• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zbulohet komploti ndaj Mike Pompeos, Irani planifikoi vrasjen e ish-sekretarit amerikan të Shtetit

15:04 : 29/06/2025
në BOTA

Në vitin 2022, Irani ishte pranë vrasjes së Mike Pompeo-s, ish-sekretarit të Shtetit që shërbeu gjatë mandatit të parë presidencial të Donald Trump-it; dhe në shtatorin e kaluar, vetë Trump-i, në atë kohë në garë për rizgjedhjen në Shtëpinë e Bardhë, mësoi nga Shërbimi Sekret se një skuadër vrasësish nga Teherani ndodhej në Shtetet e Bashkuara dhe mund të përpiqej ta eliminonte atë.

Kërcënime të këtij lloji rritën masat e sigurisë rreth kandidatit të atëhershëm republikan dhe mund të kenë luajtur një rol në vendimin e fundit të presidentit për të bombarduar objektet bërthamore të regjimit të ajatollahëve.

Kështu shkruan “Washington Post”, duke cituar një libër që pritet të botohet në SHBA, me titullin: “2024, Si e rifitoi Trump Shtëpinë e Bardhë dhe si e humbën demokratët Amerikën”.

Libri tregon se tre vite më parë një ekip vrasësish iranianë zbuloi në cilin hotel po qëndronte Pompeo gjatë një vizite private në Paris dhe vuri në zbatim një plan për ta vrarë: ish-sekretari i Shtetit shpëtoi “për pak”.

Më tej, sipas librit, edhe John Bolton, ish-këshilltari për sigurinë kombëtare i Trump-it, kishte hyrë në shënjestrën e vrasësve nga Teherani. Megjithatë, pasi u rizgjodh president, Trump ua hoqi mbrojtjen si Pompeo-s ashtu edhe Bolton-it, të cilët e kishin kritikuar ashpër. “Mbrojtja nuk është e përjetshme”, u mjaftua të thoshte zëdhënësja e presidentit.

Lexo edhe:

Shtëpia e Bardhë hedh poshtë spekulimet: Trump dhe Putin nuk do të takohen

Trump: Nëse Hamasi nuk respekton armëpushimin, do të zhduket

Zbulimet më të forta të librit lidhen me masat e sigurisë që ka ndërmarrë Shërbimi Sekret për të mbrojtur Trump-in gjatë muajve të fundit të fushatës presidenciale të vitit të kaluar.

Në një moment, nga frika se agjentë iranianë mund të përpiqeshin ta vrisnin me raketa ose drone teksa hipte në avion, agjentët e bindën atë të përdorte një avion më pak të dukshëm, të ofruar nga Steve Witkoff, ndërtuesi i pasurive të paluajtshme që më pas Trump e emëroi negociatorin e tij personal për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme.

Avioni zyrtar vazhdoi të fluturonte, por pa kandidatin për president brenda. “Shefi sot nuk udhëton me ne”, njofton në momentin e fundit një agjent i Shërbimit Sekret për stafin e tij. “Dhe ne atëherë jemi karremi?”, i përgjigjet këshilltari i Trump-it.

Shërbimi Sekret nuk ka arritur të vërtetojë nëse dy atentatet ndaj Trump-it në korrik dhe në shtator të vitit 2024 kanë qenë të lidhura në ndonjë mënyrë me Iranin, që synonte ta vriste si hakmarrje për vrasjen në vitin 2020 të Qassem Soleimani-t, komandant i Gardës Revolucionare. Por tani, kërcënimi nga vrasësit e Teheranit mund të jetë shtuar edhe më shumë, komenton “Washington Post”, për shkak të vendimit të Trump-it për të marrë pjesë në luftën e Izraelit dhe për të bombarduar impiantet bërthamore iraniane./WashingtonPost

Etiketa: IraniMike PompeoSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Shtëpia e Bardhë hedh poshtë spekulimet: Trump dhe Putin nuk do të takohen

17:56 : 21/10/2025
BOTA

Trump: Nëse Hamasi nuk respekton armëpushimin, do të zhduket

19:04 : 20/10/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë: Mbyllja e qeverisë mund të përfundojë brenda javës

16:50 : 20/10/2025
BOTA

Luftëanija më e avancuar në botë mbërrin në Mesdhe, SHBA: Të gatshëm të mbrojmë aleatët

11:36 : 20/10/2025
BOTA

SHBA shkatërron një anije që trafikonte drogë, disa të vrarë (Video)

19:39 : 19/10/2025
BOTA

Kina akuzon SHBA-në për sulme kibernetike

15:14 : 19/10/2025
Para

Zaptoi një hapësirë publike në Vlorë, procedohet 44-vjeçari! E pëson edhe drejtori i Policisë Bashkiake

TË GJITHA

Hiqet termi “gjithpërfshirëse”/ Miratohen në komision ndryshimet e projektligjit për Barazinë Gjinore

18:15 : 21/10/2025

Tom Doshi del nga SPAK: Kolegët më thirrën për një çështje që s’ka lidhje me mua

18:08 : 21/10/2025

Shtëpia e Bardhë hedh poshtë spekulimet: Trump dhe Putin nuk do të takohen

17:56 : 21/10/2025

Kontrata e Aeroportit të Vlorës, Ola Xama: Konflikti për Koncesionin “prishje pazaresh”

17:46 : 21/10/2025

‘Nënfinancim dhe abuzim me fondet’/ Alimehmeti: Qeveria refuzon mocionin me debat për krizën në shëndetësi

17:21 : 21/10/2025

Gara për Bashkinë e Tiranës, Binaj thirrje qytetarëve: Bashkohuni pa dallim partie, fushata jonë është për të gjithë

17:17 : 21/10/2025

Ish-presidenti francez nis dënimin në La Santé, të burgosurit e presin me brohorima

17:05 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com