Nga Arben Malaj
Sot është dita e fundit e leksioneve në akademi, por ky nuk është rasti i fundit për Erionin – apo për “Erionët” e tjerë – dhe për komunitetin e drejtuesve të dështuar për të gjetur mundësi novatore, sidomos në epokën e inteligjencës artificiale, që të zhvillojnë leksione online.
Leksion publik/ sherbim publik – jo vetëm për të diplomuarit e akademive politike, por edhe për çdo të ri – dhe jo vetëm të ri – që ka një ndjenjë të pastër atdhedashurie dhe që ofrohet si misionar e jo si grabitqar, për të ndihmuar vendin e vet të këpusë zinxhirin e varfërimit moral që vjen nga pasurimi amoral dhe joligjor.
E bëj këtë postim për dy arsye kryesore: Së pari, sepse të mësuarit nga gabimet është një formë më efikase edukimi.
Së dyti, sepse Erion Veliaj, i cili aktualisht gëzon statusin e pafajësisë, mund të rifitojë besimin e publikut jo duke shkruar nga burgu për “mrekullitë” që i bëri Tiranës, por duke kërkuar një falje publike të sinqertë për ato që ka bërë gabim – madje shumë gabim – për shkak të mungesës së humanizmit, përvojës dhe ndikimit të një rrethi të vogël përfituesish abuzivë.
Të mësuarit nga gabimet sjell disa përparësi thelbësore:
(i) Vetëdija – Reflektimi pas një gabimi rrit ndërgjegjësimin për pikat tona të forta dhe të dobëta;
(ii) Kuptimi më i thellë – analiza e arsyes pse ndodhi gabimi ndihmon në kuptimin më të mirë të problemit ose situates;
(iii) Kujtesa më e fortë – Gabimet janë shpesh më të paharrueshme sesa sukseset e lehta; mësimet prej tyre mbeten gjatë në mendje;
(iv) Zhvillimi i qëndrueshmërisë – Mësimi nga dështimet forcon rezistencën mendore dhe e zbut frikën nga dështimi dhe
(v) Nxitja e kreativitetit dhe inovacionit – Gabimet shpesh na çojnë drejt zgjidhjeve të reja dhe të papritura.
Ka raste kur individë me gabime serioze në të kaluarën, në politikë apo biznes, ndajnë përvojat e tyre për të paralajmëruar të tjerët. Edhe pse rrallë shfaqen si këshilltarë zyrtarë, përvoja e tyre e kaluar përdoret si mësim i vlefshëm për shoqërinë.
Poshte eshte draft shkrimi, kushdo qe mund te kontribuoj sinqerisht dhe vetem positivisht per kete draft artikull eshte i mirepritur.
Jave te mbare!
Dradt shkrimi –
Pse Erion Veliaj –
duhej të kishte qenë lektori senator për studentët e rinj të Akademisë Politike të PS?
E bëj këtë postim për dy arsye kryesore: Së pari, sepse të mësuarit nga gabimet është një formë më efikase edukimi. Së dyti, sepse Erion Veliaj, i cili aktualisht gëzon statusin e pafajësisë, mund të rifitojë besimin e publikut jo duke shkruar nga burgu për “mrekullitë” që i bëri Tiranës, por duke kërkuar një falje publike të sinqertë për ato që ka bërë gabim – madje shumë gabim – për shkak të mungesës së humanizmit, përvojës dhe ndikimit të një rrethi të vogël përfituesish abuzivë. Të mësuarit nga gabimet sjell disa përparësi thelbësore: (i) Vetëdija – Reflektimi pas një gabimi rrit ndërgjegjësimin për pikat tona të forta dhe të dobëta; (ii) Kuptimi më i thellë – analiza e arsyes pse ndodhi gabimi ndihmon në kuptimin më të mirë të problemit ose situates; (iii) Kujtesa më e fortë – Gabimet janë shpesh më të paharrueshme sesa sukseset e lehta; mësimet prej tyre mbeten gjatë në mendje; (iv) Zhvillimi i qëndrueshmërisë – Mësimi nga dështimet forcon rezistencën mendore dhe e zbut frikën nga dështimi dhe (v) Nxitja e kreativitetit dhe inovacionit – Gabimet shpesh na çojnë drejt zgjidhjeve të reja dhe të papritura.
