• Kontakt
Wednesday, June 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përmendi Petro Zhejin e Agron Dalipajn, Akademia e Shkencave censuron albanologun austriak

12:03 : 24/06/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KULTURE

Nga Ferdinand Dervishi

Këto ditë shkencëtarët shqiptarë të Akademisë së Shkencave të Tiranës, pa shkaktuar zhurmë, kanë konsumuar një skandal që duhet bërë publik.

Ata kanë vendosur të publikojnë dhe këtë e kanë bërë realitet, në revistën “Albanian Studies”, volumi 1, numri 1, 2025, një shkrim të albanologut dhe historianit austriak, Dr. Kurt Gostentschnigg.

Shkrimi ka qenë i disponueshëm në gjuhën angleze, në versionin online, nga data 5 deri në 16 qershor 2025, por më pas është hequr/censuruar.

Shkrimi, i cili hapte edhe revistën, titullohej “FORCA E GJALLË E TINGULLIT SANSKRIT TË SRI AUROBINDO-S” dhe kishte si nëntitull “A KA NJË LIDHJE ME TEORITË GJUHËSORE TË PETRO ZHEJIT DHE AGRON DALIPAJIT?”

Lexo edhe:

Gazetari: Nëse “zbërthehet” Google Pixel, mund të zbardhet vrasja e Ervis Martinajt

Ferdinand Dervishi i “Shqipëria Bëhet”: Kemi adresuar në SPAK një sërë shkeljesh të Kodit Zgjedhor

Shkrimi i përkiste fushës së gjuhësisë dhe kishte këtë logjikë:

Albanologu austriak vlerësonte gjykimet për shkencën e gjuhësisë të një filozofi indian të quajtur Sri Aurobindo, idetë e të cilit përmbysnin idetë e babait të gjuhësisë së sotme, Ferdinand de Saussure, sipas të cilit, “fjalët nuk kanë një kuptim origjinal, por një kuptim të caktuar/vendosur arbitrarisht apo artificialisht nga njerëzit”.

Këtë teori e ka kundërshtuar në veprat e tij filozofi indian Sri Aurobindo, që thotë se fjalët nuk janë produkte artificiale, por rritje të gjalla të tingujve të caktuar që kanë zhvilluar një numër të vogël rrënjësh të fjalëve primitive që më pas, “brez pas brezi, janë organizuar në fise, klane, familje, grupe selektive, secila me një origjinë të përbashkët dhe një histori të përbashkët psikologjike.”

Pikërisht kjo ide e filozofit indian i ka ngjasuar albanologut austriak Kurt Gostentschnigg me thelbin e punimeve dhe rezultateve në fushën e gjuhësisë të Petro Zhejit dhe Agron Dalipajt – që të dy personazhe që Akadamia jonë e Shkencave nuk u ka hapur kurrë derën.

Sipas albanologut austriak, Petro Zheji me punimet e tij, është në të njëjtën linjë me filozofin indian, pasi këmbëngul se “fjala fillimisht i referohej simbolit dhe jo konceptit apo termit”.

Zheji vjen në këtë përfundim duke studjuar e krahasuar gjuhën shqipe me gjuhë të tjera, përfshirë sanskritishten.

Sipas tij “shqipja do të ishte e vetmja gjuhë e gjallë midis gjuhëve të lashta dhe e vetmja gjuhë, e cila, për shkak të operatorëve të lirë, do të lejonte gjurmimin e fjalëve të veta dhe të të gjitha fjalëve të huaja, nga termat ose konceptet deri te simbolet”.

Po kështu, sipas albanologut austriak, në një linjë me filozofin indian, vjen edhe  Agron Dalipaj, me teorinë e tij të morfemave embrionale.

Sipas teorisë së Dalipajt, ende sot, gjuha shqipe përmban të gjithë tabelën e mundshme të morfemave embrionale të lira, të cilat janë përgjegjëse për formimin e morfemës klasike në të gjitha gjuhët indo-evropiane.

Thënë ndryshe, vetëm gjuha shqipe ka në përbërje të fjalëve të saj pjesëza embrionale, përgjithësisht me dy tinguj, që kanë kuptim të lirë dhe me ndihmën e të cilave mund t’i shpjegojë lehtësisht etimologjikisht ndërtimin e fjalëve të gjuhëve të tjera indoevropiane.

E përmbledhur, kjo është përmbajtja e shkrimit të albanologut Kurt Gostentschnigg, që u censurua nga Akademia e Shkencave.

Censura ndaj akademikut austriak duket ka ardhur vetëm sepse ai ka guxuar të marrë në konsideratë, në studimin e tij, Zhejin dhe Dalipajn.

Po kështu, incidenti vjen pas një peticioni të ndërmmarë vitin e shkuar, që u firmos nga shumica e akademikëve të gjuhës, me anën e të cilit kërkohej rivendosja e censurës në botimet albanologjike, kryesisht ndaj punimeve të Dalipajt.

