po linte familjen dhe punën e saj si infermiere, por sapo mori pagën e parë, u ndje e lumtur për vendimin që kishte marrë.
“Edhe pse punova vetëm katër orë në ditë, mora më shumë se kur bëja dy punë si infermiere në Shqipëri. Më duket ende e pabesueshme”, shprehet ajo.

Ndërsa mijëra shqiptarë tashmë kanë ndërtuar jetën e tyre jashtë vendit, shumë të tjerë në Shqipëri jetojnë me të njëjtën dëshirë për t’u larguar. A.N, 25 vjeç, banues në Tiranë, punon si kamarier prej tre vitesh. Ai tregon se ka aplikuar disa herë për punë sezonale në Gjermani, por pa sukses. “Diplomën e kam varur në mur për zbukurim. Rroga s’më del për qiranë dhe jetesën. Kam shokë që punojnë në ndërtim në Angli dhe kur më tregojnë sa fitojnë për një ditë, më duket si përrallë. Unë jam 25 vjeç dhe kam frikë që do ngelem këtu” – thotë ai.

Në tri dekada, Shqipëria ka humbur rreth gjysmën e popullsisë së saj si pasojë e emigracionit. Nga vitet ‘90 e deri më sot, rreth 1.6 milionë shqiptarë kanë lënë vendin, shumë prej tyre përgjithmonë. Jo vetëm për të kërkuar një pagë më të mirë, por sepse gjithnjë e më pak ndihen të përfaqësuar apo të mbrojtur nga shteti i tyre. E ndërsa shtesa natyrore ka shkuar drejt zeros, rënia e popullsisë është ndier më fort se kurrë.

Lexo edhe:

Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme

Nis sot takimi dyditor i liderëve BE-Ballkani Perëndimor në Shkup

Të dhënat e Eurostat për vitin 2023 e konfirmojnë këtë prirje: shqiptarët janë grupi i parë në Europë për përfitimin e shtetësisë në raport me popullsinë  më shumë se sirianët apo marokenët. Ndërkohë, vetëm në vitet 2022-2023, rreth 100 mijë shqiptarë janë regjistruar si emigrantë në vendet e BE-së, me mbi 70 mijë leje qëndrimi të reja çdo vit.

Pse ikin të rinjtë?

Marsi Simo, sociologe, e shpjegon këtë fenomen si pasojë e një zinxhiri problemesh të ndërlidhura. “Të rinjtë shqiptarë ndihen të përjashtuar nga proceset vendimmarrëse dhe të nënvlerësuar për mundësitë që i ofron vendi i tyre. Ata përballen me papunësi të lartë, paga të ulëta dhe pasiguri të vazhdueshme për të ardhmen. Këto nuk janë vetëm sfida ekonomike, por përjetohen si padrejtësi sociale” – shprehet sociologia.

Sipas saj, emigracioni është kthyer në një formë proteste e heshtur ndaj mungesës së perspektivës në Shqipëri. “Largimi nuk është më zgjidhje individuale, por është kthyer në kulturë të qëndrueshme. Brezat e rinj nuk ikin vetëm për para ata ikin sepse nuk ndihen të përfaqësuar, nuk ndihen të sigurt, nuk ndihen të dobishëm në këtë vend”, shprehet Simo.

Papunësia, kontratat e pasigurta, mungesa e mbështetjes për strehim apo për karrierë, janë vetëm disa nga arsyet që shtyjnë largimin. Por Simo thekson një element më thelbësor: Problemi nuk është vetëm ekonomik, por emocional dhe shoqëror. “Kur një vend nuk arrin të krijojë lidhje emocionale me të rinjtë, kur nuk i jep ndjesinë e përkatësisë apo të qëllimit ai vend nuk është më shtëpia e tyre” – shton më tej sociologia Simo.

Diferenca mes zonave urbane dhe rurale, sipas saj, ka të bëjë me motivimin: në zonat rurale iket për mbijetesë, në urbane për realizim personal dhe profesional. Largimi i rinisë ka pasoja të rënda për një vend të vogël si Shqipëria. Jo vetëm për fuqinë punëtore, por për gjithë kapitalin human, shpresën dhe inovacionin. “Ne po rrisim një brez që po shikon Shqipërinë si një vend nga ku duhet shpëtuar, jo si një vend për t’u ndërtuar. Dhe kjo është alarmante për çdo shoqëri”, paralajmëron sociologia.