- Ka raste kur individë me gabime serioze në të kaluarën, në politikë apo biznes, ndajnë përvojat e tyre për të paralajmëruar të tjerët. Edhe pse rrallë shfaqen si këshilltarë zyrtarë, përvoja e tyre e kaluar përdoret si mësim i vlefshëm për shoqërinë. Patrick Nolan – Ish-ligjvënës republikan i dënuar për korrupsion në vitet 1990, u bë aktivist për reformën e drejtësisë penale pas lirimit. Sam Mangel – Ish-biznesmen amerikan i dënuar për mashtrim financiar, që pas daljes nga burgu ndihmon të tjerë të përgatiten për sistemin penitenciar. Erion Veliaj duhet të fillojë autokritikën e thellë dhe të sinqertë tek : Gjyshet me fëmijë në krah dhe nënave me foshnje në gji, të cilave ua shembi shtëpitë në mes të dimrit, duke i lënë në rrugë; Gjyshes dhe nënave të përlotura që shisnin cepeve te rrugeve te Tiranes për të mbijetuar dhe për të blerë ilaçe. Shitësit ambulantë që u larguan dhunshëm, janë një dukuri e pranishme edhe në qytetet më moderne të botës; ; Qindra mijëra banorëve që u gjobitën në mënyrë të pamëshirshme për automjetet e tyre, ndërsa rrugët bllokoheshin nga ndërtimet e reja; Mijëra pronarëve të cilëve u shtetëzuan pronat për projekte publike, pa kompensim të drejtë dhe të plotë financiar; Mijëra pronarëve të vegjël të cilëve u bllokuan pronat qëllimisht për t’u shitur më pas me çmime të ulëta tek oligarkët; Çdo pronar të ligjshëm që u përball me burokraci ekstreme, duke e pamundësuar ushtrimin e të drejtës dhe të investimit në pronën e tij; komuniteteve që bënin peticione për probleme të rënda, por që u injoruan sistematikisht, duke u mohuar përfaqësimi; banorët që gjobiten në mënyrë të padrejtë, ndërkohë që ndërtimet zënë hapësirat publike duke shkelur të drejtën për lëvizje të lirë – gjë që nuk ndodh në asnjë vend të BE-së; nje falje publike te gjithe atyre qe mbronin mos prishjen e Teatrit te Tiranes. Histori nuk shitet per kulla qofte edhe duke perfitar nj teater: moderne dhe për çimentimin dhe kioskimin e Parkut të Madh të Tiranës – streha më e rëndësishme anti-stres për qytetarët.
Një falje publike dhe një reflektim i thellë janë më të vlefshëm se çdo pretendim për sukses.
Erion Veliaj mund të shërbejë si një rast studimi – një kujtesë për atë që nuk duhet bërë. Dhe nëse zgjedh të flasë hapur për gabimet e tij, ai mund të ndihmojë realisht brezin e ri të politikanëve të mos i përsërisin ato. Veliaj mund dhe nqs do duhet të komunikojë me publikun jo nga pozitat e suksesit të vetëdeklaruar, por nga qelia e paraburgimit, për politikat varfëruese te bashkise që kanë prekur qytetarët e Tiranës. Të gjitha këto raste duhet të jenë pjesë e leksioneve të Erion Veliajt në Akademinë e PS-së, me fokus: të mësojmë nga gabimet. Veliaj mund të shpallet i pafajshëm penalisht, por e ka shumë të vështirë të shpallet i pafajshëm moralisht. Edhe sikur të dënohet, bazuar në kufizimin kushtetues për mbajtjen e një funksioni publik deri në 5 vite, ai ka mjaft kohë për t’u ringritur, për të shërbyer, e jo për t’u hakmarrë.
Leksioni i Erionit për të rinjtë e grupit parlamentar është shumë më i dobishëm se ai i “senatoreve” që këtë status e ka fituar vetëm përmes kacafytjes për kate kullash dhe vetëshërbimit servil – duke përfituar personalisht nga çdo kryetar që dukej potencialisht si lider i së ardhmes.
Ligjvënësit e rinj – por jo vetëm ata – duhet të trajnohen për të mësuar nga gabimet. Akademia, në bashkëpunim me Erionin – por edhe me çdo të dënuar, apo në pritje për dënim, nga radhët e mandatuarve të PS-së në poste të rëndësishme në nivel vendor apo qendror – mund të hartojë një manual se çfarë nuk duhet të bëjë kurrë një i zgjedhur në mandat politik apo qeverisës në asnjë nivel.
Ndoshta sot është dita e fundit e leksioneve në akademi, por ky nuk është rasti i fundit për Erionin – apo për “Erionët” e tjerë – dhe për komunitetin e drejtuesve të dështuar për të gjetur mundësi novatore, sidomos në epokën e inteligjencës artificiale, që të zhvillojnë leksione online – jo vetëm për të diplomuarit e akademive politike, por edhe për çdo të ri – dhe jo vetëm të ri – që ka një ndjenjë të pastër atdhedashurie dhe që ofrohet si misionar e jo si grabitqar, për të ndihmuar vendin e vet të këpusë zinxhirin e varfërimit moral që vjen nga pasurimi amoral dhe joligjor.