Sot, në të njëjtën revistë të Akademisë sonë të Shkencave, “Albanian Studies“, volumi 1, numri 1, 2025, nuk ekziston më shkrimi i albanologut austriak. Vendin e tij e ka zënë një shkrim për orkestrën e parë sinfonike në Shqipëri.

https://drive.google.com/…/1R0TMB7DySkPSVR8vqegVqH…/view

Më poshtë, shkrimi që vetë albanologu austriak ka përgatitur për këtë incident.

Kurt Gostentschnigg

Një akt i censurës?

Heqja e një shkrimi shkencor tashmë të botuar në revistën “Albanian Studies” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Më 11 mars 2025 i kam dërguar Gjon Boriçit, sekretarit shkencor të revistës shkencore “Albanian Studies” pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, një shkrim në anglisht me titullin “Sri Aurobindo’s Living Force of Sanskrit Sound. Is there a connection to the linguistic theories of Petro Zheji and Agron Dalipaj?” për botim në numrin e parë të revistës në fjalë në vitin 2025.

Hyrja e shkrimit thotë: “This study tries to build a bridge between Sri Aurobindo’s Living Force of Sanskrit Sound on the one hand and Petro Zheji’s Theory of Symbolic Algorithm and Agron Dalipaj’s Embryomorpheme Theory on the other. At first ëill be given brief biographical notes of Sri Aurobindo and a short introduction in his Integral or Supramental Yoga, emphasising the planes of consciousness and the parts of human being. This is necessary, in order to understand ëhat Sri Aurobindo means by the “living force” of the Sanskrit sound. Afterëards will be treated Sri Aurobindo’s view on Comparative Linguistics or Philology and on Sanskrit Language. Then Petro Zheji’s Theory of Symbolic Algorithm and Agron Dalipaj’s Embryomorpheme Theory will be at the centre. Finally, an attempt will be made to answer the question, whether there is a connection between Sri Aurobindo’s view on the Science of Language and the linguistic theories of Petro Zheji and Agron Dalipaj.”

Konkluzioni i këtij shkrimi thotë: “The question if there is a connection between Sri Aurobindo’s view on the Science of Language and the linguistic theories developed by Petro Zheji and Agron Dalipaj, has to be answered by the present and future generations of Albanian philologists, who must be ready to study both Sri Aurobindo’s view on Sanskrit and the Science of Language and the maybe revolutionary theories of Petro Zheji and Agron Dalipaj and must be open to go beyond the pure intellectual mind and to reach the realms of intuition and spirituality. Because I am not a philologist myself, I am not in a position to prove etymologically the possible connection between both sides. As a historian I only understand so far that Zheji’s Theory of Symbolic Algorithm and Dalipaj’s Embryomorpheme Theory seem to be closer to Sri Aurobindo’s Living Force of Sanskrit Sound than the results to date of the Comparative Linguistics. Only time will tell.”

Qëllimi i shkrimit tim ka qenë të bëj një lidhje midis pikëpamjes gjuhësore të Shri Aurobindos dhe teorive linguistike të Petro Zhejit dhe Agron Dalipajit. Në fund të shkrimit unë konstatoj se – me sa i kuptoj unë si historian këto teori gjuhësore – teoritë e reja të Zhejit dhe Dalipajit duken të jenë më afër pikëpamjes së Shri Aurobindos lidhur me forcën e gjallë të tingullit sankrit sesa rezultatet e deritanishme të gjuhësisë krahasuese.

Më 5 qershor 2025, kur kam kërkuar për kureshtje, kam gjetur numrin e parë të “Albanian Studies” të vitit 2025 të botuar online në ëebsite-in e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë me shkrimin tim të botuar në të në faqet 203 deri 217 në rubrikën “Linguistics and Literature”. Në po të njëjtën ditë unë ua dërgova disa kolegëve dhe miqve të mi këtë shkrim timin të botuar në revistën në fjalë me e-mail dhe e botova menjëherë në Substack.

Ditën e nesërme, më 6 qershor 2025, z. Gjon Boriçi, sekretari shkencor i revistës, ma ka dërguar me e-mail këtë shkrim timin të botuar në “Albanian Studies” si file PDF (redaksia e gazetës e ka marrë nga unë së bashku me këtë artikull): “I nderuar prof. Gostentschnigg, në attach jeni i lutur të gjeni artikullin tuaj të botuar në revistën Albanian Studies. Revistën mund ta shfletoni online në faqen zyrtare të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. https://akad.gov.al/periodiket/

Me respekt dhe falënderime për punën tuaj, Gjon Boriçi.”

