Nico Gonzalez ishte një nga transferimet e bujshme që bëri Man. City gjatë merkatos së janarit, ku pagoi 60 milionë euro për kartonin e tij te Porto.
Transferimi i Nico Gonzalez ishte kërkesë e Guardiolës, pasi e shikonte mesfushorins spanjoll si zëvendësuesin ideal të Rodri-t.
Por 6 muajt e parë të Gonzles te Man. City nuk kanë qenë aspak të lehtë, pavarësisht aftësive të tij teknike dhe vizionit të lojës, konkurrenca e fortë te mesfusha e “Qytetarëve” e ka penguar 23-vjeçarin të tregojë vlerat e tij.
Në këtë situatë, mesfushori po mendon për një rikthim në La Liga, ku më parë ka qenë pjesë e Barcelonës dhe si huazim te Valencia. Për Nico Gonzalez ka interes konkret nga Villarreal, e cila sezonin e ri do të luajë edhe në grupet e Champions League dhe e sheh spanjollin si një përforcim ideal për repartin e mesfushës.
Te Manchester City nuk janë kundër këtij operacioni, por do të jetë thjesht një huazim, pasi drejtuesit e “Qytetarëve” kanë besim të plotë tek aftësitë e Nico Gonzalez dhe nuk duan ta humbin atë përgjithmonë, aq më tepër duke ditur që kanë paguar 60 milionë euro vetëm pak muaj më parë. Javët në vijim pritet të zyrtarizohet marrëveshja ems dy klubeve për huazim e Gonzalez drejt Villarrealit, ndërsa ende nuk dihen detajet e tjera.