Modeli kroat: nga emigrimi te rikthimi

Emigracioni masiv ka qenë një nga sfidat më të mëdha jo vetëm për vendin tonë por, për të gjithë Evropën Juglindore. Largimi i të rinjve, mungesa e fuqisë punëtore dhe plakja e popullsisë po kërcënojnë zhvillimin afatgjatë të këtyre shoqërive. Megjithatë, Kroacia ka filluar të ndërmarrë politika aktive për të trajtuar këtë sfidë në mënyrë strategjike.

Një nga nismat më të rëndësishme është programi “Zgjedh Kroacinë” (Biram Hrvatsku), i nisur në vitin 2021, që synon kthimin e anëtarëve të diasporës kroate. Programi ofron stimuj financiarë deri në 26,000 euro për individët që rikthehen në vend dhe angazhohen në ekonomi, qoftë përmes investimeve, hapjes së bizneseve apo punësimit të vetë. Fillimisht i fokusuar te kroatët që jetojnë në vendet e BE-së, programi është zgjeruar për të përfshirë edhe shtatë shtete të tjera me diasporë kroate të konsiderueshme, si SHBA, Kanada, Australi, Argjentinë, Brazil, Kili dhe Zelandë e Re.

Përtej mbështetjes financiare, Kroacia ka ndërmarrë edhe ndryshime ligjore për të lehtësuar kthimin e emigrantëve dhe integrimin e tyre, duke u mundësuar rregullimin e qëndrimit, aksesin në punësim, përfshirjen në kurse gjuhe dhe përfitimin e shtetësisë kroate në mënyrë të përshpejtuar. Po ashtu, Kroacia ka përqafuar imigracionin si një strategji për zhvillimin e burimeve njerëzore.

A mund të ofrojë Kroacia mësime të vlefshme për Shqipërinë, e cila përballet me sfida të ngjashme?!
Shembulli i Kroacisë tregon se emigracioni nuk është i pakthyeshëm, nëse shoqërohet me politika të qarta dhe angazhim konkret. Në një vend si Shqipëria, ku largimet janë të larta dhe studimet e shumta paralajmërojnë pasoja afatgjata, veprimi nuk mund të vonojë. Dhe rindërtimi i besimit të të rinjve duhet të jetë prioriteti kryesor, duke nisur nga sot.

Etiketa: BEemigrimigomoneKroaciarinia shqiptare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme

10:22 : 30/06/2025
AKTUALITET

Nis sot takimi dyditor i liderëve BE-Ballkani Perëndimor në Shkup

08:27 : 30/06/2025
RAJONI

Skandali me fondet e BE-së për fermerët, dorëhiqet ministri grek i Emigracionit dhe 3 zëvendësministra

15:54 : 27/06/2025
AKTUALITET

Merz: BE duhet të arrijë një marrëveshje tregtare ‘të shpejtë dhe të thjeshtë’ me SHBA-të

09:16 : 27/06/2025
BOTA

BE pa sanksione të reja kundër Rusisë, zgjat ato në fuqi

08:32 : 27/06/2025
BOTA

Liderët e BE-së takohen për të biseduar për sanksione kundër Rusisë, tarifat amerikane dhe Lindjen e Mesme

10:36 : 26/06/2025
Para

Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat

TË GJITHA

Bushati: Rama po kthen SPAK-un dhe bashkitë në vegla politike

22:05 : 30/06/2025

Shkullaku: Kur në një pushtet shtohet autoritarizmi, aq më i shpejtë është fundi i tij

22:01 : 30/06/2025

Gjyqtarja kërkesë për dorëheqje/ Avokati i Berishës: Nuk mendoj se Elsa Ulliri ndikohet nga Andia

21:49 : 30/06/2025

E konfirmon Panathinaikos, 18-vjeçari shqiptar i bashkohet ekipit të parë

21:48 : 30/06/2025

Zjarr në Nartë të Vlorës, ja çfarë dyshohet

21:35 : 30/06/2025

E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna

21:32 : 30/06/2025

Ofertë zyrtare për Mario Mitajn, mbrojtësi mund të rikthehet në Europë

21:32 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com