Dhjetë ditë më vonë, më 16 qershor 2025, kam marrë një e-mail surprizë nga z. Boriçi lidhur me këtë botim, i cili ka shkaktuar korrespondencën si vijon:

Boriçi: “I  nderuar prof. Gostentschnigg, ndjesë që po ju shqetësoj. Arsyeja që po ju shkruaj është në lidhje me artikullin tuaj. Pas verifikimit të artikujve dhe recensave përkatëse, vumë re se mungonin recensat e artikullit tuaj. Për këtë arsye u vendos nga bordi që artikulli juaj të botohet në numrin tjetër në dhjetor 2025 pasi t’ju kemi dërguar recensionet nga recensentët për të reflektuar ndryshimet e nevojshme (nëse do të ketë të tilla). Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj. Me respekt, Gjon Boriçi.”

Gostentschnigg: “I nderuar z. Borici, ju tashmë më kishit dërguar artikullin tim të botuar me një file PDF. Edhe në numrin e parë të revistës të vitit 2025 në ëebsite-in tuaj e kisha gjetur artikullin tim. D.m.th. botimi është bërë zyrtar për mendimin tim. Si mund të tërhiqet një artikull i botuar tashmë? Përveç kësaj ua kam dërguar tashmë miqve të mi artikullin tim të botuar në Albanian Studies. Me respekt, Dr. Kurt Gostentschnigg.”

Boriçi: “I nderuar prof., është vetëm gabimi ynë. Ndjesë shumë edhe një herë.”

Gostentschnigg: “Më vjen keq, këtë unë nuk mund ta pranoj. Artikulli im është botuar tashmë në numrin e parë të këtij viti dhe unë insistoj në këtë botim. Unë pres nga redaksia e revistes ‘Albanian Studies’ ta rifusë artikullin tim përsëri në numrin e parë të këtij viti.”

Boriçi: I nderuar, për më shumë mund të kontaktoni me kryeredaktorin  e revistës prof. Marenglen Verli.”

Gostentschnigg: Nuk kam nevojë unë të kontaktoj kryeredaktorin, këtë nevojë e keni ju. Ju më keni dërguar artikullin tim të botuar me file PDF, të cilën e kam shpërndarë ndërkohë ndër miqtë e mi. Një artikull shkencor i botuar një herë nuk tërhiqet më. Tërheqja e një artikulli shkencor lë shumë vend për dyshim. Në qoftë se nuk rivendoset artikulli im brenda shtatë diteve, atëherë do ta kontaktoj shtypin shqiptar lidhur me këtë çështje dyshuese. Me respekt,Dr. Kurt Gostentschnigg.”

Boriçi: “I nderuar, unë ju vura në dijeni. Për çdo informacion të mëtejshëm nga bordi do t’ju vë në dijeni. Gjon Borici.”

Gjoja kanë harruar të merrnin dy recensat e nevojshme për shkrimin tim … “Pas verifikimit të artikujve dhe recensave përkatëse, vumë re se mungonin recensat e artikullit tuaj” – vetëm në ditën e dhjetë pas botimit të revistës me shkrimin tim e paskan vënë re? Kaq shumë anëtarë të redaksionit (Publishing Board: 13 anëtarë, Editorial Board: 15 anëtarë) nuk e paskan vënë re se mungonin dy recensat mbi shkrimin e Kurt Gostentschnigg-ut, historanit dhe albanologut austriak, i cili kishte dërguar për herë të parë një shkrim në anglisht për botim në revistën “Albanian Studies”? Gjithsej bëhej fjalë vetëm për tetë shkrime dhe vetëm për një shkrim në rubrikën “Linguistics and Literature”. Kjo është shumë e çuditshme dhe e pabesueshme. Ka vetëm dy mundësi: ose redaksia e revistës ka vepruar në mënyrë joprofesionale, ose ajo ka realizuar me vonesë – vetëm pas ditës së dhjetë të botimit të shkrimit tim! – se përmbajtja e tij kundërshtoka vijën mainstream të shkencës akademike.

Në qoftë se bëhej fjalë për një shkrim të zakonshëm brenda kornizës zyrtare të shkencës akademike, unë do ta kisha pranuar menjëhere, pa bërë fjalë fare, vendimin e redaksisë së revistës dhe do të kisha pritur në heshtje botimin e tij në numrin e dytë të vitit. Por ky shkrim në fjalë trajton tri tema, të cilat e shpërthejnë këtë kornizë akademike: pikëpamja e Shri Aurobindos lidhur me forcën e gjallë të tingullit sankrit, teoria e algoritmit simbolik të Petro Zhejit dhe teoria e embriomorfemave të Agron Dalipajit. Prandaj ekziston mundësia se mungesa e pretenduar e dy recensioneve është vetëm një pretekst për të tërhequr botimin e shkrimit tim, i cili është në favor të sjelljes së teorive të reja në fushën akademike për diskutimin e tyre të hapur. Brenda afatit të shtatë ditëve, të cilin ia kisha dhënë redaksisë së revistës, as nuk më kanë kthyer përgjigje me e-mail, as nuk e kanë rivendosur shkrimin tim në numrin aktual të “Albanian Studies”.

