• Kontakt
Thursday, June 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Takimi ‘sqarues’ i shkuar keq, si u dhunua brutalisht Sidorel Prendi nga Vis Martinaj dhe grupi i tij

22:23 : 18/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Takimi Martinaj-Prendi u vendos të zhvillohej në Fushë-Kuqe, zonë e njohur si baza e Ervisit. Sidorel Prendi nuk kishte shkuar atje për luftë, shkoi për të “negociuar”.

Por, nga ajo bazë ai doli i dhunuar rëndë, pa nder siç thuhet mes njerëzve të asaj bote… U ndje i tradhtuar.

Në vend që të pritej nga një grup garantësh, ai u përball me grupin e dhunës. Ervis Martinaj, bashkë me të besuarit e tij, e rrahën Sidorelin në mënyrë brutale. E lidhën, e goditën me sende të forta, e më pas, e hodhën jashtë në gjendje mjaft të rëndë… Kjo ngjarje, as u zbulua dhe as u denoncua kurrë.

Thuhet se Martinaj, e la të gjallë vetëm që ti kujtonte se kush e kishte në dorë jetën e tij. Por, ky ishte autogol… Prendi ka qenë një nga personat që dinte shumë për grupin e tij.

“Prej disa kohësh organi i akuzës ka filluar të funksionojë në bazë të asaj që quhet regjistrimi i veprës, por jo i autorit. Dhe duke qenë se për ngjarje të rënda kriminale, më përpara regjistrohet vepra dhe jo autori, por emri i autorit ndoshta nuk regjistrohet kurrë. I jep mundësi palëve të dëmtuara në këtë rast që të kenë mundësi, dhe të kenë akses dhe të marrin informacion nga dosjet” u shpreh avokati Ermal Hamataj.

Lexo edhe:

E rreh gruaja, 38-vjeçari: Dyshoj se më tradhtonte! Shkova te puna t’i bëja një surprizë, por…

“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan

“Nuk e shoh shumë efektiv, bashkëpunimin mes këtyre strukturave dhe mendoj se ajo është ajo që sjell më pas çedimin e zbulimit të ngjarjeve të ndryshme, gjithashtu mendoj se duhet të jetë edhe më efektiv”- u shpreh Dea Toçi, avokate

Pas dhunimit çnjerëzor nga grupi i Martinajt dhe tradhtisë që ndjeu nga Ylli Brahimi, Sidorel Prendi nuk u tërhoq. Ai nuk kërkoi drejtësi nëpër institucione. Ai kërkoi hak. Dhe për këtë, duhej të formonte aleanca të reja, me njerëz që kishin po aq gjak për të larë sa ai.

Në qarqet e botës së të krimit, urrejtja ndaj Ervis Martinajt nuk ishte e re. Për shumë, Martinaj ishte kthyer në një figurë që duhej eliminuar, një njeri që kishte thyer aleanca, prishur pazare, si dhe kishte vënë në shënjestër, emra të njohur të botës së krimit. Për këtë arsye Sidorel Prendi afrohet me Durim Bamin, i cili vitet e fundit ishte në konflikt të hapur me Martinajn.

Ai kishte nisur të frekuentonte zonën e Niklës, aty ku ndikimi i Durim Bamit ishte i pakontestueshëm. Në këtë mjedis, ku çdo fjalë peshohet me plumb dhe çdo shtrëngim duarsh fsheh një aleancë të re, Sidorel Prendi gjen hapësirën për t’u pozicionuar kundër Martinajt.

“Duhet që strukturat e policisë edhe të prokurorisë të kenë bashkëpunimin që thashë në krye të herës për të qenë më efektivë në mënyrë që mos të kryhen këto vepra, pasi kryhen më pas edhe vënie përpara përgjegjësisë së autorëve nuk kanë vlerën e njëjtë”- u shpreh Alban Qafa, avokat.

Prendi nuk ishte më vetëm një viktimë që kërkonte hakmarrje. Ai ishte tashmë pjesë e një fronti të heshtur, por shumë të rrezikshëm, të formuar nga ata që kishin një qëllim të përbashkët: eliminimin e njeriut më të fuqishëm në botën e krimit Ervis Martinajn.

Kjo aleancë nuk ishte thjesht një bashkëpunim. Së bashku Durim Bamin, klanin Duka, e të tjerë, formuan një bosht të ri kundër dominimit të Martinajt. Hakmarrja e “Sidit”, nisi me atë që e tradhëtoi. Në krye të listës nuk ishte Brilanti. As Ervisi. Ishte Ylli Brahimi, njeriu që e kishte shitur. Njeriu që e theu në besë.
Më 13 janar të viti 2021, qendra e Milotit u kthye në skenën e një atentati të mirëorganizuar. Ylli Brahimi në atë kohë, një emër periferik për publikun, por kyç në pazaret e brendshme të botës së nëndheshme, u qëllua me breshëri.

45-vjeçari ndodhej në trotuar, duke biseduar me dy persona të tjerë, kur një motor në të cilin ishin dy persona me skafandra iu afrua, dhe pasagjeri hapi zjarr drejt tij. Brahimi u plagos, por shpëtoi pa rrezik për jetën. Ndërsa autorët u zhdukën brenda pak sekondave.

“Dy persona që kanë qenë shokë, kthehen në armiq vrasin njëri tjetrin, kur njëra nga palët i bën gol palës tjetër. Nuk likuidon lekët e furnizimit me lëndë narkotike, qoftë me kokainë qoftë me hashash, apo qoftë edhe borxhet që rrjedhin nga lekët me fajde, që merren për të financuar një aktivitet të paligjshëm të lëndëve narkotike, apo qoftë edhe nga lojërat e fatit”-u shpreh Alban Qafa, avokat./ Inside Story- Top Channel

Etiketa: dhunegrupimartinajSidorel Prendi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E rreh gruaja, 38-vjeçari: Dyshoj se më tradhtonte! Shkova te puna t’i bëja një surprizë, por…

13:47 : 18/06/2025
AKTUALITET

“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan

21:10 : 17/06/2025
AKTUALITET

Nënë e bijë dhunojnë fizikisht 14-vjeçaren në Tiranë

15:40 : 17/06/2025
BOTA

OKB: Grupi për shpërndarjen e ndihmave në Gazë ka dështuar në misionin e tij

15:10 : 13/06/2025
AKTUALITET

Identifikohet shqiptari që dhunoi punonjësin e pastrimit në Athinë, rezulton me 17 precedentë penalë/ EMRI

21:01 : 11/06/2025
AKTUALITET

15-vjeçari me probleme mendore dhunon babain dhe gjyshen! 85-vjeçarja: Më ka ngacmuar dhe seksualisht

21:13 : 10/06/2025
Para

Lojtarët që Barcelona mund të shesë për të regjistruar Nico Williams

TË GJITHA

Drejtuesi i SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurorit Robert Kote

09:11 : 19/06/2025

Trump ka miratuar planin e sulmit ndaj Iranit?

09:06 : 19/06/2025

Fordo – zemra e programit bërthamor të Iranit

08:57 : 19/06/2025

Arrestohet punonjësi i shërbimeve funerale, vidhte në varrezat e Korçës

08:56 : 19/06/2025

I përfshirë në një grup të strukturuar kriminal, arrestohet malazezi në Spanjë

08:49 : 19/06/2025

Draft-raportet nga Brukseli ekspozojnë “fasadën e qeverisë” ndaj integrimit

08:35 : 19/06/2025

DW: Ç’ndodh me ekonominë botërore nëse Irani bllokon Hormuzin?

08:31 : 19/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com