Në një ceremoni zyrtare të zhvilluar sot, ku 350 rekrutë të rinj i janë bashkuar Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti tha se vendi po zhvillohet drejt një ushtrie moderne.
“Ushtria jonë është e pathyeshme, sovraniteti i paprekshëm, dhe integriteti territorial i pacenueshëm,” tha Kurti në reagim të drejtpërdrejtë ndaj deklaratave të fundit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili pretendoi se Serbia është “e detyruar të armatoset” për shkak të një “aleance të mundshme ushtarake mes Prishtinës, Zagrebit dhe Tiranës“, tha Kurti.
Ai njoftoi gjithashtu se brenda dy viteve pritet ndërtimi i një fabrike shtetërore për prodhimin e municioneve, që do të shërbejë për nevojat e FSK-së.
Ceremonia u zhvillua pak ditë pas deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili tha se Serbia ka forcuar ndjeshëm ushtrinë e saj për shkak të zhvillimeve në rajon. Ai përmendi Kosovën, Kroacinë dhe Shqipërinë si vende që, sipas tij, po afrohen në një bashkëpunim ushtarak.