Si duket shkrimi im është bërë viktimë e censurës për shkak të shkenco-politikës. Sigurisht, unë nuk mund ta vërtetoj me fakte, vetëm mund të hamendësoj në këtë drejtim. Por as pala tjetër nuk mund të vërtetojë se mungesa e dy recensioneve është reale. Meqë unë jam një përkrahës i së vërtetës dhe lirisë së shkencës, e kam për detyrë ta bëj publik këtë rast dyshues, me qëllim që lexuesi të mund të formojë mendimin e vet për këtë çështje. Volteri paska thënë: “Unë mund të dënoj, çfarë ju thoni, por unë do të jap jetën time për këtë që ju të mund ta thoni atë.” Ai ka besuar se një diskutim dhe këmbim i hapur i ideve është i domosdoshëm për një shoqëri të kulturuar. Ai ishte i mendimit se duhen dëgjuar edhe mendime devijuese për të krijuar një botë më të drejtë dhe më të arsyeshme.

Flitet për “forca serbe antishqiptare” brenda Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Pyetja ime është: Kush qëndron prapa këtyre forcave? Për mendimin tim njeriu nuk është armiku i njeriut, as populli nuk është armiku i popullit. Bëhet më shumë fjalë për forcat prapa forcave prapa forcave etj.. Është si kutia në kuti në kuti etj., ose kukulla ruse Matroschka në kukull në kukull etj.. Ata që bëjnë kërkime në këtë drejtim dhe ndjekin gjurmën e parasë, i kuptojnë fjalët e mia. Njeriu, populli, kombi, njerëzimi duhet të zgjedhë midis bashkimit dhe përçarjes, midis lirisë dhe skllavërimit. Një pjesë e lirisë së njeriut është liria e shkencës.

Etiketa: Agron Dalipajnakademia e shkencavealbanologu austriakFerdinand DervishiPetro Zhejin

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazetari: Nëse “zbërthehet” Google Pixel, mund të zbardhet vrasja e Ervis Martinajt

15:36 : 22/05/2025
AKTUALITET

Ferdinand Dervishi i “Shqipëria Bëhet”: Kemi adresuar në SPAK një sërë shkeljesh të Kodit Zgjedhor

19:04 : 11/05/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Denoncimi: Si Rama përdori drejtorët e administratës për mitingun e Kavajës

16:16 : 08/05/2025
AKTUALITET

Denoncimi i gazetarit Dervishi: Makina e ministrisë së Brendshme kontrabandon flori (FOTO-DOKUMENTE)

23:22 : 24/04/2025
AKTUALITET

Atentatet, Dervishi: Krimi i lidhur me pushtetin

12:18 : 18/04/2025
AKTUALITET

Vjedhja e TIMS dhe ‘Xibraka’, Ferdinand Dervishi kallëzon në SPAK Bledi Çuçin, Taulant Ballën dhe 10 të tjerë

15:06 : 09/04/2025
Para

Sulmi ndaj faqes online të Bashkisë Tiranë, zgjatet afati për regjistrim në çerdhe dhe kopshte

TË GJITHA

Izraeli sinjalizon dialog me Iranin: Bisedimet mund të nisin së shpejti

23:04 : 24/06/2025

“Më duan shumë skuadra”, Jasir Asani flet pas ndeshjes së fundit në Korenë e Jugut

22:59 : 24/06/2025

Horoskopi ditor, 25 Qershor 2025

22:55 : 24/06/2025

Franceska Murati thyen heshtjen pas zjarrit në banesë: Ja e vërteta

22:50 : 24/06/2025

Alimehmeti kritika KQZ, KAS dhe Kolegjit Zgjedhor: Nuk panë provat që ne kandidatët ofruam

22:39 : 24/06/2025
Δεύτερη ημέρα της πυρκαγιάς στο νησί της Χίου, Δευτέρα 23 Ιουνίου 2025. Στα μέτωπα της φωτιάς επιχείρησαν 190 πυροσβέστες - ανάμεσά τους 11 ομάδες πεζοπόρων - 38 οχήματα και 4 εναέρια μέσα, υδροφόρες και μηχανήματα έργου από τον Ελληνικό Στρατό και την Τοπική Αυτοδιοίκηση.  
(ΚΩΣΤΑΣ ΑΝΑΓΝΩΣΤΟΥ/EUROKINISSI)

Zjarri masiv në Kios, Greqia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

22:17 : 24/06/2025

Theo Hernandez drejt Al Hilal, pagë prej 20 milionë euro në sezon

22:08 : 24/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com