Zona e plazhit të vjetër në qytetin bregdetar të Vlorës po përballet me ndotje masive, ndërsa pushuesit dhe banorët lokalë ndeshen çdo ditë me grumbuj mbeturinash që mbulojnë bregun dhe hapësirat publike.
Ndonëse sezoni turistik ka nisur, situata nuk ka marrë asnjë zgjidhje konkrete, teksa plazhi është pushtuar nga plehrat.
Qytetarët shprehen të zhgënjyer nga mungesa e kujdesit të bashkisë Vlorë duke theksuar se plazhi mund të kthehet në vatër infeksionesh dhe imazh negativ për pushuesit, kryesisht turistët e huaj. Ndonëse plazhi i vjetër në Vlorë po qelbet nga plehrat, bashkia Vlorë nuk vepron dhe të justifikojë taksat që merr nga banorët.
Si pasojë e pisllëkut që ka gllabëruar të gjithë qytetin “turistik” që propagandohet nga kryeministri Edi Rama, pushteti vendor nuk merr asnjë masë.
Banorët pasi u ushqyen me propagandën elektorale të Ramës, para zgjedhjeve të 11 majit, për investimet në infrastrukturë dhe zhvillimin turistik të qytetit, tani vijojnë të përballen me situata të pagëndshme në plazhet e Vlorës.
“Zona e plazhit te vjeter ne Vlore eshte e ndotur kudo mbeturina e nuk vihet dore nga bashkia. Do ju lutesha shume ta postonit. Faleminderit e pune te mbare!”, shkruan qytetarja ne denoncimin për JOQ.
Në këtë situatë bashkia Vlorë, me kryebashkiak Ermal Dredhën duhet të veprojnë dhe të pastrojnë plazhin e vjetër në Vlorë, duhet të vendosen kosha mbeturinash në mënyrë që plazhi të jetë i denjë për pushuesit dhe të mos dëmtojë më tej mjedisin apo të rrezikojë shëndetin e pushuesve të cilët në vend që të vijnë në Vlorë për pushime, përballem me pirgje plehrash.
Jo vetëm pislliku dhe mungesa e ujit, por prej kohësh Vlora po mbytet nga tymi kancerogjen i zjarreve në fushën e mbetjes.
Lexo edhe: